PS: Lulzim Basha gënjen, kunati i tij zotëron 6 kompani. Propozimi i PD, gjobvënie ndaj biznesit

25 Shtator 2018, 14:04Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialistë Klodilta Herhati deklaroi se kreu i PD Lulzim Basha gjënjeu kur deklaroi mbrëmë  në emisionin “Open” se kunati i tij nuk ka “kompani konsulence. 

Në një deklaratë për media deputetja e PS u shpreh se kjo jo vetëm është e pa vërtetë, por kunati i Bashën ka 6 kompani. 

Më tej ajo u shpreh se ligji antimafja i propozuar na PD për biznesin ka si për qëllim që Basha t’i  vërë gjobë këtij të fundit. 

“Lideri i opozitë doli në televizion dhe mashtroi publikun, kunati i tij, Erjon Isufi zotëron 6  kompani të mëdha reklamash. Një rrjet kompanish, që fitojnë mori të ardhurash, por në fund deklarojnë se fitojnë sa bizneset e vogla.

Kunati i Bashës pasurohet çdo ditë, sepse po përdorin dy standarde. 

A thua vallë kunati i Lulzim Bashës kërkon të marrë më shumë dhe për këtë do të përdor altoparlantin e Partisë Demokratike. 

Ne nuk mund të lejojmë lojën me maskat të PD-së. Koha e rrumpallës dhe e grabitjes së bizneseve ka marrë fund”, tha Ferhati. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje