Kirurgji e suksesshme te 14-vjeçarja me skoliozë dhe neurofibromë gjigante

26 Nëntor 2018, 15:07Shëndeti TEMA
Kirurgji e suksesshme te 14-vjeçarja me skoliozë dhe

Ka përfunduar me sukses rasti i 14-vjeçares Dajana Baba e cila vuante nga skolioza neuromuskulore dhe një neurofibromë gjigante. Falë eksepriencës dhe profesionalizmit të Prof. Dr. Kamil Cagri Kose (Klinika Ortoshpine – Orthospine Clinic) tashmë vajza nga Vlora mund t’i gëzohet jetës si gjithë bashkëmoshataret e saj.

Skolioza Neuromuskulore e shkaktuar nga Neurofibromatoza është një çrregullim i lindur. Pacientja ishte diagnostikuar me këtë patologji që në fëmijërinë e hershme, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike familjare nuk kishte mundur të merrte asnjë trajtim më parë.

Me fillimin e adoleshencës deformimi është përshkallëzuar ndjeshëm, duke i vështirësuar së tepërmi frymëmarrjen e për rrjedhojë edhe jetën aktive. Situatë që ka ndikuar shumë edhe në vetëvlerësimin e adoleshentes.

Përveç kësaj vajza kishte edhe një neurofibromë gjigante në shpinë në anën e djathtë të shtyllës kurrizore duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Normalisht, pacientët me patologji të tilla i nënshtrohen procedurave të veçanta, por për shkak të vështirësive financiare u vendos që gjithçka të realizohej në një ndërhyrje të vetme.

Me këtë teknikë, deformimi u korrigjua së pari dhe tumori u hoq nga Prof. Dr. Kamil Cagri Kose (Orthospine Clinic- Klinika Ortoshpine). Operacioni ka zgjatur rreth 5 orë dhe gjatë tij u përdorën vetëm 2 qese me gjak, ndërkohë që pacientja nuk ka pasur nevojë për reanimacion. Madje 14-vjeçarja është ngritur në këmbë ditën pas ndërhyrjes pa asnjë komplikacion.

Krahasimi i ekzaminive radiologjike para dhe 8 ditë pas ndërhyrjes tregoi një ndryshim radikal. Jo vetëm që deformimi është korrigjuar, por në të njëjtën kohë tumori është hequr. Edhe në aspektin estetik, trupi i pacientes së re ka një pamje të rregullt.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje