Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Ndaj tyre u dhanë masa të lehta sigurie, jo arrest me burg.
Ndaj mjekut Luan Dragusha u dha masa e sigurisë “Liri pa kushte” ndërsa për të tjerët u dha liri kundrejt garancisë pasurore.
Ndërsa seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura jashtë gjykatës ishin shumë infermierë dhe familjarë që mbështesin të arrestuarit.
Ish drejtori i spitalit, Përparim Cela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi, farmacistja Karmen Kaçulini, ishin të parët që janë sjellë në gjykatë.
Mire bete qe i liruat .Por ne nuk i kuptojme akoma pemasat e mafias ne mjeksi.Ky sektor duhej te ishte nga me te pastertit. Krahasojini pak me organizimin e ”MJEKET E BOTES”dhe do te kuptoni humanizmin e madh idealist qe i karakterizon.Shihni pastaj qe nga ana tjeter per tu futur ne kirurgji duhet te kesh bere pazare dhe ”detyrime” per farmacine qe ”duhet ” te bleshe ilacet.