Kumbaro me studentët e Akademisë 100+ Fshatrat vizitojnë Nepravishtën dhe Libohovën

17 Shtator 2018, 20:58Kulturë TEMA
Kumbaro me studentët e Akademisë 100+ Fshatrat vizitojnë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me studentët e Akademisë 100+Fshatrat vizituan Nepravishtën e Libohovën, për të parë parë nga afër potencialet e zonës dhe diskutuan konkretisht për projektet që ata kanë hartuar.

Në Bashkinë Libohovë është përzgjedhur Nepravishta dhe Labova e Sipërme si pjesë e programit ‘100 Fshatrat’.

Kumbaro dhe studentët biseduan me banorë të Nepravishtës, si dhe darkuan më pas në Libohovë për të shijuar gatimet tradicionale.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në kuadër të Programit “100 Fshatrat” krijoi Akademinë 100+ Fshatrat.

Akademia mblodhi së bashku studentë te nivelit master të arkitekturës e planifikimit, projektimit të peizazhit e mjedisit, të sapo diplomuar të këtyre fushave, si edhe pedagogë të tyre, të cilët ndajnë vlerësime dhe pasione të ngjashme për fshatin dhe besojnë tek potenciali i tij për t’u zhvilluar si pikë graviteti e fuqishme.

Programi i “100 Fshatrave” është një model për të dhënë shembuj dhe për ta kthyer në një laborator, prej ku të tjerët të mund të marrin nxitjet e duhura, që nga bashkitë deri tek individët.

Në javët e ardhshme do të mësohen më shumë detaje se cilat do të jenë investimet konkrete për këto dy fshatra të Bashkisë Libohovë.

 

4 komente në “Kumbaro me studentët e Akademisë 100+ Fshatrat vizitojnë Nepravishtën dhe Libohovën”

  1. Dori says:

    Harta e Shqiperise e Minstres se Kultures, Mirela Kumbaro ka vetem dy qytete: Gjirokastren ne Jug dhe Permetin ne Veri!

  2. no says:

    … “ministrja” e kultures a di e a mundet te bej ndonje pune, apo vetem life …?

    E, mendon se per kete e kemi votuar dy mandate

  3. Goli says:

    Bravo TemA.
    Me perqen qe fotot me se fundmi i vendosen ne rresht dhe jo siç i vendosnin me parë…nje foto = nje faqe e veçante.
    Urime

  4. hysa says:

    Z.Kryeminister, ministria e kultures ne qeverine tende, me sa duket nuk njej qytet e fshat tjeter vetem gjirokastren dhe permetin, a thua kjo eshte shqiperia per kete ministre? Shqiperia ka qytete shume me te bukura e me histori shume me te madhe, e mjaft te rendesishme per kete vend, por kumbaro nuk merr mundimin te merret me to. A thua se kjo ministreshe e merr rrogen ne tirane nga gjirokastra. Zonja ministre paguhet me taksat e te gjithe qytetareve te ketij vendi, prandaj duhet te dije ti vleresoje ne menyre te barabarte. Mendoj se nuk ka asnje vlere prania e ministres ne aushvicin e tepelenes, apo tek ura e kardhiqit, kur ka shume e shume detyra per te zgjidhur ne gjithe vendin, duke filluar nga vermoshi e ne konispol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje