Konfirmohet hipoteza e shkencëtarëve: Në Hënë ka ujë

21 Gusht 2018, 19:54Lifestyle TEMA

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova të pakundështueshme që tregojnë se në sipërfaqen e Hënës ka ujë në gjendje të ngrirë.

Depozitat e akullit gjenden në të dy polet e Hënës dhe mendohet se janë të lashta.

Ky përfundim ka dalë pasi një instrument i inkorporuar në anijen kozmike indiane Chandrayann-1  eksploroi Hënën në vitet 2008-2009.

Detaje të këtij studimi janë publikuar në revistën shkencore PNAS.

Sipas tij, shpërndarja e depozitave të akullit në sipërfaqen e Hënës është e çrregullt.

Në polin jugor të satelitit të Tokës, shumica e sasisë së akullit është e përqendruar në kratere.

Ndërsa në polin verior, akulli është më i rrallë dhe më i shpërndarë në sipërfaqe.

Moon Mineralogy Mapper (M3) identifikoi tre vendndodhje specifike të akullit/ujit në sipërfaqen e Hënës.

M3 arriti të vëzhgonte edhe mënyrën sesi molekulat e masës absorbojnë dritën infra të kuqe.

Kjo do të thotë se instumenti mund të bënte lehtësisht dallimin mes ujit në gjendje të lëngët, avullit dhe akullit të ngurtë.

Temperaturat në Hënë gjatë ditës janë të tilla që nuk ofrojnë kushtet për ruajtjen e shtresës së akullit.

Por për shkak të këndit të boshtit të Hënës, në sipërfaqen e saj ka vende ku nuk arrin asnjëherë drita e diellit.

Shkencëtarët thonë se në krateret që qëndrojnë në hije, temeratura nuk ngrihet mbi -157 gradë Celcius.

Kjo krijon kushtet që depozitat e akullit të mbeten të qëndrueshme për periudha shumë të gjata.

Rezultatet e këtij vëzhgimi janë konfirmim i tezave të hershme për ekzistencën e akullit në sipërfaqen e Hënës.

Nëse këto depozita akulli kanë trashësi të mjaftueshme, uji mund të bëhet një resurs i shfrytëzueshëm nga misionet e ardhshme të njeriut të Hënë.

Potencialisht, ky akull mund të shndërrohet në ujë të pijshëm për banorët e një baze të mundshme në Hënë ose të përpunohet duke u ndarë në oksigjen dhe hidrogjen, që mund të shërbejë si karburant për raketat.

Oksigjeni në një rast të tillë mund të shëbejë edhe për t’u garantuar furnizimin me ajër astronautëve.  (TemA TV)

4 komente në “Konfirmohet hipoteza e shkencëtarëve: Në Hënë ka ujë”

  1. says:

    Hënën e njohim më mirë se planetin mars.

  2. neseba says:

    Me këto deklarata të shkencëtarve del se nuk paska shkelur njeri në Hënë më përpara, paskan qenë përralla.

  3. Vk says:

    Konfirmohet rrena qe njeriu esht ulur ne hene

  4. Agron says:

    E sakte zoti neseba,propaganda dhe mashtrimet e politikes jane arme te fuqishme per tu lare trurin njerezve.
    Po eshte e vertete,atehere eshte nje nga Krimet ndaj Njerezimit ashtu edhe me propaganden e luftes se dyte boterore qe 6 milione cifute u dogjen nga gjermanet.
    Ka me dhjetera gazeta qe nga 1917 ta qe flasin per 6 milione cifute,qe vuajne,persekutohen dhe po zhduken.
    Klikoni 6 milion jews dhe do shikoni qe nga 1917 gazetat New York Times,Times Canada,etj dhe do habiteni se cfare “Lirie apo Demokracie” kane amerikanet dhe Fuqite e Medha qe kontrollojne mediat dhe propagandojne ate qe ju intereson dhe perpiqen me cdo menyre te pengojne faktet dhe te vertetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje