“Serbia e ka humbur Kosovën, është koha që ta pranojnë realitetin”

21 Maj 2018, 08:34Rajoni TEMA

Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, pohoi se Samiti i Sofjes i mbajtur më 17 maj sipas tij ishte zhgënjyes pasi nuk u riafirmua perspektiva për vendet e Ballkanit Përendimor. Sipas Vogel, presidenti francez, Emanuel Macron “u ka dhënë kovën me ujë të ftohtë” aspiratave evropiane të vendeve kandidate të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij ky është një pozicion i përmotshëm dhe i ditur i shtetit francez, por është e habitshme se si një lider pro-Evropian ka sjellje të tilla ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Para se të gjithash, konsideroj se të arriturat në këtë samit janë zhgënjyese, sepse krahas me gjërat e tjera, gjashtë shtetet e Ballkanit në dokumentin final janë trajtuar si partnerë e jo si shtete”, u shpreh ai. I pyetur se nëse Serbia është e frikësuar se si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian do t’i vihet njohja formale e pavarësisë së Kosovës, Vogel tha se sipas tij një gjë e tillë nuk do të ishte e nevojshme, shkruan express.

Megjithatë, ai shton se Serbia do të duhet ta pranojë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Kosovën e cila do të ishte në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Sipas tij, kjo nuk do të paraqiste njohje formale, por diçka të ngjashme me të.

Liderët serbë, sipas Vogel, duhet t’u adresohen popullit të tyre dhe t’u tregojnë atyre diçka që është e ditur që një kohë të gjatë, dhe kjo sipas tij është që Beogradi e ka humbur Kosovën para 20 viteve, parimisht nga represioni i autoriteteve serbe, gjë që shkaktoj rezistencën shqiptare.

“Pasi Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën, shpallja e pavarësisë para 10 vjetësh ishte diçka e paevitueshme”, deklaroi Vogel. Sipas tij, tani është koha që Beogradi ta njoh këtë realitet. “Kur kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova do të kenë një afrim të konsiderueshëm në drejtim të BE-së”, përfundoi Vogel

1 komente në ““Serbia e ka humbur Kosovën, është koha që ta pranojnë realitetin””

  1. shushica says:

    Macron ,me shume se filoeuropian eshte nje filonapoleonian…enderron …le granduer…te Frances si udheheqese e Europes ,dergon mirazhet te bombardojne Sirine ..me fakenews…shkon ne Kongresin amerikan me fjalime bombastike dhe del me lugen bosh ,vendos veton mbi Ballkanin perendimor ,i vetmi sukses mbi 6 vende te varfera ,pas disa ditesh shkon ne San Peterburg.Nderkohe qe francezet ne shumice po e kundershtojne ,duket te zhgenjyer nga ky perfaqsues i bankave imaskuar si popullor ,mbi skemat e majte e djathte .Asnjehere Franca nuk i ka ndihmuar shqiptaret .Edhe ndarja e Mitrovices eshte produkt i tyre ,edhe Napoleoni ,ne vend qe te godiste Turqine nga Ballkani ,u end ne shkretetirat e Egjyptit duke lene pas krime dhe mijra te humbur pa arritur asgje ,edhe krijimi i ish Jugosllavise ne kurriz te shqiptareve eshte veper e tyre .E verteta eshte e hidhur .Mbetet qe Rama te manovroje per te neutralizuar grupin anarkofashist te Berishes ,jo vetem me forcen e ligjit por edhe te popullit te majte qe eshte shumica .Nuk me pelqen Erdogan ,por eshte teper i afte ,perballe kundershtareve nxjerr gjithmone popullin e tij qe eshte shumica ,pervec perdorimit te forces se ligjit .Por kunder anarkise dhe antiligjit keshtu veprohet kudo ,nga SHBA ,deri ne vendet paqesore nordike .Nga ana tjeter Rama duhet te kerkoje i vestime ,ngado qe te vijne ,Kina ,arabet ,Japonia ,duke pare qe perendimi nuk eshte i gateshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje