Vrasja e Ivanoviçit, Serbia e pakënaqur me Kosovën: Kërkojmë hetime nga EULEX

27 Maj 2018, 17:05Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se nuk ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës në zgjidhjen rastit të vrasjes të politikanit serb, kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP), Oliver Ivanovic dhe i bëri thirrje EULEX-it që të jetë i përfshirë në mënyrë më aktive në zgjidhjen e këtij rasti.

 

 

Siç raportojnë mediat serbe, Stefanoviq ka thënë se bëhet fjalë për hetimin e prokurorisë, kurse Serbia është përpjekur për të ushtruar presion mbi Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe OKB-në dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare të ushtrojnë presion që ky rast të zgjidhet më shpejt, përcjell Telegrafi.

“Serbia është e interesuar në zgjidhjen e këtij rasti, por nuk e shoh dëshirën e palës tjetër”, tha Stefanovic, duke shtuar se në këtë rast nuk ka shkëmbim informacionesh.

Siç theksoi ai, mungesa e vullnetit për të bashkëpunuar është parë që nga fillimi, kur janë dhënë deklarata politike dhe shihet edhe tani, kur topi i hidhet Beogradit, se nuk duan të shkëmbejnë informacione.

“Do të doja të përfitoj nga rasti që edhe një herë t’i bëj thirrje EULEX-it që të jetë i vetëdijshëm për rolin që ka dhe të angazhohet në mënyrë aktive në zgjidhjen e rastit”, tha Stefanovic.

2 komente në “Vrasja e Ivanoviçit, Serbia e pakënaqur me Kosovën: Kërkojmë hetime nga EULEX”

  1. says:

    I ka kërkuar hetime dhe Rusis dhe Kinës.

  2. Atdheu says:

    Sikur nun e di serbi se kush e vrau. Ai vete e organizoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje