Nga Pëllumb Kulla
Nuk njihemi bashkë dhe nuk mbaj mend të jemi takuar ndonjëherë, por ju shkruaj se ka ndodhur një incident shtypi që na përket të dyve dhe që i lënë kështu përfundon duke na bërë pis që të dy.
Unë zoti Spaho, ka kohë që nuk e lexoj gazetën RD, prej shumë vitesh, qëkur shfaqjen e saj e prita plot optimizëm dhe në fillimet e saj, shkrova për të disa vite rresht.
Mirë, historia ime dihet, por duket qartë që RD-në nuk e lexoni as ju. Mua ma bëri me dije një i njohuri im, por juve, nuk qenka gjendur njeri t’ju a thotë. Mbase druhen për shkak të detyrës së lartë që keni dhe personalitetit tuaj autoritar.
Por njeriu dyshon se mund të ndodhë që edhe thjesht ju respektojnë, por nuk ju duan të mirën. Se ndryshe do t’jua njoftonin ata para kësaj letrës sime.
Dhe unë ju bëj me dije se është aty, një batakçi që ju ka marrë hua emrin për të shkruar në gazetën RD, në faqen e parë, diçka kundër meje. Ai ka menduar t’i japë më tepër helm dhe zjarr sharjeve për mua dhe ka përdorur emrin tuaj, me tërë peshën e ofiqeve dhe gravitetit që ka njëri nga nënkryetarët e opozitës, ish- ministër dhe parlamentar qëkur s’mbahet mend.
Shkrimi që batakçiu ka bërë kundë meje nuk është kaq i rëndë për mua, që në fund të fundit përpara zotërisë suaj, nuk jam kurkushi, por niveli i shkrimit është aq i ulët sa turpëron karatin tuaj. Ata të redaksisë mund t’ju pyesnin që të siguroheshin që atë paçavure e kishit shkruar vërtet ju, por urrejtja ndaj meje, edhe ata, i ka bindur më shumë që të mos ju pyesnin fare, aq më tepër ata e dijnë që ju gazetën e tyre nuk e lexoni, sikurse edhe shumica e shqiptarëve tani. Dhe e botuan me ngut.
Në atë shkrim ai, lopçari, mashtruesi që ju ka vjedhur emrin, i vërsulet një intervistës sime në lidhje me shkeljen e embargos së naftës në favor të Millosheviçit.
Ai shkruan se unë jam idiot!
Kurse në lidhje me thyerjen e embargos thotë se unë shpif!
Thotë edhe plot broçkulla të tjera po këto janë më kryesoret. Me padijen që ia bën muu, ai që ndot emrin e zotërisë suaj, nuk e di atë që dini ju, që këtë intervistë unë e kam dhënë jo këto ditë, por që në vitin 2006, qëkur presidenti Bullatoviç i Malit të Zi zbuloi pabesinë e shqiptarëve ndaj ndërkombëtarëve, thyerjen e embargos, dhe qëkur i nderuari eprori juaj dhe ish eprori im, u detyrua botërisht ta pranojë si fakt të vërtetë. Dhe bile eprori ynë u shpreh vendosmërisht, se ai kishte qënë kundër embargos që OKB i kish vendosur Jugosllavisë dhe prandaj ajo ishte shkelur nga ana e qeverisë dhe njerëzve të tij të afërt në parti.
Unë besoj se ju, edhe pse nuk njihemi nga afër, do të jeni kategorikisht kundër etiketimit tim si idiot. Apo jo? Nuk jam aq i zgjuar sa ëndërroja të isha, por jo, zoti Spaho, jo, jo… Idiot nuk jam! Ai ndyrësira e ka gjetur atë fjalë në fjalor dhe në zemërim e sipër e ka futur në shkrim, pa pasur nevojë të mësojë domethënien e fjalës. Sikur, – Zoti mos e dhëntë – ta kishit shkruar vetë ju, – supozim është ky, – ju nga lartësia e nivelit tuaj do të tregonit edhe seç duhet të bënte një njeri që nuk është idiot, kur eprorët e mashtrojnë të dërguarin e tyre, kur nuk i thonë as edhe një fjalë nga ato që do të thoshin 12 vjet më vonë kur iu zbuluan petët lakrorit.
Pra aty nuk do të ishte fjala “idiot” po qe se Spaho nuk do të ishte një pseudonim. Zotëria juaj mund të mos dojë të më shohë mbi këtë dhé, mund të më urrejë dhe do t’ia pranoja me dhimbje të më quante, frikacak, servil, të shitur, kriminel – ka fjalori plot cilësime, nga ato që përdorni për njëri-tjetrin në parlament, por jo atë.
Dhe më e rënda, që ka zhgaravitur ai mendjefyçkë është akuza që unë shpif. Po ta kishte lexuar zotëria juaj ndonjëherë atë intervistë, daç më 2006, daç më 2007 daç në ndonjë nga ato dhjetra herët që e riboton Ad Thanoja, sa herë do që të godasë Berishën, pra po ta kishit lexuar ju, do ta vinit re: aty vetëm shpifje nuk ka!
Po ju nuk e keni lexuar as tani që të më jepnit të drejtën… Eh, ç’them dhe unë! Ju nuk lexoni RD-në, jo të lexoni intervistat e mia!
Për këtë arsye unë zbuloj edhe një të fshehtë, zbulimi i së cilës nuk më prish punë: unë do ta gjej atë shpirtlig dhe do ta hedh në gjyq të më vërtetojë shpifjet. Po ia zbuloj hapat që kam ndërmend të bëj dhe bile po i jap mundësi të përgatitet (Fantastike do të ishte zoti Spaho, sikur në gjyq të ishim të dy, unë dhe ju, në këtë anën e akuzës ndaj tij: mua që më ka marrë erzin. kurse juve, emrin!).
Pra unë nuk shpif dhe sado huq shpifaraku të kesh nuk të kënaq shpifja e shpifur: “Berisha ka thyer embargon!” Berisha ta nxjerr shpifjen jashtë loje! Ai e ka deklaruar vetë të vërtetën! Edhe kjo është një dëshmi që ai njeri i ulët ju ka vjedhur emrin por jo dijenitë. Nuk ndodh që nënkryetari i Partisë Demokratike të mos e dijë ç’thotë shefi i tij në konferenca shtypi!
Që Edmond Spaho (ai tjetri!) është gdhë, e qartëson edhe një dëshmi tjetër në atë shkrim. Ai, injoranti, nuk e di, sikurse nuk dijnë gjithë injorantët, se cili është autoriteti i lartë që cakton ambasadorët!
Berishës i faturohen njëqindenjë të zeza. Ai, gdhëja, i shton dhe një tjetër dhe e akuzon edhe që nuk di të zgjedhë njerëzit që do të punojnë me të! Që shefi juaj nuk qëllon gjithmonë në zgjedhjet që bën, kjo është një e vërtetë, por boll ngarkohet edhe tani që është tërhequr nga vendimmarrjet. Kanë qenë kohë të vështira dhe atij i duhej t’i bënte të gjitha vetë: të zgjidhte ministra, kryeministra, zëvendësit e tyre, deputetët, ambasadorët, kryebashkiakët.
Shumica dërmuese me të drejtë i kanë kthyer kurrizin, por sipas enturazhit të sotëm të Berishës, ato kanë qenë zgjedhje të këqia. Këtu mund të bëj pjesë dhe unë. Ju zoti Spaho mund të keni mendim të njëjtë me atë Spahon tjetër që më ka revoltuar mua. Por ashtu ishte koha në ato vite të kthesës së madhe.
Ndryshimet e mëdha epokale në vendet ish-komuniste shpunë në OKB ambasadorë nga radhët e mësuesve, mjekëve, gazetarëve, arqitektëve. Mua më morën nga dekanati i fakultetit të teatrit. Unë do të them se atje ku më dërguan punova mirë, përderisa edhe ata që nuk më duan, nuk më kanë shquar ndonjë paudhësi, ndonjë dështim, a ndonjë veprim të gabuar. Por dhe ata të administratës shtetërore në vend, nuk është se kishin patur më parë njohuri administrative. Të gjithë doktorë ishin. Dhe shumica nuk është se punoi keq. Më keq nga të gjithë doktorët dhe më shumë dëme katastrofike vendit, i solli ai doktori që bëmë President, po ta analizosh hollë hollë.
Por kjo letër nuk ka atë qëllim. Vetëm desha t’i them atij militantit, Spahos tjetër, se caktimi im që ai e me atë mënçurinë e tij e quan budallallëk, është i vërtetë, Berisha e bëri. Por unë them edhe zgjedhje të mira edhe ka bërë. Edhe atëherë, edhe më vonë.
Ja, mesa dij unë, zoti Edmond Spaho, juve, ai ju ka zgjedhur.
Edhe ju, për modesti ndoshta, mund të ma kundërshtoni, por, sinqerisht, nuk ka bërë zgjedhje të keqe! Për të mos thënë që është një nga zgjedhjet më të mira të të gjitha kohëve..
Këtë mendim më duket se e kanë dhe socialistët.
…………………………..
Kjo letër është dërguar vetëm për gazetën TemA
Si gjthmon realist dhe elokuent ! Pershendetje !
Socialistet, vecanerisht ne kohen e Rames, kane patur perhere nje trupe rezervistesh, sic quheshin ne kohen e Enverit, qe per mua me shume ngjajne me ato trupat e crregullta te bashibozukeve, qe paraprinin sulmet e rregullta te ushtrive otomane.
Keta bashibozuke, socialistet, i perdorin vecanerisht ne situata te sikletshme skandalesh te mprehta qe marrin vemendje te madhe ne opinionin publik.
Plas nje skandal, dhe hop! ja ku del nje bashibozuk, pastaj edhe nje tejter, prape nje tjeter, edhe nje tjeter akoma e keshtu me radhe , derisa marrin formen e zakonshme te crregullt te trupes bashibozuke!
Gaztori i diktatures komuniste, Pellumb Kulla, eshte nje nder ta. Perhere ku kemi te bejme me nje skandal socialistash, do te shkarrashkruaje se s’ben edhe pellumbi yne! Me e lezecmja eshte se ky soj i cuditshem shkarrashkruesish, te gjithe strategjine e mbrojtjes se pushtetit socialist, e mbeshtesin …. duke sulmuar Sali Berishen…!!!
Dhe, kjo gje perseritet e perseritet papushim, a thua se jane ne ndonje cmendine , dhe qe andej shkarrashkrimet e tyre!
Shkruajne gjate, shume gjate … perserisin te njejtat e te njejtat gjera, pa u lodhur … aq shume i perserisin, sa kane filluar t’i besojne njemend vet shpifjet e tyre!
Brohoritjet nga turma e mjere e trushpelareve, i pengojne te kuptojne sesa te gerditshem jane bere.
E njejta gje e pengon edhe Pellumbin tone, te shohe se eshte shnderruar ne nje sorre…
Po, po Pellumbi nuk eshte pellumb … ajo eshte nje sorre!
Nje sorre qe duket sikur krrakit qe nga menderet e socialistave…
Te duket i gjate shkrimi, o te dhjefsha syzet? Te lodh orari i punes qe te kane dhene. Ke me shume hallin tend se te Berishes. Pa le te Spahos, ate se pierdh fare! Ore mendjelli vertet nuk te rendon kjo pune qe te kane çaktuar? Nganjehere punet ti i ben me kualitet, po sot e ke qelbur. Je i lodhur, syzet te jane veshur nga vapa. Po mire mor bicim, e nget Kulla Berishen apo ky kurva e vicidolit ve sejmenet dhe ngasin kullen? Nuk e sheh ti qe i thone po shpif per pislleqet qe bente Berisha me naften? Mire qe ti ke qejf qe Kulla te mos shkruaje, por do qe ai edhe te mos degjoje kur e ngasin a? Sot s’e ke bere normen Skypion. Ke punuar edhe shkel e shko. Nje mut do marresh.
O Skypion,
po ta mbajti menderja,fol me fakte nëse gjiganti i humorit jo vetëm shqiptar, Pëllumb Kulla,thotë të vërtetë apo jo me intervistën e 2006-ës për shkeljen e embargos nga byth e Sali Berishës,nga ku rri dhe ti dhe qelb anë e mbanë.
Po ta mbajti bytha dili Pëllumbit hapur me ndonjë shkrim o tru shpëlari i kriminelit SB,dhe ta shohësh sa të vlen lëkura.
Uau, sa emer te madh paske o koqe,shqyptar i ylirise, patetik.
shqiptari i ilirise,
Gjigantit te krakarisjeve amatoreske te nivelit baltor-fshataresk i ka vajtur vertet fama jashte Shqiperise,
deri ne shtetin e shquar te Lushnjes. Kam vene re qe emri yt ben goxha diference “intelektuale” ne korin e gomereve
dhe bythlepiresve te ketij zombie te vdekur me kohe. Shume me magjishem se edhe Skorpioni.
Ky Skyfo duket se paguhet nga SHQUP-i vetem per t’iu kundervene shkrimeve qe i shajne padronin e tij. Ne kete rast nuk merret me temen e shkrimit, pasi nuk ka se si ta kundershtoje te verteten qe e di gjithe bota, por si gjithe plehrat merret me autorin e shkrimit. Pellumbi eshte nje sorre, nje i shitur etj etj. E mbron te zotin e tij me besnikerine e qenit. Per me shume ky edepsez asnjehere nuk pret rradhen kur shkruan ndonje replike, por gjithmone do te futet ne vendin e dyte, te pergjigjet e komentit. Kjo tregon qe i pelqen shume edhe vetja dhe deshiron qe komentuesit te merren me te, dhe jo me thelbin e shkrimit. Ketu ka faj edhe Merua qe ne vend t’ia zbrese shkrimin sipas rradhes ia lejon te zeje kryet e vendit. Per me shume duket se eshte edhe nje pene e lodhur. Ndofta se ka qe ne kohen e komunizmit qe shkruan. Po ne ate kohe e kishte kthyer ters sherjane!
O skypilon mire qe je nje hale por se ishe dhe bq ket se kisha dite…epo lok hesapi…
E ke ulur shumë stekën o i madhi PËLLUMB KULLA. Ky Spahua që juve i shkruani, dhe që kuptohet nuk e njihni, është më i keq se ai Spaho Shpifaraku i RD-së. Ky o PËLLUMB, është një zvarranik, një lolo, një servil i klasit të parë, një shërbëtor besnik i Sali Shpellarit, KRYEKRIMINELIT GJAKATAR të SHqipërisë, vrasësit të shqiptarëve, TRADHTAR i Kombit.
Zoti Pellumb:
Ndjenja e hakmarrjes ndaj Edmondit te ben te ngaterrosh faktin. Berisha nuk ka thyer embargo, por ka zbatuar urdhrin e qendres se tij per furnizimin e ushtrise se Milloshevicit me karburant. Po te kujtoj se opercacioni quhej “Shqiponja” dhe a ta merr mendja pse? Shqiponja bre Pellumb eshte simboli yne dhe gjithe ne Shqiptaret u ngazellyem se si shqoponja jone ndihmoi ne levizjen e shpejte te tankeve serbe kunder terroristve Shqiptare. Gezohu bre, pse pikellohesh! Kaq per sot.
Z.Kulla eshte simbol i artistit te madh,analiza e ngjarjeve,humori e kultuara jane pjese e KULLES.. Spaho-ja do doket mi i vogel fekalesh! por Kulla nuk ka fjaloerin qe gabimisht po e perdor.
Fantastike,po a ka mend ky Spaho ta kuptoje? Keta te PD nje prerje kane,nje mendje,nje artikulim banal. Baba i ka bere lavazh trurit,bile dhe ne turi po duken njesoj ngaqe flasin me te njejten gjuhe rrugacerore.
Ironi e thelle me spahine qe eshte e veshtire ta kuptoj idioti spaho.
I MADHI PËLLUMB!
Tani do shihni si do bëhet nami në redaksinë e rd ( me shkronja të vogla shkruhet, ZOTI PËLLUMB)
Spahoja i vërtetë do përmbysi zyrat, jo vetëm të rd por edhe të pd dhe do ta kthejë SHQUP-in në origjinë:
klub dëfrimi.
Si thuhet ne raste te tilla? Goditje asgjesuese, ndonese me spond!
Ja ke ngulur ketij Spahos deri ne rreze dhe mire ke bere se e ke nderuar!
O Pellumb djali,
Po ky gomari me emrin Edmon Spaho, me ty gjeti ta kruante? E ka kruajtur me qeramidhe, siç thotë populli. Tani duhet t’i veje qepe e krype, dhe te fleje permbys.
Budallalleku i ketij Edmond Spahos nuk eshte me shumë se cfare ka shkruar, se sa kunder kujt ka shkruar.
Spaho i shkrete qe i vogel ka qene gjumash dhe pa goje,mamarak,tamam koqe kanari.Ashtu ka ngel ,njelloj i shty tokes lehte se mos i dhemb.
HAHAHAHA! Shperndajeni artikullin!
Mos u merr me politike se nuk te lexon njeri!
Gelltite nje luge corbe nga PD,e dhjeve per gjithe jeten!
Xhuli akoma e zien qumeshtin ne 6 te mengjezit, me furnelle vajguri aty ne Amerike?
O sociolog! Me bere per te qeshur more djall.Ju thoni se gelltit nje luge çorbe nga e pd,dhe e dhjeve tere jeten.Me duket se eshte vjell ter jeten.Me gjitheate pd-ke i shkon me mire keshtu si thoni ju.Pershendetje.
Hahahaaaaaaaa…u dhjeva se qeshuri,me ate “pervetesuesin” e emrit te ketij Spaho-s te “vertete”.I madh ke qene dhe ke mbetur,Pellumb Kulla.Edhe pse une jam i majte e ju i djathte,une ju vleresoj si “idiot”,per inat te ketij Edmond Spahos te vertete.Eshte gjynah qe te mos marre dhe ky I “mencuri”, Spaho “merritat” e tij per “mencuri”,per kunder atij “idiotit”,i cili i paska vjedhur emrin…
Shkurt,keta PeDe-rat,ndjekin rrugen e Shvejkut:
C’me duhet mua se,cfare shkruaj,apo cfare mendoj une….
O idiot,po ti ke harruar shqipen?
TE KENDOFTE PENDA E TE NDRITE MENDJA
O PELLUMB K… KALAJA !
Me fal qe ta nderrova mbiemrin !
Eshte vetem nje nderrim miqesor stilistiko- letrar per nje mjeshter, per nje Kala te humorit dhe letrave shqipe !
Edhe me kete sarkazem vrastare, zgerlaqese, me kete pergjigje dinjtoze per nje lapangjoz si Edmond Spaho “i rreme “ deshmon se je Kalaja e humorit shqiptar !
Te kendofte penda e te ndrite mendja gjithmone o Pellumb K… KALAJA !
O Pellumb Kulla mos e sterhollo
se Mond Spaho eshte nje RR.K gjithmone
me germa kapitale.
Ky RR.K cfare nuk ka thene per Madelene Ollbright
qe se paku e ka nje gur ne themelet e Kosoves.
Po vari lesht. Fundi fundit ne opozite ku do te jene pergjithmone nuk eshte se prishin ndonje gje te madhe.
Kulla, midis teje dhe Spahos,ka shume pak ndryshim,
Te dy luani me pjesen tuaj te tifozeve.
Te dy bajate.
Te dy burra qe dikush u kapi per qafe e u ngriti lart.
Te dy shkruani e flisni gjate e gjate.
Fuck off ti me humorin pa kripe e provincial
Dhe ai arrapashi i PD qe merr ligjeratat me shkrim nga Luli.
OFredi e ke njohur Pellumb Kulllen para viteve 1990? Po Edmond Spahon e ke njohur para viteve 1990? Une per vete Pellumbin e kal njohe , dersa kete Edmondin nuk ja kam ndier as eren qe bie se ska qene kushi. Prandaj po tregon edhe ti mosnjohje per te mos thene se je pjese e injorances se sotme pa permbajtje. Po Berisha i ngriti te dy, por secili ka personalitetin e vet . E ku krahasohet Pellumbi me palo profesorin e ekonomise qe tall bythen edhe Edi Rama me te! Duhet te jeshe ose shpirtlig ose injorante te besh keto te dy krahasime. Sa i ka dhene jete Pellumbi buzeqeshjeve tona dhe sa e ka qelbur Edmondi, e di? Prandaj gjallesa njeri duket e vleresohet nga ato qe ben dhe flet apo shkruan. Keshtu dhe ti apa ata qe shorehen si ti.
Jo, se nuk e duroja dot “humorin” e tij,
Por e njoh sot qe kerkon kredo per pacauret qe shkruante ne komunizem.
O te knoft zemra o Pllum Kulla,
Hapi syte e zese moj.
Ej cna kakput malli per njato skecqet e tu me partizana me yll nball e me bllista.
Nabej dhe njtjetr pash besn e burrit.
je nji diot qe s’di cfar thot !
I Madhi Pellumb Kulla ,
ben shume -shume mir ,t’ju fusi te gjithve ju politikanet me te ndyre
qe ka pare njerezimi ,
atje ku dhe e meritojn te jene ne Halene e Kombit .
Keni 29-vjet qe vetem shkaterroni jeten e shqiptareve
e vidhni Shqiperine, sa po habisni Europianet ,nga i fituat kto Pasuri
kur dje , ishit pabrek ne bythe ,e hanit kallamoq,
sot nuk njihni me asnji turp para askujt dhe kur ju kritikojne ata
qe natyrishte dijne shume me shume se ju sharlatan politikan ,
qisni menjiher dhembet me i kafshu (K)
dhe i mbani lexione mbi te kaluaren ,pa pare vehten ne pasqyre se ,
cfar muti ishin kta politikane ,cfar zgjebarakesh ishin ate kohe ,
kur Personalitete te Artit si Pellumb Kulla gezonin gjithe te mirat ne jete .
Bjeru Pellumb zagareve te politikes e qitja kallain plehrave .
Mashtruesit dhe batakçinjtê, hipokritët dhe delenxhinjtë,
nuk të ndotin dot, O PËLLUMB I BARDHË.!
Ti je i lirë dhe i shëndetshëm.
FLUTURO, DHE MÊSHIROI .!??
Perfekte! Sarkazëm e merituar. Kanë dalë fare nga binarët. Berisha ish president, nxjerr një fotografi celebrimi që të ba vërtetojë bashkëpunimin e Erion Velisë me krimin, Nishani dhe ky një ish president i shplarë, bën ekspertin e futbollit dhe quan teknikun e përfaqësueses tonë Pannuci sharlatan (flm. që sonte fitoi), pa përmendur dhjetra e dhjetra mufka të dordolecëve të tjerë që zënë njëri pas tjetrit foltoren e ShQUP-it. Gjithsesi dhe këto kanë efekt deri në fund të ditës, aq sa mbarojnë lajmet e fundit në TV, apo lexohen portalet, sigurisht të ndjekura dhe këto nga ata që kanë nge e kalojnë kohën.
Kjo eshte doze per arinjte jo per minjte.
I ke hapur pune vehtes Pellumb Kulla sepse tani Edmond Spaho ka filluar te besoje se nuk e ka bere ai shkrimin e RD, jane zera te brendshem tani qe ja perforcojne Mondit te gjore qe s’ka bere asgje.
U kruajt me person te gabuar derdimeni.
Thjeshte “bir kurve” ne kuptimin e mire te fjales!Besoj se ky palloshi i ka aq mend sa ta kuptoje ironine tende,por edhe po nuk e kuptoi PD-ja mund te kete ndonje qe e kupton dhe do ti trgoje qe ia ke me te futur…… .
Te lumte mendja e Pena I nderuar Kulla
Edmond spaho qe do te kruhet me ty ta mbaje me shendet “zgjuarsine” Po cte bejme se po na mbytin keto lloj te “zgjuarish”!!!!
Pellumb, faleminderit, i ke nderur Fieraket, ke lindur ne Zemklak por je nga Fieri.
Nje menyre e vecante, nje menyre e rralle per te zbuluar e goditur nje mashtrim, nje genjeshter, nje sajese. Ja ke qendisur aq mire atij Spaho zvarranikut, neveritesit dhe sa po t,i ndodhet nje fije dinjitet duhet te terhiqet perfundimisht nga politika per shtremberimet e tij e shpifese te realitetit. Me kete artikull te P.Kulles cfare do te thote Spaho zvarraniku se eshte ai autori apo nuk eshte ai, po nje tjeter ? Duhet te pergjigjet edhe pse nuk ka dale nga erresira deri me sot. Tani qe ju vu menyra e vecante duhet te dale nga fshehtesia si dhelpra kur i vihet tymi dhe del. Te presim dhe te shohim cfare do te thote ne kete thike me dy presa te paraqitur nga Pellumb Kulla. Pavaresisht, ne e njohim prej kohesh.
Mos u mer me kryebudallain e pederave, zoti pellumb, nuk ja vlen te meresh me spahot e spiot, eshte thjesht derdimen prandaj PD perparon CDO dite……….ky legen eshte me shume se budallait ,edhe shuren e Ben ne breke.
E HOLLË, MEGJITHËSE E HOLLËSISHME…
Fin si gjetje, si shkrim, si argumentim, si shtjellim, por vërtetë, e vërteta është se objekti as ka lexuar, as lexon, por shkrimit i shkon…
Urime dhe suksese Z.Kulla në gjetje të tjera pikante që juve as u kanë munguar, as nuk do t’ju mungojnë kurrë.
Simon Vrusho
???
Pellumb paskan.ndodhur ndryshime te ju.Ke filluar te behesh lokalist.Me me karar cdo gje ka nje kufi.Mos e lavdero kaq shume profesorin.Se do te thone qe e mban me hater dh e lavderon se para shume kohesh e mernin rogen ne te njejten bordero.
Zoti Kulla kisha respekt per ju por ma zbehet simpatine.Nuk e mendoja qe do te humbnit kone me nje tarallak si Spaho.
Eshte i nivelit te ulet i rrangut ORDINER.
undefined
Pellumb I Pellumbave!!
Dua te te shaj e s’te shaj dot.Dua te te qortoj e s’me ben kjo goje.Po nga e gjete kohen,qe besoj se e ke mjaft te kursyer per t’u marre me grabitesin e emrit te z.Spaho.E ke gabim dhe po te ishe ne Parti do hanje me siguri vrejtje ne biografi personalisht nga shoku me fal z. Sali.
Tashti degjome me modesti:
Te gjithe spahot,salianjet,dumat a po bashet jane tullumbace qe s’duan gozhde 15-teshe nga ato qe di ti futesh vetem ti,por duan vetem nje maje gjilpere e asgje me shume.
Pellumb bjerju e mos u ndal aspak derri do plumb dhe e ka hak.
Z.Kulla!
Dua te te shaj e s’te shaj dot.Dua te te qortoj e s’me ben kjo goje.Po nga e gjete kohen,qe besoj se e ke mjaft te kursyer per t’u marre me grabitesin e emrit te z.Spaho.E ke gabim dhe po te ishe ne Parti do hanje me siguri vrejtje ne biografi personalisht nga shoku me fal z. Sali.
Tashti degjome me modesti:
Te gjithe spahot,salianjet,dumat a po bashet jane tullumbace qe s’duan gozhde 15-teshe nga ato qe di ti futesh vetem ti,por duan vetem nje maje gjilpere e asgje me shume.
Pellumb bjerju e mos u ndal aspak derri do plumb dhe e ka hak.
Pa dashur te mbroj apo te fyej personin qe i kane “vjedhur” emrin, sepse per ta vleresuar ate mjafton antaresia dhe militantizmi ne banden e Berishes, por dua te them se ata qe e kane profesion te shkruarit, si puna e Pellumbit, kur futen ne te tilla shtigje te replikes dhe debatit shterpe, nuk bejne gje tjeter vecse ulin nivelin e inteligjences se tyre..
Pershendetje Z.Kulla.E ke qare Pamfletin.Po ke nje gabim te vockel kur Flet per “Karatin” e Z.Spaho.Nga Bemat dhe Perdaljet e tij nxjerr ne drite se nuk ka “Karat” Fare, po vetem KAKA MIU.Ai eshte si te gjithe mbeshtetsit e LUL-Sumkapucit Nje Lloj Bulldogu i Neveritshem ,qe ka kontribuar ne shembjen e Idealeve te PD ,qe u krijua per Shembjen Reale te Diktatures dhe u katandis ne krijimin e nje sistemi Autokrat Antishqiptar dhe pervers nen siglen e Sali Gerdecit.
Edhe une e di se nuk je idiot,thjeshte je gruqimi Apo Xhuliqime
Prsh. o ozgjuari perse mbari z.Pellumb. Mos kij merak se ai qe ka shkruar ate artikull eshte vete Edmond Spaho, por ky eshte nje servil ne kulm, pasi ne kohen qe ka qene minister, Kontrolli i Larte i Shtetit i ka kerkuar ish presidentit sali serbit qe ta pushoje nga puna dhe te mos punoje me ne administraten publike. Atehere nuk e pushuan nga puna dhe tani i sherben sali serbit me servilizmin me te madh, madje per inate te asaj kohe te KLSH punesoje edhe lulishtaren motren e tije ne Kontroll te Larte te Shtetit.
Pëllumb Kulla . Driiitë o zot .
Për DJE , për SOT e për MOT .
Por vallahi , për kët Mondin je lodh kot .
Në gjithë PD-në , t’hajrit nuk gjen dot .
Veç nji Sale që e kanë akoma si zot .
Ishalla nuk fillon dhe me Lulin .
Se pastaj do bëhesh :” A doni më për Belulin ” ?
Jovan Bregu , mos vdeksh kurrë .
Një mik që ta don të mirën .
Ma ke dhënë një libër me dedikim .
Edhe për hatër të babës tim .
“IL SOVERCHIO RROMPE IL COPERCHIO”(Tepria thyen kapakun), thot një proverb.I nderuari Kulla:Edhe modestia e madhe,në mos është mendjemadhësì,eshtë ironì.Jam dakord me Ju.
ZOTI Spaho,eshtë një specie e rrallë.Eshtë nga gjetjet më të mira që i bën nderë me praninë e tij atij parlamenti.Megjithate,ju jeni në të drejten tuaj.
SHKRIM FANTASTIK. MODEL PER STUDENTET E GAZETARISE. DUKU NGA TIRANA PER NJI KAFE
Per te gjithe ju qe e shani TE madhin KULLA.Brezi im e di se cfare brilanti kemi pasur midis nesh.Dhe e 2.Qe nga jashte i sheh e gjykon me mire ndeshjet.3.Te thuash te verteten me ironi èshte klas dhe merite,faleminderit Pellumb qe te bie nderment edhe per Shqiperine ndonese mund edhe mos tia hidhje me qurat.Na ke argetuar gjithmone dhe faleminderit edhe kete rradhe
Dhe ta shikosh kete delenxhiun qe e ka mbiemrin Spaho,kur del ne televizor,ne krah te lul qurrashit me hunden e pinokut ,dmth si numuri 2,pas lulushke hollandezes, e krekoset,qe te vjen per te dh…..Ne ate shpk,organizate kriminale te shqqerosur me emrin “demokrtike” dhe qe nga i pari deri tek i fundit dine vetem te thone e bejne te kunderten e te vertetes,te kunderten e zbatimit te ligjit,te kunderten e betimit te tyre si deputete etj etj. Ata kane bere te gjthe shkollen e plakut Mere dhe dine vetem te pasurohen ne rruge te paligjeshme,Ata jane nje konglomerat i ndyre mafjozesh,kriminelesh te maskuar me imunitet dhe gjithfare dallaverexhinjsh.Rrugen e ka hapur padrinua,plaku Mere dhe rrotull tij e me poshte jane kopjet e tij,disa origjinale e disa te deformuarta si puna e lulash qurrashit.Ata kane infektuar gjithe jeten politike e shoqerore ne shqioperi dhe ne bashkepunim dhe me ndonje shushke debile e te pandereqeshme si puna e muniut me nje cizme dhe me mister 7 perqindeshin president kane vetem nje objektiv: te pengojne perparimin e vendit,te njollosin e shantazhojne kedo qe u del perpara ne planet e tyre te ndyra,duke shfrytezuar per kete e duke bashkepunuar me cdo element kriminal,me dhe pa imunitet,gjyqtar apo prokuror si puna e llalles,kryetar bande apo bandit i thjeshte si puna e Babales etj etj.Dhe kuptohet qe Spaho,eshte njeri nga keta “idiote” etj etj
Kulla me humorin e holle e ve ne loje ,duke i vene perballe te dy Spaho-t(ku realisht Spaho qe i drejtohet me letren e hapur eshte ai qe ka shkruar me te vertete artikullin.
Pullumo, ai Spaho i verteti, ose jo vetem ne nje gje ka pasur te drejte, qe zotrote je idiot. Gjithsesi mos ma vere re se une me ironi e kam.
A e dini nga eshte Edmond Spaho, Ai eshte llumi i devollinjve te trashe { budallenj } se devolli ka njeres te zgjuar, trima e te beses po mondi eshte antipodi i tyre.
Mire e ke ti, e ka pasur kusheri Dritero Agollin. KEshtu jane si rrace te gjithe ata.
Sent from my iPhone
Begin forwarded message:
From: Alban Dega
Date: September 8, 2018 at 7:50:57 AM EDT
To: [email protected]
Cc: [email protected]
Subject: PELLUMB KULLA
NJE ZGERLAQJE SHEMBULLORE !
E ka shumezuar me zero !
Popullorce: e ka shkerdhyer ne 4D ne 4 Dimensione : Para Mbrapa Lart Poshte ose PMPLP !
Bashke me te edhe kullen e Vicidolit dhe doren e zeze te UDB-es serbe ne krye te PD-se dhe te Shqiperise Saleh Ramollah Milloshevicin
Ndaj miqesisht e quajta dje jo Pellumb Kulla jo Pellumb Kalaja…
Kulla eshte shume vogel, shume e ulet per nje Kala te humorit, sarkazmes, kultures, talentit te Pellumbit !
Vendosi dhe mondi tè shkruaj.
por pèllumbi nuk e priste,
i dha rast ti tregoj vend,
si “idiotè” le tè vdiste.
Pèllumb Kulla mbetet mèndja dhe pena e art e humorit shqiptar, njè gjeni qè zbulon injorancèn nèpèrmjet humorit siç veproj dhe punoj nè vlorè dhe fier.
Ju uroj shèndet dhe lumturi nè familjen tuaj.
Itali.
Vendosi dhe mondi tè shkruaj.
por pèllumbi nuk e priste,
i dha rast ti tregoj vend,
si “idiotè” le tè vdiste.
Pèllumb Kulla mbetet mèndja dhe pena e art e humorit shqiptar, njè gjeni qè zbulon injorancèn nèpèrmjet humorit siç veproj dhe punoj nè vlorè dhe fier.
Ju uroj shèndet dhe lumturi nè familjen tuaj.
Itali.
Pershendetje Pellumb Kulla!
Me kujtove Ezopin…Te perfytyrova ne rolin e te madhit Kadri Roshi…Pije detin Ksand….
Faleminderit
E me ke merresh e Pellumb vellai, per ke e humb ate kohe te vyer?. Mos degjo se e therresin Prof. ai seshte vec nje lake, qe ben ci thone. Se ke pare ndonjehere kur leh me vend e pa vend ne parlament, apo kur nderron edhe intonacionin e lehjes apo kur kthen koken nga i zoti dhe trimerohet e i versulet tribunes ?. Thjesht eshte nje langua, qe nuk ja vlen te merresh me te.