Kënga hungareze që i çoi njerëzit në vetëvrasje

15 Tetor 2018, 09:36Lifestyle TEMA

Nëse letërsia ka pasur disa vepra që kanë çuar disa njerëz në vetëvrasje, edhe muzika ka të tilla.

Në vitin 1774, Gëte botoi “Vuajtjet e djaloshit Vërter”, një libër që rrëfen historinë fatkeqe të një dashurie që përfundon me vetëvrasje.

Në atë kohë, ky libër pati një ndikim të madh te lexuesit. Një rritje e konsiderueshme e vetëvrasjeve pasoi botimin e këtij libri.

Një “Vërter” i ngjashëm është edhe në muzikë.

“E diel e trishtë” (Gloomy Sunday) është kënga hungareze që është kthyer në legjendë metropolitane.

Titulli original i saj është “Szomorú vasárnap”dhe është regjistruar për herë të parë në vitin 1935 nga këngëtari Pal Kalmar.

Autori i këngës është Rezső Seress. Me një ritëm të ngadaltë, kjo këngë u bë shumë popullore dhe luhej në të gjitha koncertet e xhazit.

Ajo u bë menjëherë e njohur dhe shumë versione në gjuhë të tjera erdhën pas saj.

E njohur ndryshe si “Kënga hungareze e vetëvrasjes”, ajo lidhet me të paktën 100 raste të tilla, përfshirë edhe atë të njeriut që e kompozoi. (TemA TV)

4 komente në “Kënga hungareze që i çoi njerëzit në vetëvrasje”

  1. tarasi says:

    bravo gazetarit ky lajm i duhet popullit tone qe te mbaroj pune sa me shpejt ,ishalla e ve dikush ne parlament qe ta degjojn dhe ata te shkretet.

  2. arban shmili says:

    LAJOSH ZYLAHI

    Një romancier, autor i “PRANVERA e KOBSHME” i të njejtit tension emocional, ishte emër i madh i letërsisë.

    Romani i tij, deri në vitet 80 të këtij shekulli, lexohej me etje…

  3. justitia says:

    Kjo kanga nuk ban fajde parlametkareve tone sepse ju asht trashe lekura shume. Ju shahen robt e motrat 24 ore ne 24 dhe sja ban syni terr kto dojne plllluuuuumb

  4. justitia says:

    Kjo kanga nuk ban fajde parlametkareve tone sepse ju asht trashe lekura shume. Ju shahen robt e motrat 24 ore ne 24 dhe sja ban syni terr kto dojne plllluuuuumb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje