“Më vodhën makinën”, 25 vjeçarja tërheq denoncimin: E gjeta, e kisha harruar ku parkova

27 Qershor 2018, 12:41Kronika TEMA

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur më një 25 vjeçare nga Durrësi lidhur me një kallëzim që ajo kishte bërë për vjedhjen e makinës.

Por një ditë më parë është mësuar se makina në të vërtetë nuk ishte vjedhur.

25-vjeçarja e thirrur në polici, ka treguar se automjetin në të vërtetë e kishte gjetur, duke thënë se kishte harruar vendin ku e kishte parkuar dhe kishte menduar se ia kishin vjedhur makinën.

Policia duket se ka dyshuar në deklaratën e 25-vjeçares dhe e ka dërguar çështjen për vlerësim në Prokurori.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje