Në projektin ‘Masters of Drone Photography’ janë përmbledhur 16 fotografi mahnitëse, të realizuara me dron.
Ato janë “shkrepur” në zona të ndryshme që ofrojnë peizazhe përrallore, nga fushat me borë, xhungla, e deri te fshatrat bregdetare.
Dronët kanë fiksuar skena të ndryshme, si ariun polar nëpër akullnaja, balena teksa nxjerrë vrushkuj uji dhe krijon ylber, apo edhe basketbollistë që luajnë në fushë.
Për realizimin e disa prej fotografive që mund të shihni më poshtë, është pritur deri në disa muaj në mënyrë që të bëhej fotografia e duhur. (TemA)