Thaçi: Do të punojmë për kompromis me Serbinë

22 Maj 2018, 16:38Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shfaqi shpresën se në të ardhmen e afërt do të nisë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se do të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për pajtim mdis dy vendeve.

“Bashkimi Evropian kërkon nga të gjithë ne që t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura dhe mendoj se marrëveshja për normalizim është kruciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin”, tha Thaçi.

Ai bëri këto komente për gazetarët në Budvë të Malit të Zi, ku me ftesë të Këshillit Atlantik dhe Qeverisë malazeze mori pjesë në Forumin e Sigurisë “To be secure”.

“Për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë, do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke (midis Kosovës dhe Serbisë)”, shtoi Thaçi.

Ai po ashtu tha se Kosova dhe Mali i Zi kanë “raporte strategjike të shkëlqyera, të interesit të përbashkët, pa asnjë çështje të hapur”.

1 komente në “Thaçi: Do të punojmë për kompromis me Serbinë”

  1. Karli says:

    Po e pergatit terrenin per te leshuar bomben, he? Autonomi per serbet apo ndarje zyrtare te Kosoves?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje