Vendi nuk gjen paqe nga tërmetet, shënohet tjetër lëkundje e fortë

19 Shtator 2018, 17:38Sociale TEMA

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. 

Sipas raportimeve, dridhjet janë ndjerë në orën 17:10, ndërsa banorët thanë se ishin të forta. 

EMSC bën me dije se tërmeti ishte me magnitudë 3,6 dhe me thellësi 2 km, dhe se epiqendra e tij ka qenë 6 km në lindje të Elbasanit. 

Edhe një natë më parë, Shqipëria u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje