Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha dje në Baku të Azerbajxhanit se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) nuk ka nevojë të merr vendime të rëndësishme politike në vend, por ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e saj.
“Nuk mendoj se vendimet kryesore politike duhet të merren nga Kisha, por natyrisht se ka të drejtë për të shprehur pikëpamjet e veta, unë nuk kam asnjë problem me këtë”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në Azerbajxhan.
I pyetur për të komentuar shkrimin e gazetës ‘Blic’ se shteti fajëson Kishën Serbe për Kosovën, Vuçiq tha se “Kishës nuk ia mohon të drejtën për të shprehur opinionin e saj, por ai nuk duhet të bie dakord me çdo deklaratë të përfaqësuesve të Kishës”, raporton “Beta”.
“Unë nuk e fajësoj Kishën. Por, ko nuk do të thotë se unë gjithmonë duhet të pajtohem me deklaratat cilitdo përfaqësues të Kishës. Ne jemi një shtet laik, shumë i respektoj, unë nuk jam ndonjë besimtar i madh, por jam besimtar”, tha Vuçiç, përcjell Telegrafi.
Kisha Ortodokse Serbe më 10 maj shpalli mesazhin e fundit të Kuvendit të Shenjtë të Peshkopëve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë qendrore”, dhe e cila u bën thirrje zyrtarëve serbë “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqimin për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë”.
Vuçiç ka reaguar ndaj kësaj deklarate më 11 maj, duke thënë se e respekton pozicionin e Kishës, por se nuk e sheh se çfarë zgjidhje ajo ofron, duke shtuar se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje dhe se është e nevojshme për të arritur një kompromis.
“Respektoj gjithçka, por nuk e pashë se cila është zgjidhja. Të jemi kundër çdo gjëje dhe të presin për kohë më të mira, kur ne të jemi pesë ose tre milionë, apo kur të tjerët të na pënë prapa edhe për pesëdhjetë vjet?”, kishte pyetur Vuçiç.
Kisha Ortodokse Serbe ka ne varesisne e saj Kishen Ortodokse te Kosoves ashtu sic ka si Patriarkane nen varesine e saj edhe Kishat e Malit te Zi dhe IRJ te Maqedonise por kjo s’dote thote se Mali i Zi apo IRJ e Maqedonise jane pjese integrale te shtetit Serb. E njejta eshte edhe situata me Kosoven. Patriarkana e Serbise po e ngatron misionin e saj duke mbajtur qendrime politike qe i fryjne zjarrit te shovinizmit serb qe i ka shkaktuar aq dhimbje popujve te Ballkanit por edhe vete popullit Serb. Nuk duhet tua mohojme misionin patriotik Besimeve dhe klerikeve te tyre por nese kta te fundit bien ne shovinizem i shkaktojne fatkeqesi popujve te tyre dhe besimit qe predikojne. Politizimi i besimit dhe nderhyrja ne jeten politike te vendeve perkatese con drejt ekstremizmave ashtu sic ka ndodhur keto dekada te fundit ne vendet Arabe ku Islami Politik permes aksineve politke dhe ushtarake ka tentuar te marre pushtetin duke i zhytur keto vende ne luftra civile dhe sektare.
Axios !
Idjot, as kishia dhe as shteti serb nuk ka me pune me Kosoven!
Idjot, as kishia dhe as shteti serb nuk ka me pune me Kosoven!!
Kisha serve nuk eshte kisha, por sinagige e djallit.
Keta plehra qe i thone vetes prifterinj kryejne mekatin me te madh ne Ortodoksi, behen pjese e politikes dhe kryejne etnofili.
Etnofilia, por mbi te gjitha perfshirja kaq hapur ne politike shoviniste duhet ti kishte shkiesheruar keta te ashtuqjautr ” prifterinj” serve qe jane plehra dhe deformues te mesazhit te Krishtit.
Shpreosj qe nje dite nje grup shqiptar te kerkoje shkisherimin e ketyre profterinjeve serve nga Patriarkana e Konstandinopojes.