“Çfarëdo që kemi për t’i thënë Mitsotakis-it, do t’ia themi ballë për ballë, së shpejti”.
Ky është kërcënimi i lëshuar nga një grup anarkist në Greqi, Rouvikonas, në drejtim të liderit të opozitës greke.
Kërcënimi është bërë nëpërmjet një komenti që lideri i këtij grupi ka lënë në “Facebook”, në postimin e një videoje, me anë të së cilës Mitsotakis dënonte sulmin vandal të Rouvikonas ndaj ndërtesës së Këshillit të Shtetit, të hënën, në Athinë.
Lideri i Demokracisë së Re shprehet në video se “askush nuk do të bjerë pre e Ruvikonas spo grupeve të tjera, me të cilat qeveria është mësuar”.
Kjo është hera e parë që grupi anarkist vë në shënjestër një figurë politike.
Rouvikonas mban autorësinë e disa sulmeve ndaj ambasadave, biznesve private apo institucioneve shtetërore.
Në koment, lideri i grupit anarkist e quan Mitsotakis-in një “hibrid me ekstremit të djathtë dhe neoliberalëve”.
Po ashtu, ai nuk i kursen akuzat edhe ndaj gjykatave të vendit. “Gjykatësit grekë legjitimojnë uljen e pagave dhe të pensioneve për miliona njerëz, ndërkohë që shpërblejnë veten me paga mijëra euro “, shkruan ai.
Pas kërcënimeve, Demokracia e Re ka reaguar me anë të një deklarate.
“Rouvikonas ka kaluar Rubikonin. Është e papranueshme që lideri i partisë kryesore të opozitës të kërcënohet dhe të sulmohet verbalisht.
Kjo vlen edhe për çdo politikan apo qytetar të thjeshtë që dëshiron të jetojë në një shtet ku sundon ligji”, thuhet në deklaratë. (TemA TV)
Pune jevgjis. Shajne prapa ferrave
Nuk e kuptoj se ku perben lajm ?? Po te llogarisesh qe kryeministri yne kercenohet haptazi per jeten ne kuvend dhe jo vetem nga kryetari i saj Lulzim Basha , nga Kryemadhi , nga Sali Berisha , atehere kercenimet e grupit anarkist Ruvikona ne drejtim te kryetarit te opozites , jane lodra fjalesh …….. le te meremi me Kryemadhin , me Bashen me Berishen dhe te heqim dore nje here e mire te meremi me te tjeret , eshte filizofi e nje thashethemexhiut qe gjithmone shikon se sa “ere te keqe mban nevojtorje e tjetrit “, dhe nuk shikon qe e tija kudermon dhe qelb gjithe dynjane ………..