BE projekt për mbrojtjen e gjelit të egër në Shqipëri

19 Nëntor 2018, 17:30Sociale TEMA

Një projekt evropian synon të shtojë gjelin e egër në Shqipëri, një specie që rrezikoi zhdukjen. 

Për këtë parashikohet edhe pyllëzimi i disa hektarëve tokë në zonat e mbrojtura të qarkut të Beratit.

Gjeli i Egër, një prej specieve të rralla të faunës së egër në Shqipëri pasi rrezikoi zhdukjen, është rishfaqur në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat.

Ndaj një sërë shoqatash dhe agjensish shtetërore janë bërë bashkë në një projekt europian për të përmirësuar habitatin e tij natyror në favor të shumimit të species.

“Duke i krijuar habitatin e përshtatshëm, kushtet e përshtatshme”, siguron Holta Copani.

Në dy vitet e ardhshme, parashikohet pyllëzimi i një sipërfaqeje prej 20 hektarësh në zonat e mbrojtura Tomor, Dardhë dhe Kapinov të Beratit, e njohur ndryshe si “shtëpia” natyrore e Gjelit të Egër.

Holta Copani: Fushata ndërgjegjësuese do të bëhet me pushtetin lokal që të rritet ndërgjegjësimi për këtë specie, mënyrën sesi të mbrohet, mënyrën sesi të mos e dëmtojmë dhe mënyrën sesi ta ruajmë.

Projekti parashikon edhe ngritjen e një infrastrukture për të vrojtuar natyrën e zonës dhe shpendin e rrallë, çka do të përkthehej në më shumë turistë në Parkun e Tomorrit.

Rol të rëndësishëm në drejtim të rigjenerimit të specieve të rrezikuara në vend, vlerësohet se ka dhënë edhe moratoriumi i gjuetisë.

2 komente në “BE projekt për mbrojtjen e gjelit të egër në Shqipëri”

  1. pula e eger qe shqyen gjela says:

    Po çare projekti mer BE ja per te mbrojt gjelat … çare jeni tuj thon ???!!!! Ku po te lejne shqipot gjel ne kom vetem mos me i dal ne shteg se vallahi ne furre direkt . Andej nga Shengjergji (kam nja ca shoke etje) kone fillu me zhduk ariun se e shkelyjne tu e honger , ne ju me flisni per gjela . Ku rri dot shqipoja pa gjel per vitin e ri mer jahu !!!! BE ja te mori masat me mbrojt laraskat se ene atyre ka me ju ardhe rradha …. se per gjela …aha … mos e vrasin trurin se i kina ne kujdes vete .

  2. Che Guevara says:

    Kur do beje ndonje projek BE-ja per te mbrojtur popullin shqiptar nga skamja dhe mjerimi?
    Se me keta fare sundimtaresh qe kemi per ca vjet vetem varrezat do jene me shqiptare se do ikin tre gjithe!
    Ketu nuk mund te jetohet nga njeriu e jo nga shpendet!
    Doemos juve europianeve dhe Rames me shume ju interesojne gjelat e eger qe te argalisen turistet se populli!
    Se edhe Rama ka 6 vjet ne sundim vetem per turistet flet e jo per popullin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje