Samuel Umtiti, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester United, ka pohuar se Barcelona do të duhet të “nxjerrë nga dera”, që të largohet.
Mbrojtësi i Francës ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila është duke u konsideruar nga disa klube.
Umtiti nuk ka dhene asnjë shenjë se do të kërkojë një lëvizje, pasi e ka deklaruar më parë dashurinë e tij për Barcelonën dhe tani ka sugjeruar se do të largohet vetëm nëse konsiderohet i tepërt te skuadra katalanase.
“Unë jam në një klub, që më lejoi të kuptoja ëndrrën time për të luajtur atje.
Jam ende në kontratë për momentin.
Pra, për mua, që të largohem, ose duhet të më hedhin jashtë dere, ose vetë vendos të largohem”, i tha “L’Equipe” 24-vjeçari.
Kontrata e tanishme e Umtitit zgjat deri në vitin 2021.