Vendosjen e ligjit dhe zbatimin e rregullave kanë filluar që ta ndjejnë edhe të huajt qe jetojne apo vizitojnë kryeqytetin.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Ora News, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer një episod ku tre studente italianë, të cilët pasi kishin përfunduar piknikun në kodrat e parkut të madh të Liqenit lanë plehrat në vend.
“Ne jemi shumë të hapur ndaj ndryshimeve. Pak me pare ishin tre studentë italianë që pasi mbaruan piknikun, lanë qeset aty.
Vajti polici i bashkisë dhe u tha: Më fal se keni harruar plehrat. Ne shqiptarët kur shkojmë në Itali jemi korrektë, italiani kur vjen këtu nuk sillet… pse?
Sepse sillet sipas sistemit. Po të jetë sistemi rrumpall sillet si rrumpallë dhe po ka ngelur steriotipi që në Shqipëri ti mund të hedhësh plehrat kudo, edhe italiani, edhe zviceriani edhe gjermani kështu e bëjnë. Në momentin që as këtu nuk lejohet, atëherë do të sillet si në Itali, se në Itali nuk do e bënte. Edhe shqiptarët sa mirë që sillemi në perëndim?!
Hajd të sillemi si andej. Ai i foti që vjen me targa angleze në verë, në Angli harroje ta beje kete se e marrin zgupthi, kurse në Shqipëri e bën. Mesazhi që japim në Tiranë është: Si jashtë shtetit! Ndoshta jo çdo gjë është perfekte se e kemi nisur vonë zhvillimin, por nëse s’e ke bërë atje, mos e bëj as këtu”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë u ndal edhe në çështjen e rindërtimit të shkollës Kosova, e cila u dogj 15 vjet më parë dhe nga administrata e mëparshme e Bashkisë u planifikua për t’u bërë pallat.
“Shkolla Kosova për nostalgji ka qenë shkolla ime dhe e shumë të tjerëve. Bërja e një shkolle të mirë, sidomos e asaj shkolle të djegur, për të bërë pallat nga bashkia e kaluar, që e futi në plan për të bërë pallat, ndryshuam planin.
Bashkë me ata që e dogjën dhe rregulluan letrat në gjykatë. Edhe reforma në drejtësi ilustrohet në këtë shkollë, edhe çështja e principeve tona për urbanizimin ilustrohet në këtë shkollë. Në një shkollë që është fabula e gjithë zhvillimeve në Shqipëri.
Më në fund pas 15 vitesh betejë e fituam, fitoi e drejta. Shkola është e modelit anglosakson, është një shkollë tipike që e shikon në Angli apo në Amerikë. Është punuar nga stafi I bashkisë. Jam ndjerë shumë krenar për çunat dhe gocat e bashkisë se arritëm të prodhojmë një xhevahir të vogël”, u shpreh Veliaj, teksa dha lajmin e mirë se projekti nuk ndalet me kaq, por së shpejti do të nisë puna edhe për ndërtimin e 17 shkollave të reja.
“Plani është që të fillojmë me ndërtimin e 17 shkollave të tjera që do të vijojnë maksimalisht. I kemi ndarë në lote nga 4-5. Me arkitektë të huaj. Pas shkollës “Kosova”, çdo shkollë do të jetë më e mirë. Pra vendosëm një stekë të lartë për çfarë vizioni kemi ne për fëmijët dhe shkollat”, deklaroi Veliaj.
Furgonat qe furnizojne dyqanet me ushqime etj, si Lajthiza, Ehw, Lufra, vazhdojne levizin lirshem para ores 9.00 te mengjesit, duke bere veshtire transportin e nxenesve ,madje qe ne 1 shtator
As policia bashkiake as ajo rrugore nuk reagon, atehere pse del ne tv dhe prrallis gjera qe nuk i zbaton ?
Erjon , shume i dashur Erjon , i mrekullueshmi Erjon Veliaj…..sa keq qe ishe shume i vogel mbas viteve 90-te. Tirana ka humbur plot 25-vjet ….
Normalisht eshte qe edhe 4 vjet te punosh per Tiranen pra deri ne Korrik te 2023-shit …….pastaj Edi i afrohet te 60-ve.
Kryeminister duhet te behesh patjeter……..Kjo eshte detyre e popullit tim te te zgjedhi……po nuk e ben , harram ju qofte cdo gje ne jete….por jam i sigurt se cdo dite e me shume ju hapen syte njerezve……..ata 10 mije njerez qe i ke kundra ne Tirane , jane keshtu ashtu kundra , edhe sikur tju dhurosh nga nje shtepi me tulla floriri………militant te verber…., por Tirana e ka jetike qenien tende ne krye te Bashkise….sepse nje Njeri si ti do te “rrembehej” nga cdo Institucion ose Bashki Europjane….kete ta them me siguri maximale…….vetem se tani qe flasim , jo te gjithe e dine vleren qe ke ti si personazh Publik , drejtues i Bashkise se Tiranes , menaxheri i jetes se Kryeqytetit Shqipetar…….Ty , i dashur Erjon skam se cte te uroj , ti i ke te gjitha (pervec femijes qe pret …..qe te behesh Baba ) , por do i uroja cunave e gocave te Tirones , gjithe bashkeqytetareve te mi Tironas qe ti besojne Erjonit te pakten edhe nje Mandat tjeter ne Zgjedhjet e vitit qe vijne…….Pune te mbare
Shume i nderuari Ilyria!
Me keqardhje po te them se je nje Lej Fen kinezo-shqiptar i diteve tona!
Me siguri qe ti je shembelltyra e Sanco Pancos,sherbetorit besnik te Don Kishotit te Mances,ne kerkim te se dashures se tij Dulqinjes se Tabozes!
Idiote te vtille,qe pergjerohen per nje pushtetar,zakonisht jane njerez pa dinjitet,pa moral dhe vihen ne sherbim tre sundimtareve vetem per te garantuar lepirjen e ndonje kocke!
Mos u habit,se edhe vete Erioni kete metode ka ndjekur deri me sot,qe i lepihet Rames sa here t’i jepet mundesia!
Pergjerimi ndaj sundimtarit nuk eshte tipar i shteteve demokratike,i popujve te tyre e civilizuar!
Servile te tille te peshtirosur deri ne kulm ka vetem ne shtete ku sundojne diktatoret,ku kulti i individit eshte mjet per jetesen e shtetasve,qe jane gati,qe t’i japin si dhurate sulltanit te tyre edhe gruan e jo me dinjitetin evtyre!
Edhe vete e kupton ky Ilyri,prandaj nuk e shfaq cemrin e plote!
Ashtu sic lepihet Veliaj ndaj Rames,ashtu lepihet edhe Ilyri ndaj Veliajt!
Ky eshte “NJERIU I RI KAPITALIST”,qe sot eshte bere edhe profesion per sigurimin e jeteses!
Veliaj eshte kaq i pa afte si kryebashkiak,sa merret me sajesa te tilla pa vlere,qe askush nuk ia ka thene pervec mendjes se tij te vogel e delirante!
Ne se kete rast ky e merr si shembull se ketu ka shtet ligjor,ai mashtron!
Ereion Veliaj vete i pari si kryebashkiak eshte mbeshtetes ose bashkefajtor me vartesit e tij qe shkelin legjislacionin,per me vteper qe vjedhin miliona leke te qindra e mijra qytetarevev tiranas duke u faturuar taksa te padrejya!
Edhe kur i shkruaj Erion Veliajt se UKT po vjedh qytetaret,ai as te pergjigjet fare!
Pra pervec se i pa afte,arrogant,harbut etj eshte edhe pergjegjes ne mbrojtje te antiligjit!
Dhe kete e ben se po keto huqe ka edhe kryeministri i tij Rama,qe edhe ai po mendjen e tij ka!
Na mbyten dylberat. Vetem keshtu duan ky popull futi duart neper xhepa grabiti pronat dhe leket leri pa buke te te beje poezi dashurie neper portale.
Zoti Veliaj,po mburresh se gjoja polici bashkiak ia paska bere 8 me 2 studenteve italiane,por vete pse nuk na thua qe drejtori i UKT-se ta ka bere ty personalisht 8 me 2,duke vjedhur qytetaret e tiranes me taksa te paligjeshme dhe ti ke mbyllur gojen kur te kemi njoftuar me shkrim dhe email?