Parlamenti i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë.
Rezoluta e propozuar nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, është miratuar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Rezoluta është përkrahur edhe nga qeveria e Kosovës.
Rreth 1 milion thirrje kryhen nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas.
Rezoluta parashikon ngritjen e një komisioni i përbashkët qeveri-Kuvend për fillimin e bisedimeve për eliminimin total të tarifave roaming të telefonisë celulare në Kosovë dhe Shqipëri.
Marrëveshja do të zbatohet nga Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Telefonike dhe Postare të Kosovës dhe ai i Shqipërisë.