PD priti me padurim largimin e Donald Lu, tani ndryshon mendim. Alibeaj: Një orakull i vërtetë...

28 Maj 2018, 23:12Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se ambasadori amerikan si orakull i vërtetë deklaroi se ka pasur presion dhe ryshfet për lirimin nga “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Ndonese PD e ka pritur me padurim largimin e ambasadorit Donald Lu nga Shqiperi, madje duke nenvizuar se do te pastrohet ambasada ne Tirane, tashme ka ndryshuar mendim.

Dhe mendimin pozitiv e ka dhene pikerisht ish ministri i Drejtesise, deputeti Alibeaj qe nuk i ka lene kusur pa thene ambasadorit amerikan Donald Lu.

Alibeaj: Çfarë tha ambasadori amerikan dje? Ka thënë vetëm dy gjëra të thjeshta; ka presion dhe ka ryshfet. Presioni dhe ryshfeti ndaj sistemit gjyqësor janë vepra penale të rënda.

Kush e bën presionin, ai që ka mundësi ta bëjë presionin. Kush e bën ryshfetin ai që ka interes. Vepra penale. Si orakull i vërtetë ta tha dje dhe të ndodhi sot, në mes të ditës mirë dhe bukur.

Kjo është drejtësia. Ka gjë më të madhe pas 3-4 vitesh kur ka nisur reforma në drejtësi, ku duhet të binin në rrjetë peshqit e mëdhenj.

5 komente në “PD priti me padurim largimin e Donald Lu, tani ndryshon mendim. Alibeaj: Një orakull i vërtetë…”

  1. Kujtim says:

    Por, ajo qe tha z. Lu ka nje POR te madhe. Kush e ka bere presionin ndaj gjykatesve. Partia Demokratike mund te kete ofruar para qe Tahiri te mbahet ne arrest shtepiak ose ne arrest me burg. Perse u dashka te besojme variantin tuaj z. genjeshtar Alibeaj. Alibeaj ju jeni regjizor i mshtrimit Babale. Prandaj ne populli shqiptar i lutemi z. Lu qe ta coje deri ne fund deklaraten e tij dhe jo ne mes. Kush ka bere presione? Nese z. Lu i di atehere duhet ti coje informacionet qe zoteron ne Prokurori dhe personi qe ka ofruar rryshfet te futet ne burg per ‘obstruction of justise’, ‘Pengese e Drejtesise. Deri atehere, Alibeaj duhetv ti coje ato qe di ne Prokurori dhe ti provooje. Perndryshe ta mbylle halen qe leshon ere bajge lope sepse asnjeri nuk e beson.

  2. FORSTER says:

    Zoti Alibebaj jemi te ngopur deri ne gryke me “Intrigat tuaja “zoti Donald-Lu eshte ambasadori i I-re ne SHqiperi qe vuri piken mbi i tek njerzit e inkreminuar, qe as vete se dine , si do dalin nga ato prapesira qe kane bere,por fundi per hajer u qofte,se populli thote:Qesh ai qe qesh i fundit.

  3. alphade says:

    Po pse ore nipi i kriminelit me damke te zones Lushnje- Fier,
    Isa Toska a nuk mund te interpretohet edhe ndryshe dekla-
    rata e Ambasadorit Lu .?! Banda juaj ,zoti Alibeaj eshte mjesh-
    tre e korruptimit ,sidomos kryetari juaj qe ka bredhur kudo ne
    Angli,Amerike deri ne nje vend te humbur te Amerikes Latine,
    sic eshte Belise duke marre para nga biset ruse dhe qe kjo eshte
    e vertetuar katerciperisht..,Atehere perse mos te besojme qe kjo
    deklarate e ambasadorit Lu iu drejtohet juve sepse kryetari juaj
    eshte marifetci per kesi punesh. Sa i perket “presionit” kjo zoti
    Alibeaj ka te beje direkt me banden tuaj. Ambasadori Lu ketu iu
    drejtohet bandes tuaj. Sepse ju keni afro nje vit te tere qe beni
    presion qe ta shihni Tahirin ne burg. Banditet e tipit Sali Monstres
    e kane ne genin e tyre qe cdo gje ,cdo pisllik , cdo marifet, deri te
    cdo vrasje ia hedhin ne preher kundershtarit .Valle nuk ndodhi
    keshtu me vrasjen e Azem Hajdarit ?! Apo dhjetra e dhjetra krime
    te tjera ku banditet e horrat e Saliut menjehere leshojne gjirizet
    e ujrave te zeza nga goja per te akuzuar kundershtaret e tyre.
    Prandaj ne te dyja rastet zoti Lu duke zgjedhur stilin e tij “dubitativ”
    qe mund te interpretohet ” Libre al Bedriu”, gjithemone banditet
    pedeiste i interpretojne keto deklarata sipas oreksit te tyre politik.
    Kjo eshte aresyeja e madhe pse banda pedeiste cdo dite e me teper
    po rrudhet sepse eshte shndrruar ne nje “kotec pulash” qe vec dine
    te kakarisin pa bere “asnje veze”!!!!Pika qe s’ju bie …..!!!

  4. skrapari says:

    Edhe une jam dakort me thenien e Z.LU. Dhe e dini pse? Une mendoj : Presion dhe propozime per ryshfet ,ndaj gjyqtareve , e ka bere PD-ja. Deshtimi i turpshem i protestes se 26 majit 2018 , u kujtoi deshtimin e turpshem ndaj zgjedhjeve te 26 majit te vitit 1996. Ate dite lulezoi vjedhje e votave, dhunimi i opozites. Me qene se ujku nuk rri dot pa gjak,mendoi se do t’ja arrinte qellimit duke derdhur gjak.
    ” Por fshati qe duket nuk do kallaus” – totë populli. E Pd -ja ,kur pa se edhe ftesat nuk po i pranonte t’i ndante njeri,ndaj kryetari Lulzim Bash doli vet per t’i shperndare. Dy te ngrena nuk eshte keq – i tha Saliu. Ndaj, o burra , drejt gjyqtareve te fusim Sajmirin ne burg. Fitorja e demostrates se dhe arrestimi me burg i Sajmir Tahirit, eshte fitorja e pushtetit. Pse te mos mendojme ,derisa Lu nuk e cilsoi se cili pagoi dhe beri presion, se leke dhe presion ka bere opozita ? Per mua kjo eshte me e besueshme. Po ti Allajbeu,koburja e mbushur me urof, e Lulzimit , je dakort me mua ?

  5. miri says:

    Presioni dhe ryshfeti mund te jene bere dhe nga ju.Kini interes me shume se kushdo qe Tahiri te jete ne burg.Ambasadori ne thenjen e tij nuk ju ka perjashtuar ne asnje moment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje