Ishte fotoja e parë në të gjithë botën kur Papa Francesku, në vizitën e tij historike në SHBA, përkulet për të puthur kokën e një vajze të vogël që kishte tumor në tru.
Por pas këtij takimi një mrekulli ka ndodhur.
Vajza e vogël arriti të shërohet plotësisht edhe pse mjekët i thanë familjarë të tyre se ajo do të jetonte vetëm disa muaj.
Gianna Masciantonio ishte disa muajsh kur Papa e bekoi ndërsa ishte në vizitë në SHBA në shtator të vitit 2015.
Kur ishte vetëm disa muajsh mjekët iu thanë prindërve të Gianna Masciantonios të bënin përgatitjet për funeralin e saj pasi vogëlushja nuk kishte asnjë shans t’i mbijetonte tumorit agresiv në kokë që prek një në 10 milionë fëmijë.
Vetëm dy muaj pas bekimit të Papa Franceskut në një rrugë të Filadelfias në 2015, familja mori një njoftim me telefon nga qendra ku po kurohej vajza ne New York, telefonatë që iu ndryshoi jetën të gjithëve.
Gianna iu nënshtrua 15 muajve kimioterapi intensive dhe tumori shpejt filloi të tkurrej. Pas kësaj u shërua plotësisht.
Babai i vajzës iu tha gazetarëve se puthja e Papës ndikoi në shërimin e së bijës.
Pas kësaj mrekullie, prindërit e saj i dhuruan donacion 50,000 dollarë një spitali për fëmijë në Neë York. Paratë ishin mbledhur gjatë kohës që vajza ishte sëmurë për shërimin e saj.
Historia e vogëlushes po bën xhiron e botës. (TemA)
Boll me karagjozllëqe, budallallëqe, pisllëqe e hajvanllëqe që e çojnë botën
e shpresëthyerve shqiptarë në një humnerë të re për të pritur shpëtim
të plagëve nga qielli.
lerjan mjekëve dhe shkencës të gjurmojë arsyet e shërimit të të mjrrëve
dhe të hapë rrugë të reja për shpëtimin e botës nga gomarllëqet.