Kryediplomatja e SHBA: Duam Ministri të Brendshme plotësisht funksionale dhe goditjen e bosëve të njohur të krimit

12 Nëntor 2018, 10:13Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin në nevojën e një Ministrie të Brendshme plotësisht funksionale, e cila duhet të funksionojë jashtë politikës.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një intervistë për gazetën “Panorama” shprehet se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.

Sipas zyrtares së lartë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, kërkohet që të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve shprehet e inkurajuar nga suksesi i autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në aksionet e javëve të fundit.

Ditët e fundit, ambasada nxori një deklaratë ku bëhej thirrje për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale. Çfarë nënkuptoni me plotësisht funksionale?

Deklarata jonë ishte mjaft e qartë në lidhje me faktin që jemi të inkurajuar nga përparimi që kemi parë këtu në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe që ka më shumë punë për të bërë. Kemi nevojë për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale, e cila funksionon jashtë politikës për të vazhduar ecjen përpara. Presim që partnerët tanë shqiptarë të ligjzbatimit të vazhdojnë të bëjnë përparim për të mposhtur krimin e organizuar – duke arrestuar, ndjekur penalisht dhe futur bosët e krimit të organizuar në burg – dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Siç e thamë, Qeveria e SHBA-ve qëndron e gatshme për të vazhduar e ofruar ndihmë kudo që të jetë e mundur për t’i mbështetur këto përpjekje.

5 komente në “Kryediplomatja e SHBA: Duam Ministri të Brendshme plotësisht funksionale dhe goditjen e bosëve të njohur të krimit”

  1. Delet e Rames dhe Berishes says:

    Kryediplomutja , shoqja e Arvziut dhe LuLuse, kerkoka me ngulmim qe shteti shqiptar te beje punen….ket rradhe jo me peshqit e medhenj por me “Bosat e Krimit”.

    Vetem ne Albanistan, nje “kryedoplomat” kerkon llogari nga shteti ku punon ne interes te shtetut te saj.

  2. alphade says:

    Zonja Leyla, e ngakuara me pune “ad interim” e SHBA ,me gjithe respektin qe kam
    per vendin Tuaj te Madh dhe aleatin tone strategjik “numbur one” deshiroj t’Ju bej
    nje korigjim,mbase ka qene nje “lapsus” nga ana juaj. Klement Balili sipas gjykimit te
    shumices derrmuese te popullit shqiptar dhe kete e them me bindje te plote perben
    “Vrimen e fundit te kavallit” ,jane me dhjetra para tij qe ju zonje i dini fare mire por mjaf-
    toheni vetem duke permendur “cironkan” njeri nga keta eshte edhe Balili. Prandaj shqip-
    taret anonime,si puna ime e miliona te tjere kerkojne te flisni hapur si ne rastin e PP-
    LLalla por edhe ky ne krahasim me te tjeret perseri mund te katalogohet si “cironke” po te
    kemi parasyshe mediokritetin e tij duke mos patur aresimin e duhur profesional u shndrrua
    ne viktime e “Peshkaqeneve te Medhen” qe flejne mbi gjakun e qindra – mijra shqiptareve qe
    i kane cuar ne varr. Dhe ky kryekriminel,kryemafioz dhe kryehajn quhet Sali Ram Berisha dhe
    sebashku me bashkekryetarin tjeter te mafias shqiptare mban kolltukun e Presidentit te Repu-
    blikes. Binomi Berisha- Meta jane fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar dhe Vendi i Madh
    Mik, SHBA duhet te vere dore mbi kete te keqe te madhe qe i ka zene gryken dhe i ka marre
    frymen popullit shqiptar pergjate 28 vjeteve ! Sot tingellojne si kurre ndonje here fjalet e Presiden-
    tit Reagan kur ju drejtue Gorbacovit: ” Zoti President rrezojeni kete Mur ….” !!! Dhe sakaq Muri i
    Berlinit u rrezue por ama jo nga gjermanet dhe kush ishin gjermanet ne krahasim me ne,por me
    mbeshtejen e juaj zonje Leyla, te SHBA, prandaj vetem ju dhe vetem ju mund ta clironi Shqiperine
    dhe shqiotaret nga Murtaja Berishiane !!!

  3. Autoblind says:

    Pershendetje Znj. Ambasadore. Si ambasadore e vendit tim… me sherbim ne vendin tim, (per ta kuptuar me mire une gezoj dy nenshtetesi) ju lutem insistoni per tja kthyer ate vend popullit Shqiptar,atij populli te mrekullueshem i cili ka rene preh e pak njerezve kriminele, ai vend eshte i mare peng nga bandite te cilet ne emer te ligjit po pasurohen ne kuriz te atij populli te vuajtur, eshte e vertete qe jane te paket ne numer ata njerz qe quhen kriminele te cilet thyejne ligjet e kryejne vepra penale si rrembime personi, ushtrim prostitucioni ,tregeti droge etj etj… por ata persona jane shume te vegjel… sepse rreziku i vertete dhe kriminelet e vertete jane punonjesit e shtetit me detyra prokurore, e gjykates… ata jane kriminelet e vertete ata suportojne , stimulojne, dhe nxitin persona me begraund kriminal vetem e vetem per tu pasuruar, keta njerez te cilet jane veshur me pushtetin qe u jep shteti bejne gjithcka ne shkembim te parase… keta prokurore e gjykates denojne viktimen dhe japin pafajesi per kriminelin vetem ne shkembim te parase… e bejne edhe atehere kur eshte e shkruara e zeza mbi te bardhe e bejne edhe atehere kur faktet dhe provat ulerasin e bejne edhe atehere kur ka nje vule noteriale e bejne dhe pa ju dridhur qerpiku e argumentojne me metoda kriminale dhe hapur fare duke te thene … ti zoteri qe ke te drejte dhe nuk na paguan neve parate do denohesh… dhe ky zoteria kriminel qe neve na paguajti do fitoje… Kete e them nga eksperienca ime personale. OPGJ Shpetim Karakushi. prokuror Juliam Zonja gjyqtar Albert Mece jane ekzaktesisht personat me karakteristikat e mesiperme. Jam i gatshem ta vertetoj me prova dhe fakte te pakundershtueshme. Une jetoj ne Chicago dhe ushtroj aktivitetin tim ne fushen e shitblerjes se automjeteve.
    Me rrespekt Alfred Sakaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje