"Deutsche Welle": Fatmir Xhafaj, një nga arkitektët e reformës në drejtësi. Pse dha dorëheqjen?

27 Tetor 2018, 16:00Politika TEMA

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit, strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale.

U shkatërrua laboratori i përpunimit të heroinës, në Has, të qarkut të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me krimn e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vet të ish-ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën paradite nuk dha asnjë shkak për dorëheqjen e tij.

“Sfidat kanë qënë tepër të mëdha , por jam krenar që në krye të një ekipi me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002 në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”. (DW)

7 komente në ““Deutsche Welle”: Fatmir Xhafaj, një nga arkitektët e reformës në drejtësi. Pse dha dorëheqjen?”

  1. ? says:

    S’ka më biznes cokaine në vëndin tonë. E dinim që futej drog kontraband nga Columbia në portin e durresit.

    1. Tung says:

      E shikoni si i merr shtypi i huaj deklaratat e ketyre vagabondave te PD-se sin te verteta. Pa asnje filtrim dhe pa asnje vertetim. Cdo deklarate e genjeshtert e ketyre maskarenjve ngjetet ne majat me te larta te BE-se, dhe perdoret kunder Shqiperise. Prandaj, qeveria duhet ti coje ne gjygj per cdo genjeshter qe perhapin. Kjo eshte e vetmja menyre per pastrimin e genjeshtrave nga shtypi i perditshem dhe nga lapangjozete shqupit dhe leshelise.

  2. sapa says:

    Jam kurjoz te di se cfare do thote Spartak Ngjela tani si parashikues i madh qe eshte?

  3. Gezim Celiku says:

    Sa te paftyre. Jane.. Hajdutet. Dhe. Kriminelet.. ? Por. Po. Ju. Vjen. Fundi. ? Sali. ? Pinocetit.. ? Dhe. Lulit. Te. Vockel.. ?

  4. rexha 10 says:

    DICKA NUKE SHKONE ME KRYEMINISTRIN. E KA BERE MEHMETI ME SHOKE ,SE ENVERI NUKE DINTE GJE .ramiz alia

  5. Nangalingathan Mudagathasan says:

    Fatmir Xhafa nje element shume i rendesishem ne qeverisjen e Shqiperise do te jete akom pjese e qeverise ne nje miinisrti tjeter mos u shqetsoni shume as you te djathte as te maijted

  6. Nangalingathan Mudagathasan says:

    Fatmir Xhafa do te kete nje tjeter ministri te qeverise Rama;Mos u shqetesoni shume se freskimet ne Qeveri jane gjithmon te nevojshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje