E vërteta e PD-së së Bashës, që mban në pushtet qeverinë e Edi Ramës

28 Maj 2018, 07:35Politika TEMA

Nga Skerdilajd Zaimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka postuar një status në Facebook përmes të cilit ka komentuar dhe mbrojtur protestën e tij të djeshme. Thelbin e saj, z. Basha e ka përmbledhur te fjalia:

Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.

Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja”.

E vërteta është zgjidhja. Mirëpo ka disa të vërteta për çështje të ndryshme. Një ndër to është edhe se z. Basha nuk respekton parimet e zgjedhjeve të lira brenda partisë së tij. E vërteta është se nuk nuk e dimë edhe sot e kësaj dite se çfarë është marrëveshja e majit 2017, se përse në asnjë çast, z. Basha nuk distancohet preh saj edhe pse mori kosto jo të vogla.

Ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë se për cilat arsye PD-ja e tij nuk arriti në katër vitet e para të largonte një ministër të Brendshëm si Sajmir Tahiri të cilin gjoja e hetoi edhe për pajisjen përgjuese. Është e vërtetë se PD-ja katalizoi procesin e dekriminalizimit, se ajo pati rol në amendimin e paketës për reformën në drejtësi. Por asgjë nuk e ndan qëndrimin e saj nga interesa politike që pak kanë të bëjnë me interesin publik.

Por le të flasim për fuqinë e të vërtetës që sipas z. Basha mund të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës. Ne dëgjojmë prej javësh tashmë zyrtarë të PD-së se ka disa video të tjera për ministra të qeverisë Rama. Video që përfliten në formë shantazhi, që as publikohen, as sqarohen se nga vijnë dhe as depozitohen në prokurori për t’u bërë pronë e interesit publik.

Cila është e vërteta e interesit të PD-së në këtë rast? Nëse ai është interesi publik, ajo nuk mund të sillet si qytetari dixhital i Sali Berishës. Që një forcë të kthehet në alternativë ajo duhet që të fitojë besimin e përgjithshëm se mund të administrojë disa të vërteta, jo si hipotekë shantazhi, por si mënyrë për pastrim. PD-ja e z. Basha nuk e ka këtë vullnet, përderisa degradon deri në pikën që bën kauzë pretendimet e një personazhi të dyshimtë si Albert Veliu, aka Babalja dhe përderisa është në aleancë fluide me pushtetin.

Vetë z. Basha nuk gënjen dot më me imazhin e një tribuni që gdhihet e ngryset me merakun për Shqipërinë.

Kjo nuk është një tendencë keqdashëse ndaj opozitës – nëse një gjë e tillë është PD-ja – është thjesht një perceptim mbi negativin e z. Basha i cili është autor dhe përgjegjës ekskluziv i likujdimit të besimit ndaj tij dhe forcës politike që drejton.

Përndryshe e drejta e tij për të thënë të vërtetën nuk mohohet, por këtë të vërtetë e di çdo qytetar. Ne e dimë pak a shumë se kush është Ogerta, Damiani, Fatmiri, Sajmiri, Edi, apo edhe sa vëllim cerebral ka Etilda. Çfarë i shton në kandar kësaj të vërtete z. Basha me të vetët? Asgjë, veçse na kujtojnë se ata janë aty në radhë për të zënë karriget. Dhe nëse kjo është alternativë, atëherë ajo tradhëtohet për fatin e keq tonin dhe të PD-së nga e vërteta e madhe e një “opozite” që po bën një plan biznesi më shumë sesa një program për të ardhmen. E vërteta e kësaj opozite është autodenoncim i saj dhe kompromentim i çdo pretendimi retorik.

5 komente në “E vërteta e PD-së së Bashës, që mban në pushtet qeverinë e Edi Ramës”

  1. Ola says:

    Z.Zajmi cfardo te kete ndodhur me marrveshjen e 26 majit ju mendoni qe nje kryetar partie qe i ka shpetuar drejtesise me procedure per vjedhje dhe qe ka vrare kur ka qene minister mund te vije ne pushtet? Mbi cilat parime gjykoni ju apo per PD s’kane rendesi .

  2. Basha-Meta-Rama-Saliu=PPSH says:

    Per cadren e keni fjalen? Apo sarkazem? pse kemi nevoje te lexojme kete pacavure?
    Ja e verteta e hidhur per gjithe ju militante:
    ‘An EU strategy released in Feburary of this year, set a date of 2025 for Montenegro and Serbia to join the bloc first, as they are the most economically stable countries in the region’.

    Pra plani i BE eshte qe ne 2025 Serbia e MALI I ZI ti bashkohen familjes Evropiane me qe jane dy shtete me ekonomi me te qendrueshme……por edhe Shqiperia por jo para Serbise e Malit te Zi ose njekohesisht..sidoqofte data eshte 2025 dhe jo Qershori i ardhshem i Ramutit.

    Varet nga ju shqiptare nese doni ti bashkoheni kesaj familje akoma me Bashe/Meta/Ramut.

  3. labi says:

    Ndoshta duhen pershendetur disa thenie te Bashes te shkruara ne Facebook, por nuk kuptohet qarte se per cilin e ka fjalen qe ben thirrje per dhune, per Berishen qe doli hapur per dhune duke mbrojtur grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998, apo per ndonje tjeter brenda PD-se qe Basha nuk ka guximin ta thote me emer. Nqse ka pak burrni ta thote me emer, ne te kundert nuk u beson kush perrallave.

  4. Bushi says:

    Kame nje mendim te drejte.Edhe pse jame i majt,vleresoi mendimin dhe veprimin e Zotit Basha,per ate qe tha,se,nuk zgjidhet asgje me dhune.Pd-ke eshtte parti evropiane.Dhe kjo eshte shume e pranueshme.Ose parandalimin e dhunes ne protesten e 26 majit,qe veprim shume i drejte,qe nuk e kishim pare ndonjehere Bashen kaq demokrat,kaq evropian.Populli kete do,protesta paqesore,dhe jo shkaterrimtare,siç mendojne disa si Ylli Manjani qe donte te digjeshin institucionet,apo disa deputet injorant te pd-ke qe shtynin demostruesit drejte zjarrit.Jo,dhe jo.kete nuk e do populli.Pra veprimi dhe prnoncimi i bashes kundra dhunes,eshte i drejte dhe i pranueshem,nqs Basha e ka seriozisht.E THEM ME BINDJE,SE BESIMI TE ELEKTORATI I PD-KE DO TE KTHEHET VETEM DUKE VEPRUAR KESHU,NE MENYREN DEMOKRATIKE,DHE ASNJEHERE RADIKALE.Bolle ka vuajtur populli yne nga radikalizmi ne dekada.

  5. Alban Dega says:

    PLASI P….JESHKA NE PAZARIN E
    VICIDOLIT !

    – Hajde p… jeshka me lesh !
    – Hajde p…jeshka pa lesh !
    – Cdo perandori deri sot ka rene nga
    degjenerimi !
    – Partia Babale, Partia Banale apo Partia Havale e Sali Xen Lul… Fazlicit !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork..

    Qysh nga Perandorite me te vjetra ne Bote ato kineze ketu e 5 000 vjet me pare !
    Perandoria Romake me degjenerimin moral e mendor te Neronit qe urdheroi zjarrvenien e saj…
    Kartagjena me perversitetet dhe orgjite masive…
    Greqia e Lashte qe shkoi deri ne mesimin e seksit nene-bir, vajze- baba… flligeshti ne gjak …
    Perandoria otomane me haremet dhe degjenerimin qe kaloi cdo kufi …
    Nazizmi po ashtu …
    Komunizmi rus pati te njejten semundje dhe te njejtin fund … Shihni vetem rolin e sirenave ruse brenda vendit e sidomos jashte tij ne sherbim te ish- KGB-se dhe bijes se saj RIA -s, qe po trondisin Boten
    Nuk ben perjashtim nga ky rregull as PDSH- Perandoria e Degjeneruar e Shqiperise e Berishes, kjo “ Bande Gangsteresh” e “ kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ !
    Po te kini dyshim i rilexoni dhe rishihni bashkebisedimin e dy yjeve politike e mediatike te kudondodhurit e saj Enkeled Gebels Alibeaj, Grida Duma dhe Ervin Salianji, emblema e PDSH-se dhe e ardhmja e saj…
    Dy zagaret me lehes, me cinike…. me te pafytyre te PDSH-se bashke me Enkeleid Alibeajn e Lulezim P… jeshken !
    Hajde p.. jeshka me lesh… p…. jeshka pa lesh !
    E kane kthyer PD-ne ne Partine Babale, ne Partine me Banale, ne Partine Havale te Kryepeshkut dhe Kryehavales, kryefatkeqesise se Shqiperise- Saleh Ramollah Xen Berishes
    Hajde p… jeshka !
    Nuk ka me plasi peshku !
    Tani e tutje ka vetem Hajde p… jeshka !
    Plasi p… jeshka ne Pazarin e Roskovecit, me falni, ne Pazarin e Vicidolit !
    Cfare mund te presish tjeter nga nje parti qe udhehiqet nga nje P… jeshke mashkull si Lulezim Basha, qehajai dhe tagrambledhesi i Sali, Xen, Gita Berishes e co. ne krye te cifligut te tyre, Partise Demokratike te Shqiperise, qe eshte kthye ne Partine e prapanices se tyre, pra ne nje Parti Anale !
    Hajde p… jeshka me lesh !
    Hajde p… jeshka pa lesh !
    Plasi P…. jeshka … ne Partine Anale te Sali Vicidolit! A nuk ben ajo cfare ja do prapanica Havales se Shqiperise !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje