Kreu i Albcontrol-it: Efekti “Air Albania”, bileta më të lira. Ja pse partner kemi turqit

19 Shtator 2018, 11:08Sociale TEMA

“Air Albania do mundësojë çmime më të lira të biletave në transportin ajror”,– ka konfirmuar kreu i Albcontrol-it, Belinda Balluku.

E ftuar në Top Show për të folur mbi të gjitha detajet e kompanisë së re shqiptare të fluturimeve, ajo ka cekur pikërisht aspektin më të ndjeshëm të gjithë kësaj risie.

“Në tregun shqiptar ka shumë abuzime me çmimet e biletave. Çmimet tani do të jenë absolutisht shumë të lira”, u shpreh Balluku.

Ndërkohë, ajo ka sqaruar dhe pozicionin e palës shqiptare përballë asaj turke, në themelimin e kompanisë.

E pyetur pse janë përzgjedhur turqit, Balluku u përgjigj se “ne nuk kemi përzgjedhur askënd.

Turqit janë ofruar bashkë me “MDN Investment” për të krijuar “Air Albania”.

Ka qenë e vetmja ofertë e ardhur nga jashtë. Nuk kemi pasur të tjera”.

Air Albania sapo ka nisur fluturimet testuese dhe për pak ditë nis ato të rregulltat me pasagjerë, duke mbuluar fillimisht linjat më të mbingarkuara me pasagjerë shqiptarë.

6 komente në “Kreu i Albcontrol-it: Efekti “Air Albania”, bileta më të lira. Ja pse partner kemi turqit”

  1. Lali says:

    Vazhdo motra! Shqiptaret flasin politikisht. Vetem kur te shkojne ne sportele do binden se kjo eshte nje pune e mire.

  2. petriti says:

    Meqe nisin fluturimet pas pak ditesh,a mendon qe eshte korrekte qe te mos kete menyre prenotimi te biletave te kesaj kompanie?,pasagjeret si mendoni qe ti gjeni?.Aspak llogjike biznesi nuk shoh ne kete menyre veprimi.

  3. Turkish Airlines says:

    Do te perfundoj si lira turke

  4. Dritan D. says:

    Zonja! po flet shumë politik. Si institucion nuk mund të jeni pjesë e ndonjë aktiviteti biznesi. Ju jeni rregullatori në këtë vend. Ju duhet të keni distancë të barabartë me të gjithë transportuesit ajrorë. Ju nuk mund të promovoni Air Albania. Kjo nuk është ligjore dhe konflikt interesi. A ke ditur atë?

  5. Stamboll says:

    Po’ ju besoni ke prrallat ky avion do te boj xhiron e botes nuk ka linja te tjera vetem tirane anadoll stamboll eshte vetem per callmat dhe injorantat Turk

  6. Erion says:

    Po shume mire Air Albania po biletat Ku do I shesin? As website nuk gjen !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje