Media serbe me financim rus “Sputnik” ka shkruajtur se “SHBA-të mund ta bëjnë Serbinë si Palestina nëse Beogradi nuk e pranon planin e Perëndimit për Kosovën”.
Në shkrim citohet ish kryeredaktorja e gazetës serbe “Politika”, Liljana Smajlovic, e cila vlerësohet në Serbi si një njohëse e mirë e politikës së jashtme amerikane.
Ajo shprehet se Washingtoni nuk do i vendosë sanksione formale Serbisë, dhe se nuk do të ketë ndonjë sulm të ri ushtarak mbi vendin, gjithmonë nëse pranohet plani i Perëndimit.
“Nuk besoj se do ketë çfarëdolloj sanksionesh, nëse deri në fund të vitit e pranon zgjidhjen për Kosovën, e cila i shkon për shtat Washingtonit dhe Brukselit. Megjithatë, ajo çfarë ndodhi me zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem është ushtrim demonstrues, se çfarë të ndodh nëse kundërshton ndonjë interes të rëndësishëm të fuqive perëndimore”, ka thënë Smajlovic.
Sipas shkrimit të “Sputnik”, Serbia duhet të mbështesë përmes organizatës Civilna Zastita atë që kjo gazetë quan vetorganizim.
shba – ja ta rruan
Rrofte Shqiperia ime!!
Shqiperia Izraeli i Ballkanit, serbet si arabet ardhacake ? ? ?
keta ta rrruajne lart e poshte
Rrofte Shqiperia ime!!
haha
Po na paske turperuar moj Nexhi pse nuk e ke cuar ta besh debil. Po amerika per surratin tend plasi?.
Jo eshte e kunderta, miratimi i “Zajednica” qe po kerkohet nga miqet do ta beje Kosoven Palestine.
po e la rusi, :))))