LSITA: Banorët e Astirit që u paraqitën në ARRSH për të marrë dëmshpërblimet

20 Nëntor 2018, 10:45ENGLISH TEMA

Disa nga banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së re, janë paraqitur në ARRSH për të marrë shpronësimet.

Mësohet se banorët kanë marrë fillimisht sqarimet e nevojshme dhe më pas kanë nisur menjëherë plotësimin e dokumentacionit që u mundëson atyre shpronësimin e plotë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se gjatë këtyre ditëve ka vijuar takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Ata janë pritur nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacioninpër hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.

Ndërkohë, nga ana tjetër, një grup tjetër qytetarësh dhe forcat opozitare po protestojnë për shpronësim të plotë të banesave që do të preken nga projekti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje