Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 zyrtarë të lartë

19 Shtator 2018, 13:52Sociale TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nën rolin e koordinatores kombëtare Antikorrupsion ka bërë me dije masat e marra ndaj rasteve të denoncuara në administratën shtetërore.

Pas verifikimeve të bëra nga Task-Forca Antikorrupsion, ministrja tha se janë rekomanduar 60 masa administrative e 8 kallëzime penale.

Në këtë proces kontrolli, Gjonaj u shpreh se ka pasur 9 largime nga puna në radhë drejtuesish e nëndrejtuesish të administratës shtetërore në sektorë të ndryshme.

“Taskforca antikorrupsion ka filluar verifikimin e ankesave të qytetarëve. Janë kryer verifikime në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Tiranë e Fier, drejtorinë tatimore Fier, spitalin rajonal Durrës, pikën e AKU pranë portit në Durrës.

Bazuar në raportet e inspektimeve janë rekomanduar 60 masa disiplinore e 8 kallzime penale për drejtues e nëndrejtues të administratës shtetërore. 9 janë larguar nga puna,(tre përgjegjës të ALUZINIT Tirana Rurale), 2 inspektorë të AKU, kryeinspektorin.

Është depozituar kallëzim penal për dy inspektorë të pikës së inspektimit të AKU në portin e Durrësit të cilët kanë shpërdoruar detyrën,” tha Gjonaj.

Ministrja gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qeverinë në këtë mision me ankesat e denoncimet e tyre.

“Lufta ndaj korrupsionit është një prioritetet kryesorë të kësaj qeverie, që është një nga penguesit më të mëdha të zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Njerëzit janë bashkëpunuesit më të rëndësishëm të qeverisë në luftën ndaj korruspionit. Pa bashkëpunimin e tyre nuk mund të bënim gjë në mënyrë kaq efikase,” u shpreh ajo.

2 komente në “Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 zyrtarë të lartë”

  1. Feniks says:

    Po zonja ministre,ne teori keshtu eshte,por kam dy vjet qe u shkruaj kryetarit te Bashkise Tirane,kryeministrit Rama,portalit “Shqiperiaqesduam”,Avokatit te Popullit,KLSH-se,emisioneve investigative “Fiks Fare” dhe “Stop” etj,se UKT ,ne shkelje te legjislacionit UKT po grabit qytetaret me taksat vendore,por asgje nuk eshte bere deri me sot!
    Doemos qe keshtu do ndodhte ne kete shtet antiligjor,kur edhe vete kryeministri me pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Po qeveria cfare ben,qe nuk merret me vjedhjen e qytetareve,kur buka prodhohet me miell kanceroz serb,kur uji faturohet me 7.5 leke per m/3,ndersa energjia elektrike me 9.5 leke per kw/ore?
    Si mund te shitet uji i piste afersisht sa energjia elektrike?
    Po ne nuk kemi as qeveri njerezore,as sindikata,as shoqeri civile,as media te lire,as Avokat te Populliot,as KLSH,as prokurori se opozite e kemi ditur me kohe qe nuk kemi?
    Dhe mos u habitni pastaj se pse ikin shqiptaret!
    Edi Rama ,shporru nga politika!
    PS-ja ka plot burra e gra idealiste (asnje nga keto qe i bejne fresk Rames),qe te ndertojne nje shtet ligjor,te barabarte per te gjithe shqiptaret!
    Jepini fund mashtrimit kriminal te 100 fshatrave turistike,qe jane boshatisur nga njerezit,por merruni me getot e qyteteve qe jane ne brendesi te lagjeve ne mizerje!
    Lereni turizmin qe po e perdorni per reklame,se populli ka 1 milion halle tre vtjera ndersa ju merreni me turizmin dhe rruget vse atje ka tendera,koncesione dhe fitime!

  2. xhemal says:

    duhe shkarkuar pothuase te gjithe.e kuptoj qe eshte shume ekstremiste po e verteta eshte keshtu ,jane mesuar e kane ne qenien e tyre ,zhvatjen nuk kane virtyt ,dinjitet i them keto se i kemi provuar ne lekuren time, si mua qindra mijera shqipetare,na kujtohet kur paguanim per nje certifikate personale apo familiare nen dore 500 leke te reja kur kushtonte vetem 50 leke te reja,pastaj neper zyra te tjera prokurori ,gjykate ,polici ,bashki ,komune etj etj kudo vonesa me qellim per te marre leke ,seksere pa fund njerez te pa shpirt qe u kane marre njerezeve erezin u kane shkurtuar jeten ,u kane mbyllur perspektiven e femijeve i kane bere te jetojne ne varferi per cfare per nje te drejte qe ja u jep ligji akoma gjendja mendoj une nuk eshte se shkelqen por dicka po behet,perse duhet ti shkruajme nje grupi te qeverise ne tirane kur per cdo zyre te kete rregulla strikte nqs qytetari pritet te regjistrohet pritja e qytetari te kete nje dokument me nr date ore problemi qe ka dhe pergjigjia e zyres e protokolluar,afati i zgjithjes problemit ,ky rregull per cdo zyre te shtetit qe te kerkojme pastaj edhe drejtesi deri tani pritjet te pakten me sa e di une nga ekserienca ime nuk behen keshtu bile ka edhe arrogance tek punonjes te vecante edhe drejtues drejtorish ,bashkish ,cdo qytetar duhet te jete kembengules ne zgjidhjen e kerkeses se tij ,te jete i vendosur te kerkoje jo vetem ndihmen e organeve kompetente por edhe te njerezeve afer ,te shtypit tv per te krijuar nje klime mbytese kunder abuzimeve ,mendoj se forcimi i sherbimeve ndaj qytetareve e beteja kunder hajduteve me pushtet nuk fitohe vetem po bashke,mos te mendojme vetem per interesin vetiak ,por per nje iteres te perbashket sepse jane te lidhura e kjo behet ne cdo rast kur kerkojme nje te drejte e sna jepet ,ska te beje me politiken shtetin tone te se drejtes e ndertojme ne cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje