Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka diskutuan me Znj. Millard mbi rëndësinë e përpjekjeve për fuqizimin e grave dhe barazisë gjinore pavarësisht përkatësisë politike.