Trump vë në shënjestër "Google" dhe "Facebook"

24 Shtator 2018, 14:59Hi-Tech TEMA

“Google”, “Facebook” dhe media të tjera sociale janë vënë në shënjestër nga presidenti Donald Trump. 

Shtëpia e Bardhë po harton një urdhër ekzekutiv që autorizon agjencitë federale antitrust të nisin hetime mbi praktikat që ndjekin kompanitë e mëdha të Silicon Valley.

Sipas agjencisë “Bloomberg”, në urdhrin ekzetutiv që pritet të lëshohet nuk përmendet me emër asnjë prej këtyre kompanive, por u kërkohet autoriteteve të “hetojnë me kujdes nëse platformat online kanë shkelur ligjet antitrust me vendimet e tyre”.

Agjencive qeveritare u jepet një muaj nga hyrja në fuqi e këtij dekreti për të rekomanduar çdo mjet juridik për të mbrojtur konkurrencën dhe për t’u përballur me çdo paragjykim politik të mundshëm.

Shtëpia e Bardhë e përcakton dekretin si një projekt në fazat fillestare, që nuk u është transmetuar ende agjencive federale dhe për të cilin nuk ka ende një vendimmarrje brenda Shtëpisë së Bardhë.

Nuk është e qartë nëse dokumenti do të arrijë ndonjëherë në tryezën e Trump dhe nëse ai do ta firmosë.

Por nëse presidenti do ta miratojë, do të ishte një përshkallëzim i ‘betejës’ së Trump kundër “Google”, “Facebook” dhe mediave të tjera sociale, të cilët ai i ka akuzuar se i kanë mbyllur gojën konservatorëve.  (TemA TV)

1 komente në “Trump vë në shënjestër “Google” dhe “Facebook””

  1. Klimax says:

    Vetem per nje vit si president i shtetit me te madh demokratik te botes dhe cuditerisht vendimet dhe ideologjia e tij i ngjasojne gjithnje e me shume me ate te Putin ne Rusi apo te Erdogan ne Turqi dhe ndoshta edhe me keq ne qoftese do ti riktheheshim historise se viteve 1930 ne Europe!!!!
    Ku po shkohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje