Nga Skënder Minxhozi
Tundimi për të ekspozuar xhepat e një politikani, është një dëshirë e vjetër e çdo votuesi, në të katër anët e botës. Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky sport kombëtar i numërimit të lekëve të politikës.
Opozita sapo ka njoftuar se do të paraqesë një projektligj për nisjen e Vetingut në rradhët e deputetëve, ministrave e zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit.
PD pretendon se po i hyn një tjetër nisme të suksesshme, siç qe Dekriminalizimi, i cili megjithë tepritë dhe naivitetet që kishte brenda, krijoi një impakt për largimin nga parlamenti të disa deputetëve me shumë emra në gjendjet civile, këtu dhe jashtë vendit.
Përtej faktit se të përzesh nga politika disa persona rastësorë dhe pa asnjë kontribut në jetën parlamentare është shumë e ndryshme nga vetimi i burrave e grave që kanë drejtuar e drejtojnë vendin, vetë nisma për një Veting të politikës në këtë moment fut ujë dhe ka shijen e një akti kalimtar presioni mbi qeverinë. Dhe ja pse.
Politika me të gjithë emrat e saj të rëndësishëm e të parëndësishëm ka qenë aty prej 30 vjetësh. Ka qenë formalisht e kontrollueshme dhe e dënueshme nga mali i lartë i ligjeve, rregulloreve, verifikimeve dhe shqyrtimeve të të gjitha llojeve.
Korpusi ligjor i Republikës së Shqipërisë lejon sot të dënohet, në letër, çdo kundravajtje a shkelje e kujtdo qoftë. Përfshirë dhe politikanët.
Ka qenë aty kjo ngrehinë ligjesh kur kanë lindur piramidat financiare, kur janë vjedhur zgjedhjet, kur janë djegur gazetat, kur është pilotuar sipas qejfit buxheti i shtetit, kur janë ndihmuar miqtë e klientët e të gjitha palëve, kur janë dhënë koncesione e PPP të dyshimta, apo edhe kur janë vrarë njerëz në bulevard, në prezencën e një dyzine kamerash televizive a gazetarësh, e mijëra personash rreth e rrotull.
A ka ndodhur ndonjë akt sado i vogël vetimi për të gjitha këto? Jo! Dhe arsyeja ka qenë dhe mbetet ajo e përjetshmja: s’ka pasur “burrë nëne” të dënojë një politikan shqiptar!
Përjashto burgun e Nanos (të cilin e ka harruar tashmë edhe ai vetë), sistemi i drejtësisë që na ka sunduar këto tre dekada, me bekimin dhe votën e politikës, ka ndalur çdo tentativë ndëshkimi për zullumqarët në majë të piramidës së shtetit e politikës.
Propozimi i fundit i opozitës për të kryer Vetingun e politikës, vetëm sa e shton mjegullën dhe hipokrizinë e një akti që duhej të kishte nisur në fakt shumë kohë më parë. Një pyetje për zotin Basha, meqë pretendon se ka hedhur një hap të madh: kush do t’i vetojë deputetët, ministrat, ish-ministrat, kryeministrat e presidentët që na kanë qeverisur?! Cila është ajo strukturë që do e ngrejë këtë gur Sizifi? Dhe çfarë tagresh ligjore speciale do të ketë?
Sipas pozicionit të sotëm zyrtar të opozitës, “drejtësia kontrollohet nga Edi Rama”. Është përsëritur aq shpesh kjo akuzë, saqë tani tingëllon e çuditshme dhe demagogjike që të hidhet propozimi për kontrollin e thellë të politikës, ndërkohë që institucionet e reja të drejtësisë nuk kanë marrë ende formë dhe janë thellësisht të paragjykuara nga njëra palë. Çfarëdo që të ketë brenda projektligji i opozitës për Vetingun e klasën politike, problemi i instancës (apo instancave) që drejtojnë procesin dhe marrin vendimet për pastërtinë ose pisllëkun e një politikani, mbetet i pazgjidhur. Kush kontrollon kontrollorin, thotë shprehja e vjetër!
Nuk ka qenë e pamenduar nisja e reformës në drejtësi nga katet e “ulëta” të shtetit, tek sistemi i drejtësisë. Sepse pa një panel gjyqtarësh e prokurorësh të aftë, të ndershëm e rigorozë, katet e larta të politikës do të kenë imunitet të përjetshëm, siç edhe ka ndodhur deri më sot. Duhej pastruar drejtësia, që të sillej në gjendjen dhe standartin e përballjes me korrupsionin dhe pushtetin e politikës. Rrugët e tjera janë të gjitha hipokrite e të pamundura, tamam si ato komisionet hetimore parlamentare që shkaktojnë sherre pafund, por pa të vrarë e të plagosur. Edhe nisma aktuale e opozitës, duket si një luftë me fishekë manovre. Nga ata që të bëjnë me bojë, por që nuk të marrin jetën.
Të pretendosh të pastrosh politikën me komisione ad hoc a shpikje artificiale që anashkalojnë ligjin dhe sistemin e drejtësisë, do të thotë të prodhosh tym në vend të zjarrit. Sepse përtej gjykatave e prokurorive, veç në thirrshim Papa Françeskun e Dalai Lamën që të venë vulën mbi dëftesën e pastërtisë së klasës së sotme politike shqiptare. Të tjerët, kushdo qofshin ata, thjesht s’munden…
Vetingun e politikaneve te lidhur me krimin duhet ta bejne Luli me Monin, si dy figura te pasta qe jane. Mund te keshillohen dhe me Salushin dhe Metushin, se dhe ata Jane te paster si kristali.
z. Minxhozi, ju mund te keni te drejte por kjo sdo te thote qe ta vleresoni si te pamundshme kete veting te politikes. mos perdorni teza si ato qe perdornin armiqte e reformes ne drejtesi (qe per ironi ishin politikane dhe prokurore e gjykates) duke reklamuar pamundesine e nje vetingu te tille ne kushtet e Shqiperise! ja qe vetingu po behet. Dhe nqs e do pergjigjen se kush do t ja beje vetingun politikes, athere po ju them qe e mira eshte qe ta bejne po organe nderkombetare si keto te ngritura per vetingun ne drejtesi! Se sigurisht qe po t ja lesh ne dore ilir metes, sali berishes, edi rames e lul bashes, nuk do vetohet asgje! Gjithashtu meqenese jam shume i zhgenjyer nga ky shkrim i juaji (i zhgenyer sepse ne pergjithesi artikujt tuaj kane nje lloj racionaliteti qe i ben te lexohen pa problem por qe ne fakt fsheh me lezet faktin se cilit grup interesi i perkisni ne politike) po ju “orientoj” drejt verifikimit te situatave te ngjashme ne europe dhe ne bote ne rastet e eliminimit te grupeve kundershtare kriminale (duke i krahasuar keto me politiken tone). Shpesh here, grupet kundershtare kriminale kane arritur qe nga makuteria per pushtet, nga etja per te marre cdo gje qe ka kundershtari, nga deshira per ta pare banden tjeter mundesisht te vdekur me cdo kusht, kane denoncuar deri dhe veten e tyre, apo kane zbuluar identitetet apo pasurite e njeri tjetrit per organet ligjzbatuese. Pa dashje ne rastin tone, nga deshira e madhe per te ardhur ne pushtet, dhe nga deshira vetvrasese per ta pare te eliminuar te pakten politikisht kundershtarin politik, nuk eshte cudi qe Luli jone te kerkoje miratimin e ndonje ligji i cili do ndizte pa dashje mekanizma kontrolli qe do prisnin sa majtas dhe djathtas. Dhe kete me naivitetin e vet prej krimineli sic e ka edhe rama, do ta bente me shpresen qe pati dhe te dekriminalizimi ku nen rrogoz thuhej “sado te kape dekriminalizimi, ne fund do kape me shume nga ata, dhe ca nga te mite sa per te marre flamurin e pushtetit do te mbeten”! Prandaj, z. Minxhozi uroj me nje metafore te vjeter shqiptare qe “kokat hengshin” nga deshira e tyre per pushtet!
Faleminderit.
klasen politike e pastroje deri ne nje shkalle te besushme votat.dhe drejtesia keto jane rregullat demokratike p astaj shpikjet e idiotesive nuk kane fund
Mjafton vetem paragrafi i fundit i shkrimit, per te kuptuar se me c’derdimen analist kemi te bejme. Po shkepusim caze nga ky paragraf: ” … shpikje artificiale qe anashkalojne ligjin dhe sistemin e drejtesise…. “.
Eshte shkeputje nga paragrafi, por jo nga konteksti. Eshte vete konteksti i permbledhur ne kete citim. Eshte thelbi i tij.
Per gjyqtare, prokurore dhe police, jo vetem qe eshte anashkaluar ligji dhe sistemi i drejtesise, por jane zhbere krejt; eshte zhbere vete Kushtetuta; eshte bere ligj i ri, Kushtetute e re, me synim per te patur nje Drejtesi te re.
Kete , padyshim qe e di analisti derdimen, por e “harron”, kur, per te kundershtuar nje ide te Opozites, i duhet te perdore nje argument krejt te kundert me ate qe ka llapaqeneruar keto tre vite, gjoja ne mbrojtje te Reformes ne Drejtesi qe po na bekan socialistet.
Eshte e pamundur , thote! Pse na qenka e pamundur, kur gjysma e elites politike shprehet publikisht se eshte per nje veting te tille?! Te pakten kjo eshte gjysme e mundur; vec ne qofte qe, pamundesine e shikon tek ata qe jane ne pushtet.
Dhe kush kerkon te pastroje politiken, Lulashi qe me pis nga te gjithe.
vetingu per politikanet ne fakt do jete amnisti per politikanet dhe certifikim i vjedhjeve te tyre ose thene ndryshe nje lloj i ri i pastrimit te parave te padeklaruara.
vetingu per politikanet ne fakt do jete amnisti per politikanet dhe certifikim i vjedhjeve te tyre ose thene ndryshe nje lloj i ri i pastrimit te parave te padeklaruara..
Rangalla dhe fantazma e Don Kishotit shfaqet serish kembengules per te luftuar mullinjte me ere,
duke terhequr vemendjen e skypjoneve.
Pa ide, pa alternativa,pa elektoriat,pa frymezim,frika per zhdukje shpik cdo ditet thashetheme,teror,injorance
per te mbajtur gjalle dhe me cdo kusht priviligjet,milionat,breket e shurosura te grave te tyre qe harbohen botes.
Politikanet i shvesh vetem vota e lire e popullit duke i lene te pakten te zgjedhin te lire,
duke mos ja vjedhur,blere,terorizuar voten e tij.