Nga Plarent Ndreca
Nuk mund të ketë qeverisje e aq më pak koalicion qeverisës të pa mandatuar nga qytetarët.
Siç duket, bash të kundërtën e kësaj po përpiqet të bëj presidenti Meta. Kërkon “bashkëqeverisje”, nëpërmjet një instrumenti Kushtetues.
Presidenti i Republikës është simbol i kombit, mbi palët politike, apartiak dhe garant i kushtetutës, kuptohet për aq sa e lejojnë kompetencat e tij.
Organe thellësisht përfaqësuese janë qeveria dhe parlamenti. Është ky i fundit që e mandaton qeverinë. Është parlamenti që i miraton programin politik.
Është parlamenti që mandaton kryetarin e mazhorancës për të drejtuar qeverinë. Është parlamenti që mandaton edhe vetë Presidentin e Republikës.
Emërimi i një ministri është prerogativ e tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit. Kryeministri propozon anëtarin e ekipit të tij, Presidenti verifikon përputhshmërinë e kandidatit me kriteret kushtetuese dhe parlamenti i jep besimin mazhoritar si pjesë e qeverisë së mandatuar më herët prej tij.
Kryeministri dhe parlamenti i japin ministrit mandat politik, që buron nga përfaqësimi i popullit, ndërsa Presidenti i jep mandat konstitucional.
Presidenti Meta duke mos dhënë argumenta konstitucional ka kapërcyer “gardhin” e kompetencave të tij dhe ka hyrë në “vathin” politik, që e gëzon vetëm Kryeministri dhe Parlamenti.
Praktikisht në këtë mënyrë Presidenti Meta kërkon koalicion bashkëqeverisës, por tashmë në pozicionin e Presidentit të Republikës.
Qeverisja e vendit është prerogativë e Kryeministrit i cili propozon të besuarin e ekipit të tij qeverisës, e më pas merr vulën konstitucionale të presidentit dhe besimin e mazhorancës parlamentare.
Nëse Presidentit i lejohen më shumë se kontrolli i kritereve formale, ai bëhet pjesë e qeverisjes aktive të ekzekutivit. Ministrit nuk i duhet besimi politik i Presidentit të Republikës, pasi besimin politik ai e merr nga organet më politike të vendit, Kryeministrit dhe Parlamentit.
Presidenti nuk mund të hyjë në koalicion qeverisës në zgjerim të instrumentave kushtetues, pa pasur mandatin e qytetarëve të vendit. E në mos nuk është dëshirë për një koalicion qeverisës të ri, nuk mbetet gjë tjetër veçse dëshirë për t’mos pasur qeverisje të mirë.
Ndoshta deshirë, për te provokuar një kundërveprim politik dhe konstitucional të mazhorances parlamentare, si pasojë e së cilës Gjeneral Lleshi do merrte “njollën” e parë në CV dhe “ilegjitimiteti” i tij do bëhej, për rrjedhojë, ushqimi i rradhës, për tu përtypur, në nofullat e uritura të politikës së ditës.
Megjithatë unë dua fort të besoj se këto nuk janë dëshirat e Presidentit tonë.
Presidenti aktual i Shqiperise Ilir Meta, tashme duhet ti behet Impicment dhe te shkoje ne te “semes”, pa nje e pa dy. Ne te kundert Ai dhe shpurra e tij ne Presidence dhe LSI sh.p.k. ne bashkepunim e sinkrone totale me ndertesen e ish-SHQUP_it e vecmas me Sali Berishen, po pregatiten per ngjarje makabre ne Shqiperi… Refuzimi pa asnje te drejte Kushtetuese e Ministrit te Brendshem te propozuar nga Mazhoranca, nga Presidenti Meta, eshte loje e madhe per startimin e nje serije ngjarjesh totalisht te renda per vendin dhe shqiptaret, sipas nje skenarit te kahershem Ruso-Serbo-Grek, ku gjejne qe nga Dhjetori 1990 mbeshtetje jashtezakonisht te fuqishme dyshja Berisha+Meta. Nga kjo situate e fundit totalisht anti-Kushtetuese, treguese e nje njeriu super Mafioz prej mbi dy dekadash, qe ne bashkepunim e sinkrone me super Mafiozin tjeter te Shqiperise Sali Berishen, duan vetem mbajtjen peng te Shqiperise dhe shqipetareve per te ruajtur vjedhjet miliardashe dhe krimet e shumta deri dhe vrasje te panumerta qe kane bere keto afro 3 dekada. Toleranca e Mazhorances aktuale me 78 Deputet qe perfaqsojne shumicen absolute te Popullit, eshte jashtezakonisht e tepert deri ne kompromentim me dy perfaqsuesit lider te mafisa shqiptare, Berisha+Meta. Perendimi vertete do shtet ligjor e demokraci funksionale ne Shqiperi e me gjere ne Ballkan, por te tille Presidenti dhe Opozite, por dhe te tille Mazhorance me rekord vote nga Populli, nuk mbeshtet, sepse respekton voten e shumices dhe jo krimet e pakices. Dhe krimet dihen si e kane fundin ne vendet e Perendimit, ku aspirojne Shqiptaret te bashkohen ne BE, por qe cifti Berisha+Meta me familjet biologjike e politike te tyre nuk duan qe Shqiperia te behet pjese e Perendimit, por te rrije keshtu sic eshte e ti rikthehet Sllavizmit, sic ishte para 1991.
mos harro se ne vazhdojme me prokuror te pergjithshem te perkohshem vetem se ky zotnija nuk propozon dike, nuk propozohet as kryetari i shish etj. kur i intereson te gjatit e gjen rrugen i emeron te perkohshem (keshtu i ka edhe me ne dore), kur nuk i interson ben politike. keta tjeret thojne sa bukur na e futi dhe bejne sikur nuk kuptojne. keshtu bente edhe doktori se mos keqkuptohemi; e pyesnin per te vraret-pergjigjej, te mos harrojme lajthine dhe interesin ekonomik te sheges.
bravo Lejla ke bere nje komentim shume te drejte,nuk ke cfare ti shtosh