Nga Blendi Gashi
Përkundër pakënaqësive të opozitës dhe një pjese të pushtetit (partisë së Fatmir Limaj), që presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë bisedimet me Serbinë ky i fundit sipas të gjitha gjasave nuk do ndalet dhe në gjysmën e dytë të qershorit do të udhëtojë drejt Brukselit për të rinisur bisedimet me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, për siç po quhet fazën finale.
Se Thaçi nuk do t’ia lë në dorë Kuvendit të vendos për udhëheqësin e bisedimeve po e pranon në një mënyrë tashmë edhe LDK-ja e Isa Mustafës.
Është shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Avdullah Hoti që tërheq vërejtjen se kushdo që udhëheq negociatat me palën serbe krye në vete do marrë dënimin nga populli, duke aluduar në Thaçin se mund të lidh marrëveshje të fshehta edhe pse nuk ja përmend emrin.
“Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon. Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitetin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme. Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, shkruan Hoti në Facebook.
Se LDK nuk po mund ta stopon Thaçin në një mënyrë e pranoi edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri në një emision televiziv ku e la të hapur mundësinë t’i bashkangjitet ekipit të palës kosovare.
“Nëse LDK-ja vlerëson të më delegojë… do të shkoj”, ka thënë Haziri.
Ai ka kujtuar se tashmë po e përfaqëson partinë në të gjitha tavolinat, tryezat ku po flitet për dialogun.
“LDK nuk i frikësohet sfidave të rënda”, ka pohuar Haziri.
Për dallim nga Haziri bashkëpartiakët e tij kundër deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj por jo vetëm janë shprehur se presidenti Thaçi nuk është figura e duhur për të qenë udhëheqës në këto bisedime.
Kujtojmë se Bekim Çollaku, këshilltari politik i Thaçit ju është kundërpërgjigjur zërave kundërshtues si nga opozita e pushteti duke thënë se “presidenti nuk ka nevojë të marrë miratimin e Kuvendit për të qenë kryenegociator”.
Brenda tre javësh pritet të mësohet saktësisht nëse Thaçi do shkojë në Bruksel me vizën apo jo të Kuvendit dhe nëse përfaqësues nga opozita do t’i bashkohen apo jo. (tesheshi)
Me Taqin nuk udheheqe as kushtetuta as kuvendi, por Quinti (The Big Five). Dirigjimi i Taqit nga Quinti, pa e permendur Quintin, mandej po interpretohet si gjoja fuqi “mbinatyrore” e Taqit, nje ish-hajn i farmerkave qe eshte mare nga kampi i azilkerkuesve pikerisht per keso qellime, qe si shqipfoles te nenshkruaj ne emer te shqiptarve ashtu siq i servohet ne tavoline (apo zarf).
E padiskutueshme, bisedat ne nivel te larte jane te pavlefshme, perderisa Serbia nuk njeh Shtetin Kosove. Ky fakt demonstron diktatin e saje, poshtrim per Shqiptaret nen vullnetin e Thachit.