Një 19-vjeçare është bërë modelja e parë me sindromën e Down që ka fituar një konkurs ndërkombëtar të bukurisë.
Kate Grant mori çmimin e parë ‘Teen Ultimate Beauty of The World’ në konkursin e mbajtur në Portadoën, Irlandën e Veriut, e cila feston diversitetin.
40 kandidatë nga e gjithë bota morën pjesë në këtë konkurs, me Kate që përfaqësoi vendin e saj të lindjes, Irlandën.
Ajo dëshironte që të bëhej modele që në moshën 13-vjeç.
Kate ka modeluar më parë në Javën e Modës të Belfastit dhe për firma veshjes në qytetin e saj në Cookstown. (TemA)
Është e vështirë me i nxjerr në trotuar.