Viti i ri arsimor, Bushati dhuron 500 çanta në Shkodër

16 Shtator 2018, 17:31Sociale TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Shkodër, u takua me një grup nxënësish, mësuesish dhe prindër të shkollës “Azem Hajdari” në lagjen Kiras, dhe “Salo Halili” në lagjen Ndërgut të qytetit të Shkodrës.

Bushati dhuroi çanta me mjetet mësimore të nevojshme në këtë vit shkollor për 500 nxënës të këtyre dy shkollave.

Urimin më të mirë për një vit të mbarë shkollor, Bushati e ka përcjellë për fëmijët nëpërmjet një letre personale për secilin me “porositë”, për të mësuar dhe për t’u bërë të denjë për veten dhe shoqërinë.

Letra e plotë e urimit të ministrit Bushati:

Përmes kësaj letre dëshiroj të të uroj suksese për këtë vit shkollor që po fillon. Në shkollë do të mësosh gjëra të reja dhe të vlefshme. Do të mësosh të shkruash, të flasësh, e të dish më shumë mbi gjithçka të rrethon.

Edhe nëse ndonjë lëndë mund të duket e vështirë mos u dorëzo, por përpiqu përsëri sepse në fund jam i bindur se do ja dalësh. Në këtë mënyrë do t’i krijosh mundësitë vetes që të bëhesh çfarë të duash kur të rritesh. 

Mjafton të mësosh mirë, të sillesh mirë duke dëgjuar fjalën e mësuesve, të prindërve dhe të respektosh shokët e shoqet.

Të uroj shumë suksese,
Ditmir Bushati”

 

1 komente në “Viti i ri arsimor, Bushati dhuron 500 çanta në Shkodër”

  1. Klea says:

    Ik o kelysh komunisti ik e thyej qafen se sta ka kush terezine. Ty dhe senida mesit junka zene belaja me tom doshin krimimelin. Deputeti harusha bazhdon lidhjet me krimin dhe ju si rilindje vazhdoni te keni frike nga njerezit qe vete i promovuat per te ardhe ne pushtet ne 2013. Kurse ti djali i sule pederastit jep çanta falas. Ti ke dhe me pederast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje