Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS

21 Shtator 2018, 08:06Sociale TEMA
Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Durim Hushi.

Hushi ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

Lajmin për ndarjen nga jet të Hushit e ka dhënë miku i tij Ndriçim Hysa, ish-deputet i PS për Elbasanin.

Mësohet se Hushi ndërroi jetë në Gjermani, ku edhe jetonte. Ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit dhe Perfekt i Elbasanit.

Veprimtaria profesionale:

Hushi është diplomuar në degën Elektroenergjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1975.

Gjatë viteve 1975-1984: ai ka punuar si Inxhinier në Kombinatin Metalurgjik, Elbasan. Gjatë viteve 1984-1990, si Drejtor i Uzinës Energjetike, Elbasan. Ndërsa gjatë periudhës 1990-1997 si inxhinier në Kombinatin Metalurgjik.

Veprimtaria politike:

Në vitin 1992, ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan. Në Maj 1996, ka qenë kandidat i PS-së për deputet.

Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.

1 komente në “Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS”

  1. LORA says:

    Ky eshte njeri nga ata te pestet qe trafikuan ne menyre transparente voten e se Majtes ne 2007-en (ishin zaricat e ndyre te nano-kurves)
    per nguljen e B.Topit ne fronin e presidentit .
    Kaq m’e kujton kjo qenia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje