Nga Miradie Hasani
Në Krushevë të Maqedonisë, banorëve të atyshëm iu është ngritur mendja për të qenë aty kryeqyteti i ardhshëm, nëse vendi do të marrë emrin e ti “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, një variant i propozuar ditë më parë me bujë nga kryeministri Zaev.
Sepse është pikërisht Krusheva qyteti që lidhet me Ilindenin historik.
Dhe në gjykimin e banorëve të atyshëm, është krejt e natyrshme që nga Shkupi kryeqyteti të zhvendoset te qyteti i tyre, në rast se Ilindeni bëhet pjesë e emrit të ri.
Prej vitit 2019 qyteti i Krushevës do të jetë kryeqyteti i Maqedonisë, kurse Qeveria do të duhet të zhvendoset po në këtë qytet. Me prezantimin e propozimit të emrit, Republika e Maqedonisë së Ilindenit, qytetarët e Krushevës kanë marrë vëmendje pasi që ky vend lidhet me historinë e kryengritjes së Ilindenit.
Aty, në Krushevë, të gjitha bisedat këto ditë sillen rreth kësaj teme.
“Nëse nuk ka zgjidhje tjetër pos emrit ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit’, atëherë me të vërtetë Krusheva do të duhet të bëhet kryeqyteti i Maqedonisë”, thotë një qytetar.
Ivan Andrevski, ish-kryetar i Krushevës nuk sheh ndonjë problem nëse do të quhej Maqedonia e Ilindenit.
“Ata që nuk e kanë të qartë, le të shohin se në preambulën e kushtetutës së RM-së shkruan se Maqedonia bazohet në traditat e Republikës së Ilindenit”, u shpreh Andrevski.
Po cila është historia e Ilindenit?
Kryengritja e Ilindenit njihet si term prej vitit 1903 dhe është lufta kundër Perandorisë Osmane. Kongresi Revolucionar Maqedonas në Selanik, solli vendimin në atë kohë që me ardhjen e pranverës të çohen në kryengritje ndaj Perandorisë Osmane. Më vonë, në Manastir është rishikuar vendimi i Selanikut për kryengritje.
Damjan Gruev, Boris Sarafov dhe Anastas Llozançev kanë vendosur që kryengritja të bëhet më 2 gusht të vitit 1903, apo në ditën e quajtur Dita e Shën Ilisë, prej edhe ku ka mbetur emri “Ilinden”.
Atë kohë e para u çlirua Krusheva dhe pastaj u quajt Republika e Krushevës, dhe më pas kryengritja vazhdoi nëpër qytetet tjera të Maqedonisë.
Por nga pala greke, strumbullarja prej vitesh që Maqedonia të vuan me emrin e vet, nuk ka shprehur dakortësi me variantin e shpallur nga Zaev. Kështu që negociatat do të vijojnë sërish.
Kjo do të thotë se ëndrra e atyre banorëve të Krushevës që qyteti i tyre të jetë dhe kryeqyteti i ri maqedonas, nuk do marrë jetë. (tesheshi)
Ju qe na nxirrni vazhdimisht ndonje artikull per republiken e ILIDENIT,duhet ta ndaloni kete: A e keni pare harten e ILIDENIT???? shifeni dhe aty cahet Shqiperia per se gjati ne dy rripa ,dhe me i ngushte ai i pjeses perendimre,qe nga Vermoshi,deri ne Konispol.Pjesa e Shqiperise se mesme futet me thelle duke ju afruar bregdetit.GREQIA qe kurre nuk ka per ta pranuar propozimin e Zaev,si eshte e mundur ta pranojme ne shqiptaret qe futet me shume se gjysma e Shqiperise ne dominimin e ILIDENIT????????????
Makedonia shteti i trete shqiptar ne Ballkan! ? Shqiptaret duhet ta perkrahin dhe forcojne shtetin e tyre ?
Varianti qe duhet te perkrahet nga shqiptaret duhet te jete Makedonia e Veriut!
Wiki (sipas variantit bullgar)
A large part of the Macedonian population in Kruševo originate from Lazaropole and descend from Mijaks, a Macedonian sub-group who settled in the town alongside the Aromanians by the middle of the nineteenth century.[4][5] Aromanians settled in Kruševo in addition to Orthodox Albanian refugees often in groups of families and led by a priest fleeing the 18th century socio-political and economic crises in what is now southern Albania.[4][5] Orthodox Albanians arrived from Vithkuq and the Opar region while local Kruševo traditions also relate that other families arrived from Korçë and the villages of Polenë, Dardhë, and Mborje.[4]
In the 19th century, Kruševo grew as a commercial center with connections throughout the Balkans and beyond. Local merchants such as the Nitsiotas brothers and five other companies were active in Vienna.[6] In the 1860s a Bulgarian municipality and Bulgarian school were established the city.[7] Subsequently, a Bulgarian girls school was opened[8] and it operated simultaneously with the Greek schools in the town. A Romanian school started functioning in Kruševo in 1876.[9] In the early 20th century, Kruševo was a small town in Manastir Vilayet with a mixed population of 4,950 Bulgarians, 4,000 Vlachs (Aromanians) and 400 Christian Albanians, according to Bulgarian geographer Vasil Kanchov’s statistics.[10] Due to intermarriage with locals, at the onset of the twentieth century few in the small local Orthodox Albanian community spoke Albanian.[4] A neighbourhood inhabited by Aromanians in Kruševo still bears the name Arbineš meaning Albanians in the Aromanian language.[11] During the Ilinden Uprising in 1903 the rebels proclaimed a short lived Kruševo Republic. Because the uprising was suppressed, the city was almost completely destroyed by the Ottoman army. One of the most important points in the Ilinden uprising was the declaration of the “Manifesto of Kruševo”. It called for all the people of Macedonia regardless of their nationality and religion to fight together against the Ottoman Empire. In the area there is a monument called Mečkin Kamen (Bear’s Stone). This was the place where Pitu Guli’s band (cheta) was trying to defend the town of Kruševo from the Turkish troops coming from Bitola. The band and their leader (voivode) are remembered as heroic defenders of Kruševo and the surrounding villages.
(Mendoni pak variantin shqiptar te Wiki ? )
Republika e ILIDENIT nuk do te behet kurren e kurres derisa te vdesi dhe shqiptari i fundit ,pale qe Greqia as qe behet fjale ta lejoje.Eshte me i keqi nga te gjitha variantet.Po te shihni harten e Republikes se ILIDENIT,Shqiperine e shqyen me dysh nga veriu(Vermosh) deri ne jug,biles ne anen perendimore le rripin me te holle.Ne pjesen e Shqiperise se mesme gati sa nuk arrine kufiri i ILIDENIT deri ne Adriatik.Keta Sllave ardhacake nuk enderrojne vetem Maqedonine e Alexandrit te Madh i cili jetoi 1300 vjet para ardhjes se tyre nga Uralet.Ata duan te ”hane edhe Shqiperine.
Kalaja merret nga brenda! Ashtu do e marrim Maqedonine ?