Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Karaqevë e Komunës së Kamenicës.
Vite më parë 60 vjeçari, Gani Bernjashi i cili mbrëmë e mbyti djalin e hasretit duke e rrahur keq, si dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe, kreu edhe një krim tjetër të tmerrshëm. Po aq të tmerrshëm sa ky sot.
Ganiu në vitin 1997 erdhi në Prishtinë dhe e dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeçare. Për këtë akt të tmerrshëm ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai i kishte mbajtur 7 vit burgim.
Këto të dhëna i ka dhënë, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu.
“Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ka dhunuar një të mitur”, ka thënë Spahiu.
Ndaj të dyshuarit është duke u përgatitur kallëzimi penal. Ganiu është i martuar me një grua të nacionalitetit boshnjak si dhe kishin një djalë dhe dy vajza nga kjo martesë.
Ndërkohë që trupi i pa jetë i 14 vjeçarit i cili u vra nga babai i është kthyer familjes për ceremoni mortore pas kryerjes së autopsisë.. Ai pritet që të varroset gjatë ditës së sotme.
Ganiu për një kohë të gjatë kishte ushtruar funksionin e lypsarit profesionist. Terrenet e tija të lypjes së parave në rrugë kishin qenë Prishtina e Mitrovica. Ai në fshatin e tij ku banonte në Karaqeve të Kamenicës, nuk njihej si person i qetë. Fqinjët për të kanë dhënë detaje rreth tij.
“Nuk kemi pas muhabet me atë person. Ai para shumë viteve kishte dhunuar një vajzë. Kërkonte para por kushtet në shtëpi nuk i kishte pasur të këqija. Dy trualle i kishte të blera, dhe del tash e mbytë djalin e tij të vetëm, kjo është makabër. Jemi të shokuar nga kjo”, i ka thënë Express’it njëri nga fqinjët për Ganiun i cili e vrau me shkop djalin e hasretit.
Ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Gjilan.
Por këto histori shokuese nuk janë të vetmet për të cilat njohët familja e Bernjashit nga Karaqeva e Kamenicës. Babi i Ganiut, para 30 viteve i kishte mbytur në bunar dy vajzat e tija. Këtë ia kanë pohuar Express’it fqëinjët e familjes Bernjeshi.
“”Para disa viteve babi i këtij Ganiut i ka mbytur të dy vajzat e tija”, thonë fshatart e Karaqevës.
E për gjthë këtë krim të rëndë, nga Prokuroria e shtetit thonë se po i vazhdojnë hetimet. Janë bërë eksaminimet e vendit të ngjarjes, si dhe shumë shpejte për këtë rast të rëdë do të publikohen detajet tjera. I njderi pritet të varroset sot gjatë ditës në varrezat e fshatit Karaqevë.(Express)
e rende per nje njeri normal,normale per nje sunit gjaxor………………….
Tema,mjafte me te citoni si ”shqiptar” nje shqipfoles turk,nuk ka ”GANI”,QANI,ZEQIR e shejtani me te bir shqiptar,ok,flitet per dobica sulltani.