Katër malazezë, tre vajza dhe një djalë, u shpallen fitues në “Garat Malazeze të Dembelisë”, në Brezna të Malit të Zi.
Gara vë në lojë një stereotip të hershëm të malazezëve, dembelin, njeriun që nuk i pëlqen puna.
Fituesve nuk iu desh të bënin ndonjë gjë të veçantë, përveçse të qëndronin të shtrirë në dysheme për 49 orë rresht.
Sfidës iu përgjigjën rreth 60 konkurrentë.