Ivica Daçiç: Liderë shqiptarë më kanë thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mirë

29 Maj 2018, 09:26Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur se mes shqiptarëve dhe disa liderëve të tyre politikë, ideja e ndarjes së Kosovës konsiderohet normale dhe racionale. Sipas tij, janë mentorët e shqiptarëve, pra fuqi të huaja, ato që imponojnë axhendë tjetër në bisedimet me serbët.

“Unë e them sërish, se nëse shqiptarët do të uleshim dhe të flisnim me ta për mentorët e tyre, do të binin dakord për ndarjen e Kosovës, sepse është një zgjidhje e mirë edhe për ta. Disa liderë shqiptarë ma kanë thënë këtë gjë hapur mua”, është shprehur Daçiç.

Sipas tij, iniciativa e presidentit Vuçiç për të gjetur një zgjidhje për Kosovën është shumë e vështirë, pasi është thuajse e pamundur të negociosh një zgjidhje të mirë me një palë që ka përkahës të fuqishëm që janë të gatshëm të përmbushin çdo kërkesë të shqiptarëve.

I pyetur mbi qëndrimet e Kishës Orthodhoske Serbe, Daçiç ka thënë se ai respekton Kishën, por se nuk shikon që ajo të ofrojë ndonjë zgjidhje për këtë situatë.

Ideja serbe e ndarjes së Kosovës është riaktivizuar së fundmi me çështjen e Asosacionit të Komunave, ndërkohë që ajo po paraqitet si zgjidhje kompromisi, kur në fakt ngjan më shumë të jetë një fitore politike serbe.

Aktualisht Kosova është jashtë juridiksionit të Serbisë dhe Beogradi nuk ka realisht asnjë mundësi për ndërhyrje direkte në shtetin e ri, kufijtë e të cilit janë përcaktuar edhe me dokumentin që Serbia e ka më shumë përzemër: Rezolutën e OKB-së 1244.

Në thelb kërkesa për ndarje zhbën edhe alibitë juridike dhe kushtetuese të Serbisë ndaj Kosovës, e cila i ekspozohet ndarjes si opsion, jo sepse është në vetvete më i miri, por sepse Kosova është shtet i dështuar. Më I dështuar ndoshta edhe se Shqipëria për shkak të krimit dhe korrupsionit. Dhe një shtet i tillë nuk krijon dot legjitimitet të institucioneve, as përbën zgjedhje për qytetarët e vet.

9 komente në “Ivica Daçiç: Liderë shqiptarë më kanë thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mirë”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Kush ndan a Kosoven eshte tradhetar dhe ska vend ne kete bote. Shqiptaret nuk duhet te harojne vdekjet dhe shkaterimet e shqiptarve.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Kush ndan Kosoven eshte tradhetar dhe ska vend ne kete bote. Shqiptaret nuk duhet te harojne vdekjet dhe shkaterimet e shqiptarve. Shqiptaret nuk duhet te vonohen tani per bashkimin e Ilirise

  3. says:

    Korea po bashkohet, ndërsa Serbia do coptime

  4. Loni says:

    Si mund te ndahet nje vend qe banohet me pothuajse 95 % shqiptare? ! Çfare mesimesh ka bere Daçiçi ne shkolle? !

  5. Kulla e Viçidolit says:

    Ndarje ???
    Thua te jete e vertete c’ka thote ky Gëbelsi I Serbisë!!
    Kush valle jane keta lider qe kane fol per ndarje..
    Deri dje kisha degjuar ndrrim ( Veriun me Preshevë e Bujanovc).
    Po ndarje..
    Kush valle jane keta zogj kurvash??
    Apo shashka e rradhes se Serbisë!

    1. mirel says:

      Po kush jane pervecse tradhetareve shqiptare qe pine raki me Dacic, ju thone serbeve vellezer, shesin detin dhe japin varreza per Greqine, njelloj si ata qe japin toka per Malin e Zi.
      Delimitim i thone, qe shkurt e sakte quhet tradheti.

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Nuk ka faj ky joooo. Faji eshte yni.

  7. Fieraku nga Ferrasi says:

    Shin ky sazexhiu
    Qe bythen Erdoganit ja lepiu.
    Ky me te verrete nuk ka faj,fajin e Kan ketà qe na udheheqin.Na Kane cu per lesh.

  8. Fieraku nga Ferrasi says:

    O mero botoi komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje