Opozita ka bojkotuar sërish parlamentin duke zgjedhur të mblidhet në një hotel me 5 yje në Elbasan.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë fjalën i pari duke u shprehur se gjendja në këtë qytet është mjaft e rënduar.
Në këtë aktivitet njoftohet se mungon kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
“5 vjet më parë u inaugurua tuneli i kërrabës, një vepër e madhe infrastrukturore, nga qeverisja e PD.
5 vjet më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar ndërsa ka gëlltitur për shumë pak kilometra, miliona euro.
Nënkontraktor është Edmod Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, mik i Ballës i cili ka marr plot 10 mln euro.
Marrëdhënia e Ballës me Begon është një hesap që rëndon në xhepin e shqiptarëve. Janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga e Elbasanit.
Kur ne drejtuam, ndërtuam autostrada, hoqëm kufijtë, futëm investime të huaja.
Bëmë edhe gabime për të cilat u ndëshkuam me votë dhe dolëm në opozitë për t’u përgatitur më mirë, të vijmë në pushtet për ta çuar vendin përpara.
5 vjet që harxhojmë gjithë energjitë tona për të hequr kriminelët vrasësit, nga zyrat e shtetit”, deklaroi kreu i PD-së.(TemA)