FOTOT/ Gjermanët këshilla turistëve: Bukuria sekrete e kontinentit europian quhet "Shqipëri"

16 Tetor 2018, 09:14Turizëm TEMA
FOTOT/ Gjermanët këshilla turistëve: Bukuria sekrete e

“Ne bëhemi më të guximshëm! Këtë vit udhëtimi ynë zhvendoset drejt Shqipërisë. Po, po, drejt vendit të shqiptarëve.”

Kështu e nis artikullin media e njohur bavareze NordBayern.de.

I dyti artikull brenda javës, pas një reportazhi të një tjetër media gjermane, atë të Die Welt, shkrimi nis me një titull të fortë, ku gazetarët e fushës së turizmit pohojnë se Shqipëria, është padyshim bukuria sekrete e kontinentit wuropian.

“Me të gjithë egërsinë, pasurinë e saj kulturore pjesë të Trashëgimive botërore, bregdetin e mahnitshëm, alpet e thepisura dhe qytetet me arkitekturë greke, osmane dhe veneciane. Shqipëria është aventura e fundit e Europës. Bukuria sekrete e kontinentit europian”, thuhet në artikull.

Në industrinë e turizmit, vendi konsiderohet kryesisht si vend me turistë të brendshëm, por citon media bavareze, kjo nuk do të jetë e tillë për shumë gjatë.

“Duam të jemi të ndershëm. Natyrisht, ne nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, nëse fati nuk na kishte futur në një libër udhërrëfyes që duket se është shpikur për ne”, shkruajnë NordBayern.

Jörg Dauscher, gazetari dhe publicisti i “Die Welt”, i lindur në Weißenburgen, i cili ka studiuar në Universitetin e Tiranës gjatë kohës kur punonte në Institutin Goethe në Shqipëri, që mes tjerash ai ka shkruar edhe dy libra mbi Shqipërinë, shqiptarët i paraqet mikpritës dhe dashamirës.

Dauscher flet me keqardhje për Shqipërinë për aq pak sa njihet, gjithashtu plot humor dhe dashuri për njerëzit atje.

Ai flet gjithashtu rreth bukurisë befasuese të zonave të shkreta të fundit të Europës.

Por edhe për përzemërsinë e popullit, për festat e shumta të fshatit, ose për festat tradicionale të mbrëmjes së vendasve nëpër qytete të vjetra.

8 komente në “FOTOT/ Gjermanët këshilla turistëve: Bukuria sekrete e kontinentit europian quhet “Shqipëri””

  1. Tajari says:

    Ha ha ne ket vend jetojne derrat. Gjynaf

    1. G says:

      O Tajar I PDNe shqipetaret nuk jemi dera pervec teje o Dere i Felliqur

  2. Jud Iskariot Demokrati says:

    Heee heeee he hhooooo huuuuuu……
    Ktyne gjermonve m duket se po ju ha bytha morra.
    Shqiptart po ja mbathin nga Halerija ,kta dun me shku n Halbanistan si mizat n mut.

    1. Vicidolisti Digital says:

      Je tamam miza ne bythe te Salehut o Jude Ikari Demokradhjeri. Injorant i peshtire.

  3. duno says:

    Dikure ne nje film te socrealizmit Kico Pela i thoshte motres se vet se fshati eshte i bukur te jetoshe ne te per disa dite . se per nga hera …….. . Keshtu edhe puna e ketyre te huajve , Shqiperia eshte e bukur per ta vizituar per ca dite se pastaj ……. e dine shqiptaret e thjeshte se ceshte ajo pastaj.

  4. ALBERT says:

    Shqiperia nuk eshte vendi qe u eshte peshtirur njerzeve…por eshte politika e keqe nga njerzit e keqije te ketije vendi kaq te mbrekullueshem qe e kane zili e gjithe bota mbare….ata qe e shajne vendin e tyre besoj nuk do e kene provuar te jetojne large tija…ne kete vende politik bersit..kane qene me te vertet kasaper ..por besojm nje dite do arrijme ti menjanoje vete historia keta pseodo politikan

  5. Toni says:

    Ne po ikim te tere. Nese gjermanet kane qejfe te udhehiqen nga politikane bandite jane mese te mirepritur.

  6. tfgs bithekiri says:

    Si ka mundesi qe nuk kane komentuar ende gojoresit e Janulles rreth kesaj teme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje