Tiranës i shtohet një markë e re, ndër më të njohurat në fushën e hotelerisë. Gjiganti ndërkombëtar “Hilton” do të hapë dyert zyrtarisht në 26 shtator në kryeqytet, duke premtuar një cilësi të lartë në shërbimin e hotelerisë, por edhe një alternativë më shumë për turistët. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi mjediset e këtij hoteli dhe vlerësoi punën e mirë që është bërë nga i gjithë stafi, duke shtuar se “Hilton” u vjen në ndihmë turistëve të shumtë që zgjedhin për të vizituar Tiranën.
“Zakonisht inspektoj punët publike, por kjo ka qenë një punë e bërë në partneritet publik-privat, ku jemi kujdesur sadopak aksesin e turistëve në Tiranë ta bëjmë më të lehtë me hotelin e ri “Hilton”. Është një punë e mrekullueshme e bërë nga stafi, pronarët, arkitektët dhe menaxherët. Mezi pres datën, ku marka “Hilton” më në fund do të hapet zyrtarisht në Tiranë, me mbi 140 dhoma, të cilat na zgjidhin edhe një nga krizat që kemi pasur me shtretërit për turistët”, tha Veliaj.
Sipas kryebashkiakut, punët e mira të bëra në kryeqytet kanë rritur ndjeshëm numrin e turistëve, por edhe nevojën për më shumë punë në vijim.
“Ndonjëherë bëhemi viktima të suksesit tonë. Sa më i njohur bëhet qyteti, aq më shumë turistë vijnë, aq më shumë nevojë ka për mjedise ku mund të pushojnë dhe të flenë. Them se “Hilton” na është bërë krah, pasi ka siguruar një ambient fantastik në një zonë tjetër të kryeqytetit, buzë lumit të Lanës, në një zonë totalisht të rehabilituar, për të akomoduar pafund turistë”, pohoi kreu i bashkisë së Tiranës.
Veliaj shprehu bindjen se marka botërore e hotelerisë do të shërbejë edhe si një tërheqje për firma të tjera ndërkombëtare. “Vjen një brend i ri, i cili me gjasë do të tërheqë edhe brende të tjera në Tiranë. Në dijeninë time, përveç “Hilton”, janë edhe dy-tre marka të tjera ndërkombëtare, që besoj se do t’i japë qytetit një stoli për të cilën ka pasur shumë nevojë. Jam shumë i entuziazmuar nga cilësia e punimeve, e stafit, nga fakti që më e mira e eksperiencës së “Hiltonit” në mbi 5 mijë hotele ka ardhur edhe në Tiranë”, theksoi ai.
Menaxheri i Përgjithshëm i “Hilton”, Michael Walker u shpreh se Shqipëria ka potencial të madh turistik, ndërsa theksoi se hapja e këtij hoteli do të ndihmojë që në Tiranë të vijnë gjithnjë e më shumë turistë të huaj. “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Kemi hapësira të mëdha për evente, restorante, ambiente për aktivitete. Synojmë të zgjerojmë aktivitetin tonë. Besoj se këtu në Shqipëri ka një potencial të madh për turizmin. Për mua Shqipëria është një vend me burime të mëdha dhe besoj se “Hilton” do të ndihmojë zhvillimin e turizmit në Tiranë, duke sjellë gjithnjë e më shumë turistë”, u shpreh Walker.
edhe ketu lali eri? po he o derman se po deshi rama te ben, boll neper gazeta:-)
Mirë se erdhe
Paris Hilton midis nesh
po si erdhe kështu, pa pritur
e unë, Gopisti
nuk e mora vesh?!
Mirë se erdhe Ti
si gop i ri
e me shumë vlerë
tërhiqe gopin zvarrë
të vijnë edhe të tjerë!
Big Like……….. per Gopistin
Per zotin, ti je Banksi i poezisë satirike online. Talent, misterioz, therës.
Kam nje lutje. Shiko se mos ne bagazhin tend, ke diku, nje poezi per ate, adhuruesin e madh te Berishes se vogel, zvarranikun klasik, Skypion Talebanin.
Roma pati Skipion Afrikanin, ne kemi Skypion Talebanin.
Po Hilton ka shume lloje hotelesh, ky një bujtinë moderne është dhe jo ndonjë 4-5 yjësh. Le që ku ka yje aty…
E ku ishte merita e lali Erit ketu? Ky vemje nuk mungon asnjehere ne tv. Duhet te dali patjeter se per çfare ska rendesi. Gje e felliqur
undefined
Te plaste koka ne shesh te kokes o Thanas sumqimi. Merita e Lali Erit dhe Qeverise Rama eshte se kane perjashtuar 10 vitet e para nga taksat te gjithe hotelet me 4 dhe 5 yje cka i hapi rruge hyrjes se ketij emri te madh ne katundin Albanistan qe perbehet nga rrocka si ty dhe ca mytybere te tjere ketu ne blog qe ndotin me gelbazat dhe diarene psiqike.
O Thanas plasja tamam dhe jo kot. Lali Eri nuk tha me sa lexova qe kete e beme ne te bashkise por si kryetar bashkie per c’do veper besoj se e ka per detyre te shkoje dhe te shikoje i pari nga te gjithe se deri ku kane vajtur punimet.Lali Eri kerkon qe te inkurajoje edhe firma te tjera te medha qe te hyjne ne Shqiperi duke ndertuar dhe duke sjelle sa me shume turiste nga e gjithe bota qe te rritet mireqenia edhe e jotja o Thanas por edhe e jona qe kur t’ja plasesh t’ja plasesh tamam dhe jo me barkun bosh se nuk ke fuqi ashtu.
Lajm i shkelqyer.
Sepse disa eksert ekonomie thone qe zhvillimi ekonomik dhe mireqenia ekonomike vjen nga te vegjelit,nje zot e di.
Tani qe erdhi hiltoni,dua te vdes…kaq i gezuar jam.Endrat e mia per shqiperine u bene realitet.
TVSH-ënë sa e ka ky? Apo çi qi nenen thuaj…do jete pa tvsh se ka bere investim bijë e botes.
.. a qe s`ju fshin morti ..!
Ku është ndërtuar ky hotel në Tiranë (adresa)? Njoftohet se është ndërtuar me PPP, atëhere ç’rol ka Bashkia këtu? Është përsëri trualli pjesë e investimit apo çfarë? Mirë do të ishte të dinim diçka më shumë, meqë është dhe interesi publik i përfshirë aty. ‘Thank you, in advance’!
@Fatos! Lere se derisa ta kuptojne shqipot e tjere do jete bere kosi dhalle, si perhere… hahaaa
Kjo eshte klasa e trete e Hilton.
Bejini temena punes brilante te.Erjonit se ndonje therime nga.turistet do mbetet edhe per ju.Pse.cfare prisni te bente Hilton si kulla e vicidolit Sali mavrija me Lulin dhe Pd. QE sa here marin pushtetit Tirana dhe Shqiperia e.bukur fillon te mbaje ere shurre.Le te dale njeri.te kundershtoje me emer hapur po te guxoje.
Looks like shit, like a high school building.
Hilton Lana
Per ata qe ankohen per punen e kryer deri me tani nga bashkia e Tiranes! Ngelet de u qare per Erionin! Nese jeni te pakenaqur me kete k/bashkiak , formulen e dini, zgjedhjet jane ne prag, behuni maxhorance dhe rrezojeni kete qe nuk u pelqen dhe vini perseri ndonje Lule hollande!
Hahahaha…Hilton ne nje bujtine!!!!!!!???? cfar nuk po ndodh ne vendin tim,ky quhet “mutacion zhvellimor”.