“Modeli i “dy Gjermanive” është zgjidhja e duhur për çështjen e Kosovës”

23 Maj 2018, 09:08Rajoni TEMA

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviç, thotë se tashmë është e qartë se po i afrohemi fazës përfundimtare të procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se zgjidhja do të jetë diku sipas modelit të “dy Gjermanive”.

Joksimoviç tregon se “ofensivë diplomatike” për çështjen e Kosovës janë edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe Beogradi, i cili, sipas saj, po kryen konsultime të rëndësishme me qendrat kryesore botërore. Ajo thotë se bisedimet të cilat kohët e fundit i kishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me politikanët kryesorë në Evropë dhe botë, janë bërë në atë drejtim që për çështjen e Kosovës të gjendet një zgjidhje kompromisi, që do të kënaqte të gjitha palët, por edhe që do të hiqte kriterin politik nga agjenda e integrimit evropian për Serbinë.

“Kjo do të mundësonte që Serbia të përqendrohet në procesin e reformave dhe me hapa të shpejtë të lëvizë drejt integrimit evropian, ose të arrijë deri në vitin 2025 synimin strategjik të politikës së jashtme – integrimin e plotë në BE”, tha Joksimoviç, përcjell Telegrafi. Duke folur për takimet dhe intervistat e fundit të presidentit serb, Joksimoviç pohoi se ai dërgoi një mesazh të qartë. “Mesazhi është se në Beograd ekziston vullneti politik për të lëvizur çështjen e Kosovës, që të mos mbetet një ‘konflikt i ngrirë’, por që në procesin e negociatave të jetë e kënaqur vetëm njëra palë”, tha ajo.

“Në këtë moment kemi ende një formulim që marrëveshja ligjërisht detyruese me Prishtinën është diçka që duhet të arrihet. Deri më tani, ajo ishte një copë e letrës së bardhë, por tani duket se ajo gradualisht po mbushet me skenarë të caktuar, edhe pse ende nuk janë përshkruar qartë se çfarë do mund të përmbajë ky dokument”, thotë Joksimoviç. Megjithatë, drejtoresha e Qendrës vë në dukje, se janë të shpeshta analizat e këshillave dhe instituteve të ndryshme, që mund të jenë indikatorë se në çfarë drejtimi është duke sznuar komuniteti ndërkombëtar. “Njëra nga këto zgjidhje mbase do të inkorporohet në strategjinë përfundimtare të BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Josimoviç.

5 komente në ““Modeli i “dy Gjermanive” është zgjidhja e duhur për çështjen e Kosovës””

  1. DARDAN GASHI says:

    modeli I dy Gjermanive eshte eshte ky

    SHQIPNIA eshte njera Gjermani…dhe Kosova eshte Gjermania e dyte.

    PIKE

  2. Kosova eshte krahine e Ilirise ,moj zonje .
    Dhe si e tille nuk ka lidhje me Gjermanine !

  3. Pingpong says:

    Idiotet serbe vazhdojne me mentalitet pushtuesi. Modeli I 2 Gjermanive nuk ka fare ngjashmeri me ceshtjen Kosove-Serbi por me Kosove-Shqiperi. Gjermanite kishin te njejtin komb ashtu si Kosova me Shqiperine. Serbia e Kosova Kane kombe te ndryshme. Ne fund gjermanet u bashkuan me Gjermanet Jo me ruset.Prandaj dhe Shqiptaret bashkohen me Shqiptaret e Jo me serbet.

  4. albaniafirst says:

    Nuk kam degjuar nje concept politik me idjot se ky qe lexova ketu.
    Se pari, Gjermania u nda ne dy vende pas L2B si rezultat i Luftes se Ftohte qe filloi menjehere pas perfundimit te L2B midis BRSS dhe vendeve Perendimore. Ndarja e Gjermanise ishte nje ndarje artificiale e nje populli homogjen. Ne rastin e Kosoves, nuk kemi te bejme perseri me nje popullsi homogjene ne te dy anet e kufirit, por qe i perkasin etnive te ndryshme, asaj serbe ne Serbi dhe asaj shqiptare ne Kosove. Me krijijmin e Kososves si shtet i pavarur, ne fakte kemi modelin e dy Gjermanive, por jo midis Serbise e Kososves, por midis Kosoves e Shqiperise, pasi ne kete rast ne kemi nje popullsi homogjene shqiptare ne te dy anet e kufirit Shqiperi-Kosove.
    Me futjen e ketij koncepti, Beogradi kerkon qe te beje perpjekjen e fundit qe te legjitimoje te drejten mbi Kosoven, qe ne fund te fundit e kane patur nen sundimin e tyre vetem per me pak se 100 vjet, kur dihet se popullsia autoktone shqiptaro-ilire i perket nje periudhe shume me te hershme parahistorike. Politikanet shqiptare te Kosoves nuk duhet ne asnje menyre qe te pranojne nje qasje te tille per hir te gjoja stabilizimit te marrdhenieve me Serbine.

  5. Graniku says:

    Serbia mund ta pèrshtasè vetèm me Rusinè modelin e dy Gjermanive dhe mund ta fillojè menjèherè. Shqipètarèt e kanè vuajtur njè shekuj modelin e Gjermanive, prandaj kemi filluar tè zbatojmè modelin e amerikanève ( U S A ) forever Unite State of Albanian !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje