Emri i Maqedonisë, Zaev: Do të ratifikohet në kuvend dhe me referendum

30 Maj 2018, 17:49Rajoni TEMA

Emri i Maqedonisë do të ratifikohet në Kuvend dhe do të miratohet me referendum nësë gjatë këtij viti pasi të arrihet marrëveshja me Greqinë.

Kryeministri i Maqedonisë deklaroi se dy vendet janë afër marrëveshjes për të zgjidhur konfliktin disa vjeçar midis tyre.

Zaev tha se referendumi për çfarëdo zgjidhjeje do të gjendet do të mbahet në shtator apo tetor dhe se parlamentet e të dy vendeve do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen paraprakisht.

Bisedimet për emrin e Maqedonisë kanë rifilluar pas dështimit të marrëveshjes për emrin Republika Ilidnase e Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias dhe homologu i tij Maqedonas Nikolla Dimitrov deklaroi se marrëveshja është në fazën përfundimtare.

Propozimet në tryezën e dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë nga ndërmjetësi amerikan MatthewNimetz  janë Maqedonia e Epërme, Veriore, e Vardarit e Re ose Republika e Maqedonisë.

Autoritet presin që zgjidhja të vendoset  para samitit të BE-së me  28 qershor. Zgjidhja e emrit të Maqedonisë do të ndikoj pozitivisht për ecurinë e mëtejshme në integrim në Bashkim Europian.

2 komente në “Emri i Maqedonisë, Zaev: Do të ratifikohet në kuvend dhe me referendum”

  1. Me thene te drejten says:

    Makedonia e Veriut!!!!

  2. undefined says:

    Hahahaha kurdo-libanezet e Athines do te diskutojn emrin e Maqedonise se Lashte me barbaret e Stepave te Uralit……pastaj habitemi perse Europa ka marre rrugen e m……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje