Ylli Bodinaku, njeriu që rrëzoi “murin gjerman”: Si vajza e Petro Markos më futi në Spaç!

9 Korrik 2018, 18:32Politika TEMA

Në 2 korrik 1990 me mijëra shqiptarë u dyndën në Ambasadën gjermane, me shpresën për tu larguar nga vendi. Ishte pikërisht kjo Ambasada e cila u bë nisja e asaj që u quajt “ngjarjet e ambasadave”.

Ku mbi 5200 shqiptarë u larguan nga Shqipëria.

Por, simboli i asaj dite, ishte një kamion i cili çau në mes murin e Ambasadës gjermane.

Ishte një djalë rebel, trim, i cili vendosi që të ndërmerrte këtë hap. Duke rrezikuar jetën e vetë dhe të familjes së tij.

Ai ishte Ylli Bodinaku, i riu nga Tirana, i quajtur nga Ambasada gjermane, ‘hero’.

Në kamionin Skoda, Bodinaku shoqërohej nga gruaja, dy djemtë, njëri 11 vjeç dhe tjetri foshnjë dy muajsh, si edhe nga 36 vetë të tjerë.

“Ajo ishte periudha ku sapo kishte filluar të ndjehej tensioni dhe dëshira për tu larguar, të gjithë thoshin ‘aman, hajde të ikim’, veçse nuk e dinim ku të iknim.

Ishte një miku im që ma propozoi hyrjen për në ambasadë, si tip moskokëçarës që isha, i thashë që do ta bëja unë. Shkova në shtëpi, mora gruan, dy djemtë, qengj, verë, rakinë çfarë kisha në shtëpi.

Dhe u nisa, rrugës për te ambasada vinin njerëz dhe kërkonin të hipnin, deri sa u bëmë më shumë se 35 veta.

U futa në kthesë dhe i rashë murit nga mbrapa dhe makina hyri afro 1 metër.

Pasi u hap muri, ndër të parët që hynë ishte një djalë që quhej Labi i Kinostudios, me 30 vetë të tjerë , të cilët hynë me vrap.

Aty ndodhi dhe një vrasje, ku u vra një djalë nga Kombinati, ishte 17 vjeç.

Unë sigurisht që pësova dëmtime, në momentin që u përplasa.

Ishte një infermiere aty në Ambasadë, e cila ma qepi krahun 16 herë. Unë pata një kujdes shumë të madh prej ambasadës gjatë gjithë 2 javorshit që qëndrova atje. Bashkë me familjen na futën në dhomën e ambasadorit, ndërkohë që rreth 3200 vetë qëndronin në oborrin e ambasadës.

Shtuar këtu gjënë më të keqe që bëri Ramiz Alia, futi në ambasadë gjithë xhepistët që i nxori nga birucat, si edhe prostitutat e internuara. Ai prishi imazhin e Shqipërisë, me këto lloj njerëzish”, tregon ai për Tirana Today.

Që kur ishte fëmijë, Ylli e përçmonte sistemin.

Ndaj, e ka pasur dëshirën për tu larguar, në një kohë kur shumë as nuk guxonin.

Madje edhe kur ishte i burgosur në Spaç, sipas tij, prej spiunimit nga vajza e Petro Markos.

“Aranita Marko kishte vëllain dhe babain në burg, në atë kohë ne ishim një grup miqsh.

Duke diskutuar dhe bërë shaka, unë shpreh një fantazi, sikur të fusnim makinën me dinamit brenda Kuvendit Popullor.

Ajo shkoi dhe spiunoi, ndaj mua më akuzuan se isha në bashkëpunim me Aleksandër Meksin, pasi në atë kohë ne punonim bashkë.

Por, sigurisht që ne i hodhëm poshtë këto akuza.

Me Meksin kisha të njëjtat ide dhe na ngjasonin shumë mendimet, ndaj kur ai u bë kryetar i Kuvendit Popullor, thashë që Shqipëria ka gjetur një njeri tamam.

Por, këtu nuk ka tamam.

Po të kishin qenë të mirë të parët, Shqipëria do të kishte ecur. Por, këto vazhdojnë të jenë me librin e Enver Hoxhës poshtë kokës”, rrëfehet ai.

Edhe pse jeta në Gjermani ishte më premtuese, Ylli kthehet në Shqipëri, ku hap një servis makinash.

Sepse ‘Guri i rëndë, peshon në vend të vet’.

“Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët dhe Gjermaninë, gjermanët. Kjo ka qenë dhe është motoja ime.

Ndaj edhe unë për tre vite u ktheva. Sepse ndryshe kush do ta bëjë dhe çfarë do të ndodhë me vendin tonë?! Ne, shqiptarët, por me kushtet e demokracisë.

Ky vend ka marr fund, por megjithatë nuk e kam problem, kur kam mbijetuar në Spaç, mbijetoj edhe këtu. Por, lirinë mund ta kërkosh duke punuar dhe jo duke ikur.”

24 komente në “Ylli Bodinaku, njeriu që rrëzoi “murin gjerman”: Si vajza e Petro Markos më futi në Spaç!”

  1. Lala says:

    Hajde pirdhu mor legen!

    1. ELIOT says:

      BRAVO TRIM JA TREGOVE ZGJEBSAVE KOMUNISTA SE SHQIPONJA SMBAHET NE KAFAZ ..JE NJE HERO SE RREZIKOVE JETEN DHE FAMILJEN ..BRAVO EDHE NJE HERE DHE MOS JA VER VESHIN ISAVE NGA LABERIA DISA NGA FSHATRAT E SKUPTOJNE ASSGJE NGA JETA …KENAQESHIN DUKE MBAJTUR RRALLA SI NE AFRIKE POR JU ISHIN NJE TIP I ZGJUAR REBEL QE SHQIPTARET JANE KRENARE ME JU ..KISHA DEGJUAR PER KAMIONIN QE U NIS NGA KOMBINATI DHE KUTOJA SE ISHTE JOTI I PPARKUT I KOMBINATIT ….BRAVO EDEH NJE HERE SE I DHE ZEMER RINISE HEROIKE …QE I THANE KOMUNIZMIT FASHISTE STOP ME DIKTATUREN TUAJ TE QELBET STOP ME KRIMET KUNDER POPULLIT STOP STOP ME POLITIKEN E FHSATAREVE COBN STOP ANALFABETIZMI I ENVERT I RAMIZ ALISE … I THATE DUAM TE JETOJM DUAM LIBERTENE DUAM DEMOKRACINE …POR SHUMICA KETU NE SHQIPERI AKOMA SE KANE KUPTUAR .. DHE SIC E THONI JU VENDI YNE SHQIPERIA KA MARRE FUND ..SEPSE ENVERI MBOLLI FAREN E KEQE E BOLSHEVIKEVE SPIUNEVE ..DHE SIC THOTE NJE FJALE E URTE …. CFARE MBOLLE DO TE KORRESH …MBOLLI SPIUNA COBANE DERRRRRRRRRA DHE JA KU JANE RAMA BERISHA NANO META BASHA …JA JANE PARA SYVE TUAJ .MERCI

  2. Diktatura i ka kto gjera shpifin genjejn sulmojn shkatarrojn durove fitove mos i bej rreklam vendit tend atje ku je nuk ke me ca krenoesh

  3. Bambi says:

    Ylli. Kush ishte ai shoku qe te propozoi te hynit ne Ambasade? Thuaje emrin. Pse nuk hyri vete ai, po te propozoi ty? Apo nga qe ishe trim me i madh ti? Se mos ta kishte derguar Ramiz Alia?!

  4. merru me ta says:

    Nje here ky genjen dhe eshte mashtrues. Aleksander Meksi s’ka qene asnjehere kryetar i kuvendit popullor, por kryeminister. Ky eshte nga ata tipat e rrugaçve qe kjo pjerdhokraci i ben heronj. Ndaj bota ecen persembari!

  5. pensionisti says:

    Na cate menderen me kete Ylli Budinakun ,duke na e nxier vit per vite sikur fitoi luften e dyte botrore . I thane qe beje kete veprim dhe e beri . Ja e beri edhe me mendjen e tij prej shoferi,po pse na e perserisni vit per vit? Ne e bete si puna e Edi Luarasit, Sherif Merdanit e Bujar Kapexhiut ku vetem keta po bejne 25 vjet qe peserisin denimet e festivalit te 11-te. Keta na paskan qene “Heronjte ” e ndryshimet e te mencurit e muzikezs se lehte. Edhe puna e ketij Budinakut po e them troc : Na cate menderen….

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Rrofte Enver Bytho Gjirokastra, ai po qe ishte hero. Ate do ti o mut?

  6. Ishte nje propozim says:

    Nga perplasja e makines eshte vrare nje bire nene ne lulen e rinise,
    O ti “hero” , qe ngisje makinen paska pak pune drejtsia me ty se ke vrare nje njeri
    Edhe pse kane kaluar shume vite , prokuroria duhet te nisi hetimet duke filluar nga my “heroi”?⚖️

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ti i propozimit, ai i riu qe u vra nuk u vra nga perplasja e makines, po e vrane policet shqiptare qe ruanin ambasaden, Si t’ia bojme me ato hetimet tashti, si thu ti daku?

  7. ilirileshit says:

    qe je trim dihet po nga cili lloj se JU TRIMAT jeni 2 llojesh .NJeri lloj te HA MUTIN dhe lloji tjeter TE RRUAN KARIN.

    1. pompisti says:

      Ky ka punue ne parkun e kamjonave ne Tirane, dhe te gjithe e kane njoftun si legen dhe ordiner. Vajti ne Gjermani dhe u kthye se nuk pati by.. per pune. Eshte militan i pd ky pis.

    2. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ke harruar llojin e trete, qe eshte ai qe ta fut ne bythe e ti nuk e merr vesh.

  8. arber iliri says:

    Respekte plako ti e ke bere taten pa le te thone c’te duan nostalgjiket.

  9. Donald lu says:

    KY ESHTE MILITANT I PD POR HERO AMA…KURSE JU JENI KELYSHET E ENVER HOXHES..

  10. Ramizi says:

    Bravo besniket e mi e te sh Enver ,te ini vigjilent se armiku i klases gjithmone vepron.Sh Enver ka theme:Ujet fle e hasmi sflë,perandaj çdo armik qe diskuton kunder partise dhe birose politike shkaterrojeni.Me Saliun beni kujdes eshte yni,pavaresisht se ai flet gjithmone kunder komunizmit eshte yni ashtu ja do puna.E mbrojti birone politike dhe nexhon si jo me mire dhe shkaterroi gjithçka siç e porosita denigroi demokracine ne menyre perfekte.Rroftë partia e punes e shqiperi se,

  11. arben says:

    Dava halabak Tirone qe me mish qengji dhe raki sulmoj ambasaden Gjermane e kur pa se ne kapitalizem duhet te kesh bythe per te punuar e jetuar vuri bishtin nder shale e kthye ne vendin e krimit pasi vetem aty mund te vegjetojne keto vemje.

  12. shqip says:

    Nga menyra se si shprehet , ky eshte nga ata tipat ” dy dopio me 1+1/2 ulli dhe 1 bisht qepe ” . Po jeni ne terezi o ju te redaksise . Po ky eshte nje cope debil qe s’di te lidhi dy fjale . Ju thini heroi , Spaçi , Gjermania . Ja keshtu u mbush jeta , me personazhe perverse . Alabake ordinere qe marrin para publike si te persekutuar politike . Ky gdheja s’ka lexuar nje here nje gazete . Keta e mbajne per ” hero ” . Ata i fuste policia vete . Kur u mbushen e nuk menaxhoheshin me , arehere benin sikur nuk i linin . Te pakten na e kurseni genjeshtren ne qe kemi jetuar aty , e jo ne Hene . Ambasadat u hapen me marrveshje . Ashtu si dhe porti . Ti gazetar/e , do kesh qene ne martenitet qe nu i di keto gjera , po veni intervistoni nje qe paska punuar me A.Meksin kryetar parlamenti . O tempora o mora !

  13. pordhacet says:

    Te gjithe legenat perfunduan ose neper burgje ose u kthyen. Se Dembeli dembel ngelet

  14. Kusari says:

    Tipa si ky quhen shqiptatqiqa .ata s jan t zotet per asgje, vec per ngatrresa.
    Tradhtojn gjithcka Edhe bythen e tyre

  15. komunisti says:

    Per ata qe s’ndahen dot nga e kaluara e enveristanit,e “arte” eshte e ardhmja “dardha bie
    nene dardhe” deri sa tu mbushet mendja,skllever e bij sklleverish ka thene Noli dhe pak e keni,
    meritoni shume e me shume ju o ulkonjat enveriste,Zoti pojua shperblen sic e kerkoni

  16. Bledi says:

    Lala paska marre mish e raki me vete
    Bravo i qofte. Nuk eshte me PD eshte me BAllin Kombetar

  17. PILOTI says:

    AI “MIKU” KUSH ISHTE MO IDHI ???????

    1. PidhiISateme says:

      Piloto, isha une PidhiISateme.

  18. Ramizi says:

    Ore keto kokepalaret qe komentojne ketu pse shfryhen ndaj ketij qe hapi rrugen per njerezit…apo keshtu jeni ju se deri dje Enveri jua leronte nenen,sju linte te kishit asgje pervec bicikletes dhe triskave e rradhes se qumeshtit,po gjysem fjale skishit guxim te thonit.Tani ne demokraci ndodh e kunderta,ju llapni e flisni sa doni po sju degjon njeri moreeeeee se nfakt ju jeni milingona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje