ZYRTARE: Ilir Meta dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

16 Nëntor 2018, 20:37Politika TEMA

Ilir Meta ka vendosur ta dekretojë më në fund Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Vendimi është zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes.

Kujtojmë që këtë të premte Ilir Meta i hapi rrugë dekretimit të Lleshit, pasi vendosi që ta ç’gradojë atë si gjeneral.

D E K R E T

 PËR

EMËRIM MINISTRI

 Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018. 

(TemA)

15 komente në “ZYRTARE: Ilir Meta dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm”

  1. ????? says:

    E dinim që bënte shaka.Dhe Presidenti Meta u zgjodh nga parlamenti herën e katërt. Sandri ti bëj idet detyrë pasi është numri 4 në politik.

    1. shvejku says:

      O gazetare te mjere!
      Nuk e cdekretoi si gjeneral Lleshin,por si ushtarak e nxorri ne lirim!
      Graden Lleshi do ta mbaje edhe pas vdekjes mbi varr!

    2. Kalec Dega says:

      Asnje nuk po ankohet ketu qe Presidenti Meta edhe ket radhe ka shkelur kushtetuten?

      Per ju o delt e Rames, Metes, Saliut….heren e pare e shkeli kushtetuten por ket radhe qe e dekretoi ne kundershtim me kushtetuten nuk ka shkelur kushetuten…

      Mjere Albanistani se nuk jane fajtore Rama,Meta,Saliupo ju o bagetia “pellazge”….

  2. Like floriri president? Shqiperia e cudirave!

  3. Ka gjetur i degjeneruari te degjeneruarin

  4. Emigranti says:

    o tahir kerce me pahir.mos e decreto po deshe.

  5. Syri magjik says:

    Pa qejf por e beri. I pari ne hapsane Tit Vasali pastaj te tjeret me radhe ?

  6. Llaman says:

    Nje histori idiote per te hequr merzine e nje presidenti me pak pune

  7. Dn says:

    Ah ma ne fund e kuptuam emerin e tij lleshaj.

  8. Astrit shba says:

    Urime zoti Sander per detyren .Te uroj shendet dhe te shkofte puna e mbare.Po e merr detyren ne pikun e ngarkeses por eksperienca e vullneti i paperkulur i juaj do ta coj punen e atij dikasteri sipas parametrave te bashkimit europjan.Pritshmerite per ndryshim jane te medhaja pergoditjen e krimit kapjen e kriminelve qe deri tani nuk i jan dorzuar drejtrsise .Bashkpunimi me qytetaret publikun ne cdo vend qe ka probleme,do te suksesi i punes tuaj.Me besimin tek Zoti dhe te njerzit e ndershem qe do te drejtoni suksesi eshte i garantuar

  9. Roberto says:

    Ilir Meta llumi i politikes Shqiptare jo vetem sot por gjate gjithe kohes qe ka qene e dhe ne PS.PLEH edhe pse une jam i majte per mua PLEH ka qene dhe i tille do mbetet.NJeri qe ha nga te gjitha krahet dhe merret me pazare te pista mgado qe fut koken.

  10. KH says:

    Ne fillim Iliri veproi si gomari qe veshi lekuren e Luanit dhe u hoq si mbreti i pyllit. Sapo liliri palli, u kuptua qe nuk ishte luan por nje gomar i zakonshem. Perfundoi njelloj si gomari fabules i rrahur dhe neperkembur. Kur nuk kishje arsye or gomar, pse na lodhe koken me brockulla? Kujt do i shisje ment si malok i pagedhendur? A se kupton qe ne te njohim me mire se Mona? Etj Etj.

  11. Tepelenasi says:

    Bravo Ilir Metes. Se nga c’rrethane e nga kush u detyrua te dekretonte Sander Lleshin nuk e dime e pak rendesi ka. Rendesi ka dekretimi. Dhe po duket “i qete”, ” i arsyeshem”, “mbi palet”, dmth nje lloje presidenti si duhet te ishte e nuk eshte.
    Por me cfare po shoh te “Zone e lire” me i pa qete eshte Arjan Cani!!! Jo i qete se “pse Iliri nuk pothote qe Rama nuk eshte patriot, me qe hoqi Shqiponjen dhe nuk e vuri ne nje vend tjeter!?”

  12. Xhemali says:

    Me falni per fjalen franceze o miq por ky beri nje mut te madh e tani po e ha vet.

  13. Clean blood says:

    Why don’t you post my comments!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje