Nga Enver Robelli
Javën e kaluar në Samitin e Sofjes prijësit e Bashkimit Europian u thanë shteteve ballkanike të mos shpresojnë se do të anëtarësohen në BE. Mesazhi brutal u mbulua me premtime boshe se të gjitha vendet e Ballkanit kanë «perspektivë europiane», se «i përkasin Europës», se «Europa nuk do të jetë e bashkuar pa e integruar Ballkanin». Menjëherë pas përfundimit të Samitit në kryeqytetin bullgar, në Sarajevë erdhi Rexhep Taip Erdoani. Autoritetet boshnjake thanë se udhëheqësi turk erdhi të dielën në një «vizitë pune» në Sarajevë.
Në të vërtetë Erdoan erdhi për të bërë fushatë elektorale në Bosnjë-Hercegovinë. Vende si Holanda, Austria dhe Gjermania ia kanë bërë të qartë kryetarit turk se nuk mund të bëjë fushatë elektorale para diasporës turke për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, të cilat do të mbahen më 24 qershor. Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta. Më 24 qershor zgjedhësit dhe zgjedhëset turke do të vendosin nëse Turqia do të ketë një sistem presidencial, pa kryeministër faktik dhe me një president të gjithëfuqishëm. Kandidat për këtë post është Rexhep Taip Erdoani.
Meqë rruga drejt Europës iu bllokua, Erdoan e zgjodhi Sarajevën. Në sallën e famshme «Zetra», të hapur më 1984 për Lojërat Olimpike, Erdoan foli para mijëra turqve, kryesisht të ardhur nga Gjermania, Austria dhe shtete të tjera europiane. Në fjalimin e tij Erdoan i quajti vendet e Europës perëndimore jodemokratike për shkak se nuk e lejuan që fushatën elektorale ta zhvendosë nga Anadolli në Amsterdam. Bosnja, sipas Erdoanit, u dëshmua si shtet më demokratik se, për shembull, Holanda apo Gjermania. Natyrisht kjo nuk është e vërtetë.
Erdoan u mirëprit në Sarajevë nga lideri i boshnjakëve (myslimanëve) Bakir Izebegoviq, i cili ka marrë rolin e vasalit turk. Fjalimi i tij servil para autokratit turk Rexhep Taip Erdoan tregoi se deri ku mund të shkojnë popullistët e korruptuar ballkanikë për të ruajtur pushtetin. Izetbegoviq u tha ithtarëve të Erdoanit se «ju keni para vetes një njeri, të cilin ua ka dërguar zoti dhe emri i tij është Rexhep Taip Erdoan dhe nëse zoti ua dërgon një njeri të tillë, atëherë ju jeni të obliguar ta ndihmoni». Domethënë: të votoni për të më 24 qershor. Sipas Bakir Izetbegoviq zoti çdo 100 vjet dërgon një njeri, i cili popullit ia kthen besimin. Në këtë fjalim të Izetbegoviqit përfshihen nënshtrimi, vasaliteti dhe keqpërdorimi i fesë. Ngjashëm si Erdoan edhe Izetbegoviq e idealizoi sundimin osman në Ballkan, duke thënë se «kemi jetuar mirë kur ishim bashkë».
Në një tekst të mëhershëm historiani Oliver Jens Schmitt theksonte se në Europë tepër gjatë nuk është marrë seriozisht retorika e Ankarasë dhe jehona e saj në Ballkanin postosman. Ka munguar vetëdija mbi atë se sa i bindur është kryetari turk me misionin e tij historik dhe kanë munguar po ashtu edhe parakushtet për një qasje kritike ndaj retorikës neoimperiale, e cila e ka shoqëruar politikën neoimperiale të Erdoanit në Ballkan. Sipas Schmitt viteve të fundit është shtuar ndikimi i Turqisë në Ballkan dhe ajo është bërë një kundërlojatare e BE-së në rajon. «Tepër gjatë politika e historisë e Erdoanit është toleruar nga elita europiane, kujtesa kulturore e së cilës nuk është shumë e thellë», kritikon Schmitt. Në një trajtesë tjetër ky historian nënvizon: «Shtetet pasardhëse të Perandorisë Osmane sot përbëjnë një hark krizash nga Ballkani deri në Lindjen e Afërt. Shtet sekular ku sundon ligji, kushtetutë, institucione të fuqishme, parlamente, barazi fetare, politikë koherente në infrastrukturë dhe ekonomi – asgjë nga këto nuk la pas Perandoria osmane dhe njerëzit në këto vende e dinë këtë. Përtej qarqeve që financohen nga Turqia nuk ka nostalgji relevante politike për osmanët. Kultura osmane ka dhënë kontribut të madh në periudhën e hershme të kohës moderne. Në tërësinë e saj ajo fare nuk i shërben si model pushtetmbajtësit në Ankara. Ai vetëm zgjedh copëza të historisë për të legjitimuar atë sistem, të cilin e synon: një regjim autoritar islamik nën një sundimtar të ngjashëm me Sulltanin».
Ekonomisti i njohur Branko Millanoviq, i cili ka punuar për Bankën Botërore, thekson se «viset që kanë qenë tre apo katër shekuj nën kontrollin e Perandorisë Osmane kanë të hyra më të ulëta, të arritura më të ulëta arsimore, nivele më të ulëta të besimit në institucione etj., nga viset që kanë qenë pjesë e Perandorisë së Habsburgut».
Bakir Izetbegoviq, i cili është anëtar i kryesisë treanëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, injoron këto fakte historike, sepse strategjia e tij është afatshkurtër: në vjeshtë në Bosnjë do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe do të zgjidhen anëtarët e kryesisë së vendit, andaj retorika neoosmane e Izetbegoviqit synon të mobilizojë myslimanët e Bosnjës, duke ua prezantuar atyre Erdoanin si padron. Regjisori boshnjak Dino Mustafiq në një reagim pas vizitës së Erdoanit në Sarajevë shkruan: «Izetbegoviq sinqerisht e do Erdoanin, sepse ai paraqet atë tipar të popullizmit i cili është veçanërisht i rrezikshëm, sepse favorizon udhëheqësit që do të donin të ishin edhe liderë, edhe mësues. Domethënë pushteti politik dhe intelektual i koncentruar te një person, gjë që pamundëson jetën normale, intelektuale dhe debatin publik».
robelli
e di arsyen pse europa nuk do tia dije per rrezikun turk ne ballkan????
eshte e thjeshte robelli shume shume e thjeshte.
sepse mjaftojne vetem 24 ore qe europa ti heqi mbrojtjen kosoves dhe mysylmaneve boshnjake dhe serbet si populli me afer europes nga ballkani perendimor riqeverisin keto pjese po per 24 ore!!!!
dhe kuptohet me serbin para dhe me rusin mbi shpine apo nga mbrapa ky karagjozi i anadollit do beje ndonje gam gam dhe psataj do haje ate qe di te haje me mire.
robelli
europa dhe amerika ju dha lirine popujve te ish jugosllavise dhe i la te zgjidhnin
ca zgjodhen europen ca zgjodhen turqine
ne ballkan nuk ka vend edhe per europen edhe per turqine dhe shume shpejt do ja degjoni kengen
e di ti robelli ate historine e muzikes se nastradinit??? ka kohe qe bie ne ballkan po kush kishte vesh e degjoi.
plehraaaaaaaaaaa,dhe prisni ju beqira pasardhes te turqeve te beheni pjese e Evropit!!!!???
te ”gjatin” do te merrni ,as per 500vjt…………………
Dakort me te gjitha keto qe thua z.Robelli, por Europes cfare note ti veme pas ketij indiferentizmi fajtor. ??? Egoizem dhe shkurtpamesi…..
ke ngrene nje luge corbe te prishur edver robqimi,ajo eshte evropa me ne krye kurvat e hollandes qe la te vriten per nje dite tete mije burra o pusht i pushtave.
Nuk ka faj anadollaku fajin e ka edi rama qe lidhet me ate tall bythen me shqiprine dhe Kosoven se eueopa nuk e pjerdh megallomanin qe do te perhapi perandorin osmane radikaliste dhe xhihadiste perdor Kosoven dhe shqiprine si ure dhe kercenim drejte europes
Who in fuck is Schmitt
Erdoan eshte problem kulturor per shtete te vobekta si Shqiperia ,Bosnia,Macedonia,Kosova,…edhe keto shtete Erdoan vetem qe ben gam gam kot dhe nerton ca xhamij e shkolla se fuqi tjeter nuk ka.
Schmitt eshte pseo-historiani qe e beri historin e Shqiperis lesh e li ,..tani del ben analizat Turke sesi rrezikohet Europa.
Ti thuash shko mor debil se na cave bashk .arin .
Tipa si puna e Schmitt mos u besoni me ne lidhje me Historin ,..se kane tendenca fetare dhe raciste apo idiologjie.
Erdoanin e lufton me injorim ,..kaq mjafton