Rikthimi i një emigranti, përpjekja e vështirë për t’u riintegruar: Ja pse vendosa të jetoj në Shqipëri

8 Shtator 2018, 13:50Sociale TEMA

Arjan Venari sapo ka mbushur 27 vjeç. Dy vite më parë u kthye nga emigrimi në Greqi, ku shkoi ndërsa ishte vetëm 15 vjeç.

La shkollën, fshatin ku u lind, familjen dhe vetëm me një xhaketë të vjetër udhëtoi maleve.

“Për herë të parë kam emigruar në moshën 15 vjeç drejt shtetit grek. Shkonim në këmbë. Familja e përjetonte keq, por ne iknim fshehurazi. Me shokë në fshat bashkoheshim, vendosnim se do iknim në Greqi dhe niseshim”, tha Arjan Venari.

Udhëtimi zgjati me ditë të tëra. Natën – tregon, – e kalonte në pyll, i cili u bë shtëpi dhe mbrojtje për të.

“Udhëtimi zgjaste 8 ditë, sepse zgjidhnim rrugën më të largët, që të mos kishim vëmendjen e policisë. Na zinte bora, shiu. Në ditët në vazhdim ishim edhe pa bukë, pa ujë, fjetja e keqe, flinim ku na zinte nata”, rrëfen Arjan Venari.

Tani është rikthyer në Selvies, fshat të Elbasanit. Ka hapur një lokal me kursimet e grumbulluara në Greqi, me shpresën për të ndërtuar jetën e tij në atdhe. Megjithatë, sërish i kthehet për disa javë apo muaj emigrimit, me shpresën se do të jetë e fundit herë.

“Me të keq, me vuajtje, nuk i prishnim, i mbanim që të ktheheshim në Shqipëri, të bënim diçka. Ato pak lekë që kemi bërë andej, i kam investuar te ky lokal që shihni. Të harrojmë ato vuajtje andej dhe të rrimë këtu, të hapnim punën tonë. Ka grupe që ikin ende, por unë jo. Kam vendosur të qëndroj”, thotë Arjan Venari.

Kriza financiare në Greqi bëri që shumë emigrantë shqiptarë atje të humbnin punën e të mos e përballonin më jetesën. Ata vendosën të kthehen, ashtu si dhe të tjerë, që pasi mësuan një zanat kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Shifra e të rikthyerve nuk është regjistruar nga asnjë institucion, por ata i gjen në çdo fshat e qytet.

9 komente në “Rikthimi i një emigranti, përpjekja e vështirë për t’u riintegruar: Ja pse vendosa të jetoj në Shqipëri”

  1. florence says:

    1 kthehet 1000 ikin, hahahahahahaha

    1. Kalec Dega says:

      Nuk e kuptoj dot kete djale mos valle ka shkuar deri ne Greqi lajmi i mire per rruget e kombit, autobuzat elektrik te erit, trenat dhe aeroporti i Vlores ne vecanti!Apo taksat jane te uleta dhe inspektoret e Prefesorit te englishtes nuk do ti kerkojne pare ne dore…..ose mesoi se Zaganjori kaloi provimin dhe vellai i xhafajt doli nga burgu….ne nje kohe qe sdime ca behet me gjin gjonin apo Adriatik Llallen…ndoshta mori vesh se iku ne Kyrgistan Lu Lu ja…
      Sidoqofte, je djale i guximshem , nje shqiptar i vertete. Me ben pershtypje sa mire di shqip, ndryshe nga ata qe ikin nga Shqiperia sot si ne moshen e tij 15 vjecare….

  2. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    ston agyristooooooooooooooooo esy kai aloi poloi…………………………vrromotourko!

  3. Luli says:

    Po mer çun mire ke bere qe je kthyer,por duhet te kishe blere traktor te punoje token jo te beje lokal.

  4. TT says:

    Me kafe turke dhe rraki plepi ky do ndertoje te ardhmen !!!

  5. marmidshpuar ik se po te pret janulla ta caj verren.

  6. Hyp says:

    Po lokal kam hapur edhe une qe jam pensionist e jo ti qe ke punuar andej!
    Po pse per kaq gje ke mesuar ne Greqi ti!
    Te hapje ndonje baxho bulmeti po hajde,ndonje sere perimesh alo fabrike tullash mire,por jo kafene per 3 fshatare pensioniste!
    Pale dhe gjeten kete te shkrete per te na e dhene si shembull sic bene dikur me Fuat Celen e Skraparit!
    Ha ha ha ha!

  7. petr says:

    Ata qe jane mesuar te jetojne te lidhur me zinhire rruga e mbare u kjofte.te ikin sa ma pare se kapitalisti u jep veture e shtepi me kredi dhe i ka lidhur per jete te pakten per 50 vjet yzmeqar skllever te pa deklaruar se nuk kane nga te levizin prapanicen ed pronari ja u punon pa u lodhur fare.demokracia eshte e mire kur sejcili perpiqet te jetoje me pronen e tije e te jete zot i vehtes e familjes se tije dhe te kontriuboje dhe per vendin e tije per shqiperine qe po e martirizojjne fjalet e magjistricave armiqesore.me gjith ate shqiperia nuk shuhet klush nuk ka mend ne koke le te ike sa me pare se dte tjere do te kthen mbasi te kene provuar pyken e p;ronarit te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje