Mbi sinoniminë e leksemave «ilindenase» dhe «ilinditase»

21 Maj 2018, 10:18Rajoni TEMA

Nga Arbër Çeliku, Shkup

Versioni i proklamuar së fundmi për gjetjen e kompromisit politik në zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e qeverisë së Zoran Zaevit, me emërtimin «Republika e Maqedonisë së Ilindenit», gjithsesi se do të paraqiste një arritje të madhe politike për kryeministrin e moderuar të Maqedonisë, madje duke krijuar një konstrukt pozitiv të identitetit maqedonas si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Në një çështje të këtillë kaq delikate, nuk ka vetëm fitues, por edhe humbës, kështu me këtë emërtim, humbësi më i madh do të ishte Greqia. Me këtë akt, shteti ynë fqinj do ta shpallte kapitullimin në një betejë, e cila i ka rrënjët e thella mbi një shekull, dhe jo siç thuhet, që nga pavarësimi i Maqedonisë.

Kryengritja e Ilindenit e 2 gushtit 1903, në historinë maqedonase paraqet fillesën e formësimit të kombit maqedonas, të mohuar deri më atëherë nga shtetet fqinje, në veçanti, nga Greqia. Prandaj dhe proklamimi i gjetjes së kompromisit me një emërtim të tillë, i cili, nga njëra anë forcon identitetin maqedonas, kurse nga ana tjetër, e shpall kapitullimin e Greqisë, duket sa i pabesueshëm aq dhe i pamundur.

Sa i përket përkthimit në shqip si «Maqedonia ilindenase» (në versionin e parë) dhe «Maqedonia ilinditase» (versioni i dytë), duke i vënë në një marrëdhënie sinonimie mbiemrat ilindenase dhe ilinditase, mbase nga jokompetenca apo në mënyrë të paramenduar, s’do mend se këto leksema nuk kanë asnjë lidhje midis tyre as në rrafshin sintagmatik dhe as në atë paradigmatik.

Ato nuk mund të quhen as sinonime dhe as antonime, madje leksema «ilinditase» është një sajesë allasoj, tërësisht e desemantizuar, por që të lë të kuptosh se gjenezën e ka në dy vargjet e para të himnit maqedonas «Денес над Македонија се раѓа, ново сонце на слободата […]», pra, në diskursin e ri të trasuar politik unë e kuptoj si: «Lind një ditë e re» (mbase qytetare a shumetnike), kuptohet, me një përdorim të izoluar dhe popullist vetëm ndër ne shqiptarët, sepse në përdorimin ndërkombëtar do të ishte për mrekulli: «Republic of Ilinden Macedonia».

Me këtë rast, duhet thënë se në gjuhën shqipe, në raste të emërtimeve të tilla, mbiemri maqedonas «ilindenska», nëse përkthehet me po të njëjtin mbiemër «ilindenase», nuk është asgjë tjetër, pos një përkthim kalk.

Është njëjtë sikur «Betejën e Koshares» ta riformulonim në «Beteja kosharase», apo «Betejën e Kosovës» në «Beteja kosovarase», etj., pra ky emërtim në shqipe do të ishte: «Republika e Maqedonisë së Ilindenit».

Megjithatë, në diskursin politik gjithçka është e qëlluar dhe e pranueshme, përderisa duartrokitet nga një numër i madh i spektatorëve shurdhmemecë.

6 komente në “Mbi sinoniminë e leksemave «ilindenase» dhe «ilinditase»”

  1. zaim zajmi says:

    MOS na kakallafosni llanga – danga.
    Shenjtori Ilia tek shqiptarët ka një emërtim të natyshëm shqiptar, në stilin analog SHMILI, për shën Mihillin etj.
    Drangallisjet formale gramatikore nga ana e shiptarellave, nuk determinojnë problemin politik, historik, kulturor – pra kombëtar.
    Atributet e kësaj e asaj natyre janë rënie legenit.
    Maqedonia si nocion lidhet me lashtësinë. Ne jemi fukarenj nga koka. Nuk përfillim vlerat tona historike.
    Derisa grekët fabrikatë e kanë gojën plot me Maqedoni, sllavët e FYROM-it janë në delir bosh, asnjë fije me lashtësinë, shiptarellat
    n.v. që ta kenë emblemë emërtimin ILIRI, vishen e mbathen me hajnitë e të tjerëve dhe konsumojnë pa pikë vreri idiotizmat e të tjerëve.
    Shqiptarët nën hegjemoninë sllave fyromiste, patjetër ta emërtojnë atë krijesë nga aspekti IMANENT, nga thelbi ontologjik, sic do thonim në filozofi.
    Maqedonia e ILIRISË, ose ILIRIDA – mbetet emërtimi i mirëfilltë.

  2. llaman says:

    Cdmth “lekseme”? Me sa di une nuk egziston nje fjale e tille ne fjalorin shqip. Madje as ne greqisht po te mos konsiderojme se rrenja e saj “leks” dmth “fjale”. Po “rafsh sintagmatik” cdmth? Autori do te na shpjegoje nje fjale te huaj “Ilinden” me ndihmen e fjaleve te panjohura. Nuk po llogaris qe paragrafi i pare nuk ka fjali kryesore, vec fjali te “varur” asgjekundi.

  3. zaim zajmi says:

    Or gjuhëtar, top mashallah!

    Atributi “ILINDITASE”, flasim nga aspekti shkencor i gjuhësisë, është një kallk egjër e egërsirë, që do ma kishte dëshiruar ta përdor vetëm armiku i shqipes, resp i shqiptarëve.
    Nuk jam në dijeni se si e emërton këtë kryengritje bullgare – shqiptare – vllehe shkenca historike shqiptare.
    Shkenca burimore, jo politika shkencore, duhet të jetë arsye e vetme dhe kriter për emërtimin shqiptar.
    Me këso shkrimesh, ju gjuhëtarët top mashallah, na bëni neve popull të përkthyer, të dredhur e të tjerrur.
    Unë jam person librash e studimesh (jo i vetmi) dhe nuk gëlltis krejt cka më serviret, kriteri 1. Mos i trajtoni lexuesit sikur janë BDI-sta që të gjithë!

  4. Iliria e bashkuar says:

    Po ju shqiptaret cfare propozoni ? Cna duhen te tjeret. Si ka mundesi qe nuk mbroni Maqedonine Ilire, émer i madhe i Lekes se Madhe.

  5. Besnik Ajdini says:

    Republika Ilindene e Maqedonise e jo Ilinditase

  6. Aziz Latif Aleluja says:

    Shume qetesues ka pire se ska mundesi ta kuptosh fillimin dhe mbarimin.SHUPLAKE E FORTE PER GREQIN dhe vazhdimi isqarimit cudi me vete dhe e fundit perle.Hedh poshte ato qe sqaronte per emrin.I SPECTATORVE SHURDHMEMEC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje